ZHVILLIMI URBAN I ERSEKES 1945-1990

August 20, 2022

 

ZHVILLIMI URBAN I ERSEKES 1945-1990

VEPER  KOLONJARE NE KUSHTET E  SISTEMIT SOCIALIST

HYRJE

Mbas viteve 50 te shekullit te kaluar, u krijuan kushte specifike nga sistemi i ri politiko-ekonomik per zhvillimin e gjithanshem te qytetit te Ersekes. Historikisht u perputhen qellimet e pushtetit, per rritjen dhe modernizimin e tij, me aspiratat e kolonjareve per te krijuar nje qytet, perfaqesues te kultures se tyre. Te dy keta faktore, pershpejtuan ritmet e zhvillimit te qendres se Kolonjes. U pranua se Erseka i plotesonte te gjitha kushtet, per te perfaqesuar civilizimin e ri kolonjar, brenda kornizave te atij sistemi, duke marre diçka ose shume nga qendrat e tjera urbane, te cilat kishin konsoliduar ekonomine dhe kulturen e tyre. Zhvillimi i Ersekes, do bashkonte me se fundmi kolonjaret, per te krijuar njesine e tyre te bashkuar qeverisese, nen piramiden e pushtetit.

ZHVILLIMI URBAN, MIDIS VITEVE 1950 DERI 1972

Ne kete periudhe zhvillimi urban, spikati roli vendimtar I disa drejtuesve te pushtetit qendror e lokal. Keta perfaqesues te elites politike, te cilet drejtuan komunitetin ishin vizionaret e pare te planifikimit socialist te Ersekes moderne. Keto zhvillime urbane kane lene pershtypje te medha ne kujtesen historike te kolonjareve. Personalitetet e mesiperme qe e drejtuan kete proçes duhet te kujtohen me respekt nga bashkekohesit e tyre. Ne kete proçes nuk u ndertua dhe u ndryshua rrenjesisht vetem qyteti por u pershtaten “sipas kohes” marredhenijet sociale midis njerezve. Per te mos ekzagjeruar disa arritje te atij sistemi, duke u mbeshtetur ne shfrytezimin e energjive te komunitetit te ri te formuar me imponim, nuk do te shkoj me tutje. Qellimi eshte per te treguar rendesine e zhvillimit te urbanistikes dhe infrastruktures, ne pergjithesi, ne ndryshimin e kultures dhe mentalitetit te çdo qytetari, ne veçanti.  

Zhvillimi urban I qytetit u perqendrua ne zonen e qendres dhe ne dy anet e rruges kryesore veri jug. Pikerisht ne zonen me te zhvilluar urbane te qytetit, qe shtrihej ne te dy anet e rruges kryesore u konceptua, projektua dhe ne pergjithesi perfundoi zbatimi I vizionit te tyre modern per Erseken e “Madhe”. Ky qytet, me ekspansionin urban mbi territorin qe e kufizonte, do te strehonte 20 fishin e banoreve te tij brenda disa dhjetevjeçareve. Gjate kesaj periudhe te zhvillimit urban te qytetit mund te konstatosh disa dukuri, te cilat duket sikur ndodhin rastesisht, per nevoja te thjeshte strehimi dhe sherbimi. Ne fakt ato jane te lidhura me ndryshimet politike, ekonomike dhe shoqerore qe imponoi sistemi i ri qeverises. Ky proçes njihet dhe nuk mund te trajtohet perciptas per asnje qellim.

Qellimi i vertete i ketyre paragrafeve eshte te analizohet historikisht nevoja dhe domosdoshmeria e zhvillimit te infrastruktures te çdo lloji, si parapritje e zhvillimit. Ne fund te fundit kjo eshte pervoja dhe tradita jone. Plani i pare rregullues i qytetit me sistemin kuadratik te rrjetit rrugor, duke u mbeshtetur mbi akset kryesore ekzistuese veri jug dhe lindje perendim, eshte nje plan i studjuar me shume kulture dhe vizion perspektiv te qarte. Ky plan sherbeu si baze per zhvillimin e qytetit deri ne ditet e sotme. Nga nje planimetri e paqarte ne strukturen e saj urbane, plani i ri qe po zhvillohej, krijoi optimizem te madh tek te gjithe banoret e vjeter e te rinj te Ersekes per zhvillimin e saj. Ne kete kohe, mund te shenohet ne librin e historise te qytetit fillimi i dashurise se vertete te kolonjareve per qytetin e tyre.

Me poshte po zberthej nga ana urbanistike dhe sociale disa koncepte zhvillimore te cilat kane hedhur piketat kryesore te zhvillimit urban, me vlere deri ne ditet tona.

Kompletimi I zones arsimore te qytetit me disa funksione: edukim arsimor, kulture fizike, zhvillim sporti cilesor, aktivitete rajonale e kombetare sportive, ne sherbim te nxenesve dhe komunitetit mbas proçesit mesimor. Nga ana urbanistike kjo zone eshte me e kompletuar dhe me perfaqesuese per permasat e medha te qytetit qe “enderruan” kolonjaret. Rrezultoi nje zgjedhje e sakte me vone u kompletua si nje qender edukimi komplekse. Teritori I lire i u shfrytezua ne menyre perfekte per terrene sportive qe I sherbenin shkolles dhe ekipeve sportive te qytetit. Merite te madhe ka menyra e konceptimit urban e funksional I ketij territori ne sherbim “non stop” te komunitetit. Kjo ender vazhdon dhe duhet te respektohet ne projektet e ardhshme.

Konceptimi dhe projektimi I stadiumit me permasa “olimpike” ne vitet 60 kur qyteti kishte 3500 banore. Zbatimi I ketij projekti e renditi Erseken ne rangun e qyteteve te kategorise se pare. Sportistet e ekipit te Gramozit benin stervitje dhe ndeshje zyrtare ne nje fushe me dhe. Ne ate vit e kishim mundur ekipin e ‘Studentit” 2 me 0 me lojtare cilesore. Qe aty  lindi ideja per nje stadium dinjitoz per futbollin, por te “çmendur” per qytetin e vogel te Ersekes. Qellimi ishte qe ekipi I futbollit “Gramozi” me kete shtepi gjigande futbolli gjithmone te ishte ne nje kategori me lart se kategoria e qytetit. Nga ana urbanistike, vendosja e stadiumit ne nje territor jashte zones se banimit, I dha nje frymemarrje te re hapesirave urbane dhe plotesoi permasat e medha te qytetit te enderruar. Projektimi, finacimi dhe zbatimi I ketij objekti me permasa olimpike, tribune dhe me shkalle guri te gdhendura me mjeshteri, eshte nje histori me vete, qe duhet te rregjistrohet ne muzeun e sportit te Kolonjes. Kjo ender u plotesua me daljen e ekipit te futbollit “Gramozi “ ne Kategorine e Pare dhe Ligen Superiore.

Ndertimi i Varrezave te Deshmoreve te Atdheut ne fund te viteve 60 ne skajin me te larget jugor te qytetit, me ka çuditur per vizionin e gjere ne shtrirjen e qytetit ne drejtim te jugut dhe ndertimi I shetitores “Rruga e Deshmoreve”. Gjatesia e shetitores eshte 700 ml sa ishte gjatesia e qytetit veri jug para ndertimit te saj. Nga ana urbanistike, vendosja e Varrezave te Deshmoreve te Atdheut ne nje zone te tille eshte domethenese per qytetin me permasa te medha qe enderruan. Urbanizimi I nje hapesire te tille ne sherbim te qytetareve edhe per funksione te tjera çlodhese e argetuese eshte ne nivel te larte profesional.

 Projekti dhe ndertimi i Hotel-Restorant “Borova” dhe ndertesa e ish Komitetit te Partise ne vitin 1966 dhe 1971 ne qender te qytetit. Ne ate kohe keto objekte kane qene nga me cilesoret ne rang vendi. Per qytetin e Ersekes ishin objekte, simbol te arkitektures monumentale dhe moderne. Cilesia e zbatimit ne keto objekte ishte e larte, dhe ju pergjigj ne menyre perfekte kerkesave ne rritje, per zhvillim te gjithanshem kulturor, kuptohet brenda mundesive ekonomike dhe kornizave te pushtetit. Nga ana urbanistike, vendosja e guximshme dhe e goditur I dhane nje pejsazh te ri modern perimetrit te qendres se qytetit, qe se bashku me Pallatin Kultures me vone mbyllen ciklin e ndertimeve ne kete shesh.

Projekti dhe ndertimi i Spitalit modern te Kolonjes ne vitin 1969.

Suksesi i studimit urbanistik te vendosjes se ketij objekti me permasa te medha, por me shesh ndertimi disa here me te madh se objekti ne territorin e ngushte te kasolleve ekzistuese qe sherbenin per sherbime mjekesore, vleresohet nga ana urbanistike me noten dhjete, te cilen ne shume raste, nuk mund ta jepet  per shume uraniste te talentuar. Eshte per tu respektuar forca intelektuale argumentuese dhe respekti qe kane pasur realizuesit e tij per te nderhyre ne bazen ushtarake me te madhe afer kufirit te juglindjes per te marre disa dynym toke te rrethuar me tela me gjemba. Spitali u ndertua me sukses te plote dhe diten e inaugurimit populli I tere vershoi si ne nje pallat kulture ose stadium per te shuar kuriozitetin e ketyre veprave. Qendra shendetesore qendron kompakte dhe funksionale ne pjesen me vitale te qytetit dhe objektet e mevoneshme u bene fqinja dinjitoze te Spitalit te Ersekes. Si projektues I tyre me ngelet te falenderoj perseri ideatoret e pare te cilet me krijuan kete lehtesi ne realizimin e tyre.

Vepra me e rendesishme qe e rendita ne fund eshte rrjeti rrugor modern I qytetit. Vetem nje qytet disa here me I madh mund te mbaje nje rrjet te tille. Nga ana urbanistike skema e rrjetit rrugor te qytetit Erseke eshte shume funksional, shume monumental,shume I rregullt, dhe respekton te gjithe traditen ndertimore te ketij qyteti. Edhe projekti i fundit i rendesishem infrastrukturor I qytetit te cilin e kam projektuar ne vitin 1982 “Unaza e qytetit” me gjatesi 2.3 km eshte vazhdim I ideve te meparshme per nje unaze te madhe te Ersekes, qe te krijoheshin zona te reja urbane per zhvillimin industrial te tij.

ZHVILLIMI URBAN MIDIS VITEVE 1972 DHE 1980

Mbas vitit 1972, ju vu kapaku nje epoke ndertimi e zhvillimi urbanistik te sukseshem ne qytetin e Ersekes. Ne vitet ne vazhdim po shtroheshin detyra e pergjegjesi te reja qe nuk kishin lidhje me traditen dhe pervojen e krijuar. Energji njerezore dhe fonde te medha financiare duhet te harxhoheshin per bunkerizimin e vendit dhe te njerezve. Zhvillimi urban siç u konceptua deri ne kete kohe u harrua. Prioritet po behej poligoni I bunkereve, poligoni I Minieres se Bezhanit dhe kantjeret e banesave me standarte me te ulta per te strehuar numrin e madh te familjeve te reja qe shtoheshin vazhdimisht. Ne keto vite jane projektuar dhe zbatuar objekte banimi dhe sherbimi me cilesi te dobet, me perjashtim te Muzeut Historik te Kolonjes dhe Shkolles se Mesme. Numri i madh i banesave standarte te tipizuara dhe te paperpunuara nga ana arkitektonike zgjeruan zonen e banimit, por e shemtuan me shume pejsazhin urban te te gjithe qytetit. Ishte vendosur ne çdo sektor te ekonomise mimimumi jetik I shpenzimeve. I vetmi sektor qe e ndjeu me pak kete krize ishte sektori I kultures dhe sportit. Nuk permendet ky fakt, per te vene ne dukje ndonje diferencim ne financime nga pushteti per kete sektor. Ne keto vite ne qytetin e Ersekes ishte konsoliduar nje inteligjence krijuese dhe drejtuese qe do ta kishte zili çdo qytet disa here me I madh se Erseka. Perveç specialisteve dhe kuadrove vendas pati nje vershim te kolegeve te tyre nga qytete te tjera dhe veçanerisht nga Tirana si pasoje e qarkullimeve te tyre per aresye politike etj. Deshtimet ne ndertim dhe urbanistike u kompensuan me suksese ne zhvillimin e kultures, ruajtjes se trashegimise, sportit, arsimit, artit etj. Ky zhvillim kulturor dhe kjo inteligjence qe po e nxiste kete perparim, po ushtronte nje presion te madh per ndryshimin e kursit te zhvillimit te ndertimit, urbanistikes dhe arkitektures. Nga fundi I vitit 1980 edhe drejtuesit e pushtetit po e ndjenin kete presion, te kombinuar nga poshte dhe nga lart per te bere reformen e nevojshme ne strukturat e projektimit dhe te zbatimit. Zyra e projektimit u fuqizua me arkitekte dhe inxhiniere me pervoje te cilet premtonin per te rritur cilesine e studimeve urbane dhe projekteve arkitektonike. Me te njejten ritem po planifikohej te ecte Ndermarrja e Ndertimit, e cila vitet e fundit nga mbingarkesa e punimeve te mbrojtjes kishte nevoje per specialiste, teknike dhe inxhiniere per te perballuar sfidat qe e prisnin. Ky reformim perfundoi me sukses dhe mbas vitit 1980 filloi ndryshimi i madh ne ndertim, urbanistike dhe arkitekture. Drejtuesit e pushtetit u çliruan nga disa pergjegjesi te medha dhe u perqendruan me shume ne zhvillimin e ekonomise, sherbimeve dhe tregetise. Kaperximi I vitit 1980 e gjeti sektorin e ndertimit te pergatitur per ritmet e zhvillimit qe do ti kerkoheshin ne dhjetevjeçarin e ardhshem.

ZHVILLIMI URBAN I ERSEKES MIDIS VITEVE 1980 DHE 1990

Karakteristika me pozitive e zhvillimit te Kolonjes dhe ne veçanti e Ersekes ne kete dhjetevjeçar, eshte nje harmonizim I plote I interesave te intelektualeve dhe specialisteve te thjeshte me ato te drejtuesve te pushtetit. Te gjithe u bene te ndergjegjshem se duheshin energji te reja dhe bashkepunime te niveleve te reja per te realizuar me sukses planet e shkrojtura dhe ato te pashkrojtura. Midis drejtueve dhe specialisteve kishte elemente shume te perparuar per kohen dhe me vizione te reja qe I zbatonin me sukses ne institucionet dhe ndermarrjet qe drejtonin. Ne kete nivel qe kishte arritur shoqeria kolonjare, grupit te projektuesve dhe ndertuesve I lehtesohej mjaft puna. Edhe ata ishin te qarte per kerkesat qe kerkonte zhvillimi por ne te njejten kohe rriten kerkesat edhe ndaj vetes se tyre. Termat “projektim” dhe “ndertim” lakoheshin me dendur ne te gjithe strukturat e pushtetit dhe te shoqerise. Kerkoheshin me insistim projekte dhe ndertime cilesore.

Viti 1980 filloi me sfiden per realizimin e disa projekteve te rendesishem qe nuk ishin realizuar deri ne ate kohe. Objektet me te rendesishme te projektuar dhe zbatuar me sukses nga arkitektet dhe inxhinieret kolonjare ne kete periudhe jane:

  • Pallati I kultures ne qender te Ersekes.
  • Parku I transportit te mallrave ne hyrje te Ersekes nga veriu.
  • Zgjerimi dhe modernizimi i kapaciteteve te prodhimit dhe parafabrikimit te Nderrmarrjes se Ndertimit Kolonje.
  • Fabrika e Veres 3 kate ne Leskovik.
  • Furra e Bukes 2 kate ne Leskovik.
  • Blloku I Turizmit dhe Bankes ne jug te Hotel Boroves.
  • Poliklinika e Ersekes.
  • Atelie e sherbimit komunal ne rrugen ”Ropi Stillo Gostivishti”.

Projekte qe nuk munden te realizoheshin ishin:

  • Studimi I plote urbanistik I bllokut nr.6, per ndertimin e pallateve dhe lokaleve te reja ne te dy anet e rruges ”Ropi Stillo Gostivishti”.
  • Ndertesa e re e Komitetit Ekzekutiv te Rrethit Kolonje.
  • Hotel-restorant-birrari ne parkun periferik te Ersekes (pyllezimi).
  • Shetitorja nga sheshi ‘Rilindja“ deri ne Pyllezim.
  • Varrezat e deshmoreve te rrethit dhe obelisku perkujtimor e muzeal ne qender te tyre.

PERFUNDIME

Nga analiza e mesiperme e zhvillimit urban te qytetit te Ersekes konstatojme;

  • Zhvillim urban i qytetit te Ersekes mbas vitit1990 eshte rikthim ne shtrirjen horizontale te viteve 1950 deri 1970.
  • Konceptet urbane dhe vizioni per zhvillimin e qytetit u mjegulluan.
  • Nuk u ndertua asnje objekt i ri publik; ndertesa dhe infrastrukture.
  • U realizuan disa rikonstruksione e meremetime te pjesshme ne ndertesa publike dhe infrastrukture.
  • Studimet urbanistike dhe planifikimi i territorit nuk u kryhen sipas legjislacionit ne fuqi, nuk u perfillen me proçedurat ligjore e nenligje ne zbatimin dhe kontrollin e tyre.
  • Roli i eksperteve dhe specialisteve te planifikimit dhe urbanistikes u perçmua ose u menjanua qellimisht, nga pushteti ligjor dhe administrativ, per te marre kontrollin e plote te administrimit te zhvillimit dhe perdorimit te fondeve publike.
  • Mosnjohja e rendesise se kadastres, mungesa e vullnetit per zgjidhjen problemeve ne vazhdimesi te saj, jane shtrati i munguar per kultivimin e ideve dhe teorive te zhvillimit modern e demokratik.
  • Kjo metode administrimi dhe menazhimi ne pushtetin vendor i territoreve, pasurive dhe financave, e cila duhet te ishte cilesi dhe pergjegjesi e tij eshte rrembyer nga pushteti qendror.
  • Pushteti qendror e “kompeson” kete marrje kompetence pushtetit vendor me moskontrollin e shpenzimeve administrative dhe financime te investimeve te medha ne infrastrukture nga buxheti i shtetit.
  • Kjo anomali ne nivelet e piramides se qeverisjes eshte shkaku kryesor i performances se ulet te investimeve publike dhe shperdorimeve te fondeve buxhetore nga ‘padija”.
  • Pasoja negative dhe e pakorigjueshme eshte shkaterrimi total i bizneseve te vogla dhe te mesme ne sektorin e planifikimit dhe zhvillimit te territorit.
  • Ne vitet e fundit filloi realizimi i dy veprave te medha; rruga e re Qarr-Erseke dhe ujesjellesi rajonal me mbeshtetje te konsiderueshme financiare nga buxheti i shtetit.
  • Keto objekte mund te cilesohen si sukses dhe impenjim qeveritar per ti kthyer “borxhin 50 vjeçar” Kolonjes.
  • Ne kapitujt ne vazhdim do te analizohen nga ana tekniko-ekonomike dy veprat e fundit ne bashkine e Kolonjes, te cilat kane nisur zbatimin ne vitin 2020.

Me  keto konstatime te shkeputura, perfundon analiza e shkurter e zhvillimit urbanistik te Ersekes, sepse per  Kolonjen nuk mund te behet fjale. Ne shkrimet e tjera do te shpjegojme rendesine e dy veprave me te rendesishme, te cilat po zbatohen ne Kolonje per te argumentuar domosdoshmerine e prezantimit te ideve dhe vizioneve te reja ne planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Kete pergjegjesi dhe detyre duhet ta kene te gjithe profesionistet dhe ekspertet e planifikimit dhe zhvillimit, te cilet punojne ne strukturat shteterore qendrore, strkturat shteterore vendore e kompanite private.

Ark. Paqesor Kajmaku

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori