SKENDER LUARASI PROGRAMI 4

August 20, 2022

KORIFEJTE E KULTURES DHE SHKENCES KOMBETARE

MERITOJNE ME SHUME

HYRJE

Gjate viteve te sistemit monist, u ngriten shume muzeume historike, ne te gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqiperise. Ne pavionet dhe dhomat e tyre, ishin te ekspozuara me mijra dokumente, objekte, foto e shkrime te ndryshme, te cilat vertetonin historine tone te lashte, luften per pavaresi dhe identitet kombetar, luften per çlirim kombetar, perpjekjet per zhvillim etj. Maketi I muzeumeve historike, sipas ketij shtresezimi, ishte I orientuar politikisht me qellimi nga pushteti partiak socialist. Ne kete menyre kompozimi standarte, ishte me e lehte te hyjnizoheshin ato dokumente, objekte, foto dhe shkrime, te cilat I sherbenin diktatures, per te shkruar e propaganduar historine, sipas interesave politike dhe ideologjike te sistemit politik te kohes. Njekohesisht, me heqjen nga skena e historise e shumices se figurave te shquara historike te kombit, u seleksionuan nje pjese e mire e dokumentacionit historik, I cili kishte lidhje me keto figura te papelqyeshme per drejtuesit komuniste.

Pavaresisht gjendjes se keqe te muzeumeve te disa qyteteve, dhe shkaterrimit te muzeve te te gjithe fshatrave te vendit, nuk duhet te nderpriten perpjekjet nga shoqeria dhe politikanet per te rikthyer vemendjen ndaj figurave te shumta historike, te panjohura deri tani. Neqoftese, nuk jemi te pergatitur kulturalisht dhe te pandergjegjesuar politikisht, per te bere kthesen e madhe ne rivleresimin e historise dhe rolit te individeve te shquar. Neqoftese, nuk mundemi te bejme rikonstruksionin e plote, te ndertesave ekzistuese te muzeumeve historike, nuk mund te neglizhojme; njohjen e figurave te shquara atdhetare e historike, perkujtimin dhe perjetesimin e veprave te tyre ne monumente te artit, publikimin e aktivitetit te tyre, organizimin e aktiviteteve ne pervjetore, etj.

Me poshte, po paraqesim nje program konkret, se si mund te pprogramohen, organizohen dhe vihen ne zbatim; aktivitete kulturore e artistike, veprimtari komunitare, vepra artistike dhe arkitektonike ne nderim te tyre, veprimtari publicistike, programe televizive e mediatike, simpoziume shkencore, mbledhje fondesh nga donatore te ndryshem, etj.

SKENDER LUARASI NE 120 VJETORIN E LINDJES

Programi konkret I veprimtarive dhe aktiviteteve per vitin 2020, per te cilat do te kerkohet ndihma llogjistike e bashkise Kolonje.

  1. Nje shkrim perkujtimor, vleresues per mesazhet e vepres se Skender Luarasit ne gazeten “Kolonja”, si inicues per shpalljen e vitit 2020, “Viti i Skender Luarasit”. Data dhjetor 2019.
  2. Propozimi I shoqates dhe gazetes “ Kolonja”, per mbeshtetje nga pushteti vendor ne Kolonje per kete propozim. Data dhjetor 2019.
  3. Organizimin ne Erseke, ne sallen e bibliotekes “Skender Luarasi”, me daten 19 janar 2020 te takimit perkujtimor per 120 vjetorin e lindjes se tij. Data 19 Janar 2020.
  4. Shpallja ne kete date e vitit 2020, si viti I Skender Luarasit. Data 19 Janar 2020.
  5. Miratimi I grupit nismetar me veprimtari 12 mujore, per hartimin e programit te aktiviteteve per vitin e Skender Luarasit. Anetaret e grupit do te zgjidhen mbi bazen e propozimeve konkrete te seicilit dhe detyrave konkrete qe do te marrin persiper per te zgjidhur ne kete program aktivitetesh. Data 19 Janar 2020.
  6. Pasqyrimi ne gazeten ‘Kolonja” i programit te plote te aktiviteteve dhe veprimtarise per te gjithe vitin. Data 30 Janar 2020.
  7. Miratimi ne keshillin bashkiak te Kolonjes I propozimit per konkursin urbanistik e skulpturor me teme “Rivitalizimi I segmentit urban midis shkolles se mesme ‘Petro Nini Luarasi” dhe bibliotekes “ Skender Petro Luarasi” me qellim shenjterimin e perjetshem te vepres se tyre ne truallin kolonjar. Data 30 Janar 2020.
  8. Shpallja e konkursit nga kryetari I bashkise per detyren e projektimit dhe projektidene e vepres artistike e urbanistike te mesiperme. Data 1 Shkurt 2020.
  9. Prezantimi I projektideve te mesiperme ne sallen e Bibliotekes “Skender Luarasi” me daten 7 Mars 2020 dhe shpallja e fituesit me daten 14 Mars 2020. Studioja fituese e projektidese do te kete te drejten e berjes se kontrates me bashkine per projektin e zbatimit te vepres dhe te zones urbane qe ndikohet nga kjo veper. Data 14 Mars 2020.
  10. Paraqitja per miratim ne Ministrine e Kultures e projektit te miratuar nga bashkia Kolonje per mundesi bashkefinancimi. Data 20 Mars 2020.
  11. Paraqitja per miratim ne Ministrine e Infastruktures e projektit te miratuar nga bashkia Kolonje per mundesi bashkefinancimi ne projektet e tjera te rivitalizimt urban per qytetin e Ersekes. Data 20 Mars 2020.
  12. Shfaqja ne internet e videos se projektit per sensibilitimin dhe thithjen e donacioneve nga kolonjare dhe patriote te tjere per bustet e reja te Petro Nini Luarasit ne oborin e shkolles se mesme ‘Petro Nini Luarasi” dhe Skender Petro Luarasi ne oborin e bibliotekes “ Skender Petro Luarasi”. Gjate vitit 2020.
  13. Mbas perfundimit me sukses te fazes se pare tremujore te organizohet takimi I grupit te punes tashme I emeruar “Nxenesit e perhershem te Skender Luarasit”, per te percaktuar programin e fazes se dyte, per te cilin propozoj te zgjidhen disa vepra te veçanta te profesorit me rrezatim deri ne ditet tona per ti analizuar me deshire e profesionalizem nga specialiste dhe eksperte te fushave te peraferta. Qellimi do te jete zberthimi shkencor e profesional I vepres se tij, si udherrefyes e ndriçues per brezat e sotem dhe te nesermes. Data 10 prill 2020.
  14. Organizimi I nje simpoziumi shkencor ne Erseke e Tirane, me kumtesat e veçanta qe do te analizojne ne menyre te thelluar veprat e percaktuara me pare te Profesorit. Data 20 qershor 2020.
  15. Botimi I punimeve te simpoziumit shkencor dhe shperndarja nepermjet internetit ne te gjithe diasporen kolonjare. Gjate vitit 2020.
  16. Ne fazen e trete do te organizohet ne Erseke nje takim permbledhes me te gjithe kontribuesit ne kete vit te Skender Luarasit per te bere konkluzionet, vleresimet dhe falenderimet perkatese te aktivisteve dhe intelektualeve me aktive. Nga grupi I punes “Nxenesit e perhershem te Skender Luarasit”,do te paraqitet nje material studimor mbi disa orientime qe duhet te kihen parasysh ne te ardhmen se si duhen te njihen figura te tilla te heshtura dhe te izoluara ne veteshkelqimin e tyre. Motoja e ketij studimi permbledhes do te jete “Keto pasuri te reja qe po zbulojme, do na e bejne me te qarte rrugen se ku duhet te kalojme”. Data 28 nentor 2020.

 Paqesor Kajmaku

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori