SKENDER LUARASI INTERVISTE 3

August 20, 2022

AUTOINTERVISTE 3

E ARKITEKT PAQESOR KAJMAKU

“SKENDER LUARASI, FIGURE MITIKE APO NJE ANETAR I ELITES INTELEKTUALE TE KOMBIT”.

Ne perkujtim te 120 vjetorit te lindjes te Skënder Petro Luarasit, nje nga personalitetet më përfaqësues të inteligjencies shqiptare në shekullin XX, po zhvillojme nje interviste me arkitekt Paqesor Kajmaku.

Pyetje 11. Me daljen hapur ne mbrojtje te politikanit dhe intelektualit Sejfulla Maleshova, me formim komunist liberal properendimor, e perjashtuan si anetar nga Lidhja e Shkrimtareve dhe filloi nje persekutim dhe izolim I gjate, per veprimtarine e tij akademike. Vazhdimi I aktivitetit akademik, pavaresisht gjysem anonim, nuk besoj ta kete merzitur shume, ku ne fund te fundit Shqiperia e tij e dashur po kapte disa rezultate ne shkence, kulture e ekonomi. Ne keto vite, Ai I detyruar “uli koken” dhe vazhdoi pa “buje” kontributin e tij ne sektoret qe I caktoi sistemi, deri sa e nxorren ne pension si nje specialist te thjeshte. Pyetja eshte: Si nje nga njohesit e vepres dhe aktivitetit te tij, si eshte ndjere nga ana shpirterore profesori I madh, ku ne vendin I tij qe e donte aq shume, ish miqte e nxenesit e tij ishin te detyruar te mbanin qendrim politik te diferencuar ndaj tij?

Pergjigje 11. Nje intelektual shqiptar, me origjine nga familje patriote dhe trashegimi te vjeter te origjines se tij, normalisht duhet te mbaje te njejtin qendrim, si Skender Luarasi ne mbrojte te mikut qe te vjen ne shtepi ose te mikut e shokut ne auditoret akademike. Mbrojtja e nje intelektuali dhe politikani, te kalibrit te Sejfulla Maleshoves, ka lidhje me mbrojtjen e aspirateve politike, te cilat do te siguronin nje zhvillim me kahje perendimore te vendit, pavaresisht nga ngjyra politike e sistemit te instaluar. Niveli jone I ulet I formimit politik, ose I sistemeve te pa sigurta, per te gjitha shtresat e popullsise, te cilat i kemi mbeshtetur me shume nga padija, nuk mund ti kuptoje tamam keto refleksione, te nje individi te cilin nuk e njeh. Ne kohet e ndryshimeve te medha epokale, informacionet per shtresat shoqerore me poshte, nuk mund te gjejne mundesi te depertojne e te qartesojne mendimet dhe qendrimet. Edhe zhvillimet horizontale te mevoneshme te Shqiperise, sidomos pas viteve 70, ne disa dege kryesore te ekonomise e kultures, duhet ta kene qetesuar disi profesorin e madh. Vendi ndihej I “stabilizuar” nga brenda dhe I “kercenuar” nga jashte. Fati historik e kishte lene ne sinoret e tij dhe ne botekuptimin e tij, si nje muze ne qender te Europes. Aty  kultivonte nje jete te mbyllur, sipas koncepteve te nje shoqerie qe ne vleresimin modern europian, konsiderohej “primitive”. Europa na la ne fatin tone, siç po e kuptojme tani, se fatin tone duhet ta bejme ne. Ne kete kontekst, profesor Skenderit nuk besoj ti kete ngelur shume qejfi, sepse edhe ata ish kolege e ish nxenes ishin ne fatin e tyre dhe shijonin ate qe u jepej. Patjeter qe ai e dinte me siguri, se ky sistem nuk mund te mbijetonte gjate, dhe te gjithe ata qe do t’ja arrinin kesaj dite, do te kishin kohe te reflektonin dhe ti kerkonin falje profesorit te tyre. Te vetmin shqetesim qe mund te kete marre me vete ose mesazh qe mund te jepte, ne ditet e fundit, do te ishte per fatet e vendit te tij te dashur, dhe per pamundesine per ta vene me mire ne sherbim te kultures dhe edukimit te bashkekombesave te tij, vepren e tij madhore dhe te gjithaneshme. Neqoftese do te realizojme ne vazhdim, disa realizime konkrete per shqetesimet e fundit te profesorit, do te ishte nje vlere e madhe per ne dhe nje respekt e nderim per vepren e tij.

Pyetje 12. Intelektuali I klasit te larte si Skender Luarasi, I cili ka bashkejetuar e punuar me tre breza te Rilindjes Shqiptare; nga Fan Noli te motrat Qirjazi, nga Branko Merxhani te Migjeni, nga Qemal Stafa te Skender Çaçi, per hir te Shqiperise do te punonte me perkushtim, per zhvillimin e perparimin e saj, pavaresisht sistemeve politike qe drejtojne vendin. Pyetja eshte: Pati momente demoralizimi profesori patriot, nga zhgenjimet qe vijne si rezultat I politikave te gabura ne drejtimin e vendit? Ne fund te fundit, vendi yne eshte I vogel dhe qellimi kryesor I politikaneve dhe qytetareve te tij, duhet te jete zhvillimi normal ekonomik e kulturor.

Pergjigje 12. Intelektual dhe qytetar I vertete, ne çdo epoke zhvillimi, ne çdo sistem politik, eshte ai qe mbi gjithçka vendos interesin e atdheut, qofte edhe mbi interesin e tij te ngushte. Egoja profesionale dhe interesi I karieres, asnjehere nuk jane mbi interesat publike te zhvillimit. Profesor Skenderi I realizoi te gjitha ne nivelet maksimale. Ai nuk mund te mos ishte I kenaqur me ate qe kishte arritur, sepse ishte I sigurte se i kishte lene vendit te tij  nje thesar te madh kulture, shkence e veprimtarie patriotike. Zhgenjim mund te kene pasur edhe shume intelektuale e specialist, te cilet punuan me devotshemeri per ndertimin e vendit, mbi bazen e parimeve te komunizmit idealist. Skender Luarasi ka punuar ne kushte jo komode, ne krahasim me koleget e tij, por rendesi ka qe produkti I tij ishte I nje niveli shume me te larte. Mesazhi I vepres se tij, merr me shume vlera ne kohet e sotme, kur individe me formim intelektual jo te plote,te caktuar ne poste te pamerituara, nuk japim ndonje kontribut me vlere per vendin. Nga keta individe, profesori nuk do te pranonte asnje respekt e vleresim, pavaresisht nga etika fallco e tyre, si perfaqesues te shtreses intelektuale. Skenderi gezonte respekt ne shume personalitete te shkences e kultures. Ai kishte marredhenije me shume me akademike, artiste te shquar dhe intelektuale te vertete. Drejtuesit e shume institucioneve qendrore e lokale te kultures e shkences, e kane vleresuar gjithmone me lart se veten e tyre. Ai ka qene mesuesi I te gjithe mesuesve, thoshte kryetari I Akademise se Shkencave Aleks Buda. Kjo verteton se marredhenijet e tij me boten akademike, shkencore, kulturore e artistike ishin te gjithaneshme. Te arrije kete gje, kur sistemi socialist nuk te pranonte siç ishe, por te kishte ne vezhgim te rrepte, ishte nje cilesi qe i takonte vetem Skender Luarasit. Ai I mahniste njelloj, si koleget qe e admironin, edhe ata qe ishin te detyruar te mbanin qendrim jo real ndaj tij. “Deshtimi” ne numrin e dekoratave dhe medaljeve, nuk e pati demoralizuar kurre. Ky qellim s’ka qene kurre prioritet dhe kenaqesi e punes se tij gjigande ne sherbim te vendit. Si njeri patriot e vizionar, gjithmone ka besuar ne energjite dhe vitalitetin e popullit te tij, per te ecur drejt ne rrugen e perparimit dhe lirise.

Pyetje 13. Pergjigjja ishte shume e qarte dhe kuptimplote. Veprimtaria e nje intelektuali dhe qytetari te vertete, merr vlera universale kur, pavaresisht idealeve dhe bindjeve te tij, ai nuk duhet te rreshte se kontribuari per vendin e tij, pavaresisht se si I kthehen meritat, ne vlere perdorimi personale. Tani po u bej nje pyetje, si drejtues I urbanistikes dhe ndertimit ne Kolonje, per shume vite me vepra te spikatura ne arkitekture e urbanistike, te zbatuara dhe te pazbatuara. Çfare pozicioni duhet te marre nje intelektual, ne situaten e sotme, ku ndodhet vendi yne para hapjes se negociatave, kur administrate publike qendrore e locale, ka arritur kulmin e militantizmit shterp dhe po na kthehet ne nje force regresive? Duhet te konformohemi me te dhe te pesojme drama morale e shpirterore, apo te konfrontohemi dhe ta injorojme plotesisht, por prape drama vazhdon?

Pergjigje 13. Njihuni me vepren dhe jeten e profesorit Skender Luarasi, studjojeni ate dhe gjejeni vete rrugen e zgjidhjes. Ketu nuk ka vend per predikime. Pasi kam njohur nje pjese te vepres dhe jetes se tij, I kam bere disa analiza me veten time dhe kam nxjerre mesazhet, te cilat transmeton ajo, ashtu siç i kam menduar une. Çdo qytetar, I etur per kulture dhe njohje te trashegimise tone, duhet te beje analizat e tij dhe te nxjerre mesazhet qe I interesojne per ti transmetuar. Nga njohja dhe perhapja e tradites “Luarasi”, te gjithe do te jemi te fituar. Vetem mbas ketij proçesi njohes te kultures dhe trashegimise sone, te cilen e transmetojne edhe intelektuale patriote te tjere, te cilet njihen shume pak, do te behemi qytetare me te mire. Atehere jo vetem qe do tu pergjigjemi, te sigurte dhe me vertetesi, pyetjes se mesiperme, por kryesorja do te jete veprimi qytetar dhe patriotik.

Pyetje 14. Shume intelektuale e artiste, brenda dhe jashte vendit, kur dalin ne mediat me te rendesishme I japin mesazhe popullit. Por duke pare qe populli yne, ne menyre te çuditeshme eshte bere shume I politizuar, duke ja kaluar edhe militantizmit komunist, I japin mesazhe politikes sikur I kerkojne meshire ose drejtesi hyjnore. Deri ketu jam dakord, sepse edhe bashkepatrioti im, I madhi Faik Konica, kur merzitej I kepuste nje vleresim negativ ose sharje, kujdo injoranti qe i dilte perpara. Pyetja eshte: Ne keto kohe konfuze, cilet intelektuale meritojne te njihen e vleresohen me shume, ata qe kane pozita dominuese dhe na derdellisin tere diten, per gjera qe do te behen dhe nuk behen asnjehere, pra na genjejne, apo ata qe punojne pa buje e reklame, siç e shkriu tere jeten profesori I madh Skender Luarasi?

Pergjigje 14. Pergjigjja e kesaj pyetje eshte shume e gjere dhe kerkon te japesh nje vizion tjeter per zhvillimin e kultures dhe ruajtjen e trashegimise sone, por mendoj se nuk eshte ky momenti per tu zgjatur. Gjendja e mjerueshme e investimeve, ne fushen e kultures dhe indiferenca ndaj trashegimise sone kulturore, po behet nje faktor shume negative, per zhvillimin ne teresi te vendit. Fjale, fjale dhe gure ne traste. Nuk jemi te qarte as politikisht, as ideologjikisht, as filozofikisht se çfare duhet te mendojme, per keto thesare shume te medha qe I kemi trasheguar. Profesore si Skender Luarasi nuk kemi me. Platforma te studjuara nuk kemi per keta sektore jetike te mbijetes se kombit. Rrjedhimisht nuk mund te krijohen kapacitete njerezore e intelektuale per keta sektore. Intelektuale qe punojne te pavarur dhe japin kontribute personale, ne sektoret e kultures dhe te ruajtjes se trashegimise, jane shume te paket dhe nuk mbeshteten nga asnje strukture qeverisese lokale e qendrore. Perfundimisht nuk ke se çfare te vleresosh dhe te krahasosh, sepse pervoja nuk ekziston. Humbja e kesaj tradite po demton edhe pasurite natyrore, te cilat nuk I kemi me shumice, nga menyra se si po I shperdorojme.

Pyetje 15. Po te studjosh e njohesh mire, historite e zhvillimit te shume kombeve e vendeve me te qyteteruara te Europes e Botes, arrin ne nje perfundim: kalimi nga nje nivel zhvillimi ne tjetrin, ku shpesh here historia I jep çdo kombi humbje te medha ne fushen e politikes e ekonomise deri ne rrezik zhdukje, pikerisht ne ato momente historike, dalin emisaret e derguar nga zoti ose perfaqesuesit me dinjitoze te klases se larte intelektuale e shkencore, per ta shpene ne rrugen e drejte dhe te ndricuar, drejt te ardhmes se garantuar. Pyetja eshte: Po ne kush do te na marre perdore, ne kete gjendje ku jemi katandisur, per te dale ne bregun e shpreses, kur na kane “braktisur” fuqite dhe forcat me speciale te kombit? Konstaton me lehtesi; familje te tera intelektualesh e artistesh te arratisur nga vendi, zona patriote puro gjak shqiptari te braktisura ne menyre barbare dhe pa shprese per tu populluar as nga fauna e eger. Pastaj vazhdojme me arsimin e “dixhitalizuar” dhe te “internetizuar”, I cili nuk po prodhon as “robote” ne gjendje normale pune. Perfaqesues me nivel te ulet arsimor ne te gjitha institucionet, ne pragjet e injorances, te lindur e rritur ne zonat me pak te zhvilluara kulturore te Shqiperise?  

Pergjigje 15. Me kete pergjigje, besoj do I jepni fund pyetjeve tuaja, sepse do te dalim me disa konkluzione te pergjitheshme dhe disa mesazhe, nga vepra e  profesorit te madh Skender Luarasi.

Ne çfaredo “situate te veshtire” te ndodhet nje vend dhe nje popull, zgjidhja e halleve nuk do te vija nga njerezit e “halleve vulgare” por nga njerezit e “halleve te medha”.

Perparesi duhet te kene idete dhe projektet per zhvillimin e vendit dhe territorit te shenjte te tij, te cilat jane te perjeteshme, perpara zhvillimit te njerezve, te cilat jane te perkohshem.

Ndryshimi I kahut te kesaj levizje absolute, shpie ne degradim total dhe shkaterrim. Kjo gje po e rrezikon shume te ardhmen tone, prandaj duhet te marrim masa urgjente per mosdevijimin 180 grade, te kahut te levizjes, se na morri lumi.

Edhe sikur nje parti politike te ngelet gjalle ose nje parti te sundoje ne vend, shpirti I shqiptarizmes duhet te udheheqe me frymen e shenjte, te cilen e kemi trasheguar nga te paret tane, qe na mbrojten e na sollen deri ketu.

Nje komb qe ka mbijetuar dhe ka arritur suksese ne zhvillim, ne roberi e diktature, duhet te kete suksese dhe zhvillim edhe me te madh ne demokraci.

Kjo eshte sfida e fundit e kombit shqiptar ose ringritja e 100, siç urdheronte ne agimet e para te rilindje se kombit Petro Nini Luarasi, siç punoi e luftoi tere jeten Skender Petro Luarasi, siç duhet te vazhdojne deri ne pafundesi pasardhesit e tyre.

 Paqesor Kajmaku

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori