SKENDER LUARASI INTERVISTE 1

August 20, 2022

AUTOINTERVISTE

E ARKITEKT PAQESOR KAJMAKU

“SKENDER LUARASI, FIGURE MITIKE APO NJE ANETAR I ELITES INTELEKTUALE TE KOMBIT”.

Ne perkujtim te 120 vjetorit te lindjes te Skënder Petro Luarasit, nje nga personalitetet më përfaqësues të inteligjencies shqiptare në shekullin XX, po zhvillojme nje interviste me arkitekt Paqesor Kajmaku. I lindur në Luaras të rrethit të Kolonjës, më 19 janar 1900, kjo figure e shquar e patriotizimit dhe inteligjences kolonjare, i ka te mjaftueshme 12 muaj qe ne nxenesit e tij te perkujtojme 120 vjetorin e lindjes se tij dhe te aktivitetit te tij, ne po kaq vite. Vepra e tij eshte e pavdekshme dhe ka moshen e viteve te  perkujtimit te tij. Neqoftese vitet e perkujtimeve do te ndryshojne, nje dyzine titujsh dhe cilesimesh ngelen te pandryshuar, ne hapesiren qe mbulon poliedriciteti I tij. Skender Luarasi vleresohet, si dje edhe sot, nje personalitet me veprimtari te gjere: atdhetare, demokratike, antifashiste, edukative, pedagogjike, biografike, publiçistike, perkthyese, dramaturgjike, politike, internacionaliste, institucionale.

Pyetje 1.  Z. Paqesor, ne  pervjetorin e 120 te lindjes te personaliteti te shquar te Kolonjes dhe vendit Skender Luarasit, mendoj se personi me I pershtatshem qe jeton ne Kolonje, me origjine nga Leskoviku, per te bere nje interviste per jeten dhe vepren e ketij kolosi, jeni ju per disa arsye: keni nje kontribut 40 vjeçar ne krahinen e Kolonjes si specialist dhe drejtues I urbanistikes e ndertimit, me lidhje te panderprera me institucionet vendore te pushtetit, ekonomise dhe kultures, jeni  anetar aktiv I grupit nismetar, per programin e aktiviteteve ne perkujtim te 120 vjetorit te lindjes se Profesorit, dhe nje nga njohesit dhe promovuesit e vepres se tij. Profesor Skender Luarasi jetoi 82 vjet dhe po aq vjet punoi e luftoi per idealet e tij. Juve jeni 63 vjet dhe po punoni intensivish,t ne profesionin tua,j per projekte dhe studime afatgjate, te cilate kane lidhje me planifikimin vendor dhe zhvillimin e krahines sone. Ju uroj jete te gjate dhe produktive. Pyetja eshte: Nga buron kjo energji e pashtershme e intelektualeve patriote kolonjare e leskoviqare, sidomos e zonave historikisht me te kulturuara, siç jane zona veriperendimore e Kolonjes, me qender gjeografike Malin e Zi, dhe zona jugore e saj ku perfshihet nje pjese e Leskovikut, sipas aksit gjeografik Mali I Pindit-Melesin-Postenan, te cilet sherbimin ndaj vendit, e kane mbyllur ne te njejten kohe me sherbimet qe ju ka dhene zoti, per te kryer ne kete bote?

Pergjigje 1. Iniciativa e shoqates ”Kolonja”, per te perkujtuar ne vitin 2020, pervjetorin e 120 te ditelindjes se personalitetit te shquar te inteligjences kolonjare e kombetare Skender Luarasi, eshte per tu lavderuar. Mbas kaq e kaq vitesh ne harrese, sidomos ne truallin e tij Kolonjen, uroj qe ky vit jubilar te kthehet ne vitin e “Skender Luarasit”.  Me perjashtim te dy akteve fragmentare te pamjaftueshem per permasat e tij, dhenija e titullit “Qytetar Nderi” I Kolonjes dhe emri I bibliotekes se qytetit Erseke “Skender Luarasi”, askush nga bota intelektuale kolonjare dhe pushteti, nuk ka mundur te marre persiper iniciativa te tilla perkujtimore. Arsyeja subjektive eshte, sepse nuk eshte bere asgje per te njohur, perhapur dhe promovuar vepren e tij, me permasa kombetare, ne periudhat me delikate te formimit te identitetit te kombit dhe shtetformimit te tij. Arsyeja objektive eshte se, deri me tani nuk kemi kapacitete intelektuale e njerezore per te kryer nje mision te tille te pamundur. E falenderoj perseri grupin nismetar te shoqates “Kolonja”, sepse ne traditen e kolonjarit I cili nuk dorezohet kurre, dhe ne kushtet e nje informacioni te paket, nuk u ndodhem te befasuar, nga kontrasti I deshires se madhe me mungesen se pervojes, dhe te dhenave te domosdoshme per ta realizuar kete nisme. Fitoi dhe e zgjidhi krenaria kolonjare, siç zgjidh çdo gje gjithmone. Personalisht e perkraha menjehere propozimin dhe premtova te filloja menjehere nga njohja me vepren e tij dhe  studimin e arsyes se izolimit te vepres se tij, nga sistemi monist dhe indiferencen e sistemit demokratik. Ky personalitet ka qene shok e mik ,I disa mesuesve te nderuar te mi, te cilet e kishin te pamundur te benin te njohur vepren e tij dhe te perhapnin mesazhet e saj, te cilat nuk ishin te pranueshme te gjitha, nga sistemet antidemokratike dhe çuditerisht edhe demokratike. Per te kryer keto aktivitete perkujtimore, ne nivelin e duhur te pranueshem, duhet shume pune dhe angazhim I kapaciteteve me intelektuale te Kolonjes e me gjere. Boshlleku eshte shume e madh dhe koha shume e shkurter.” O do te nderohemi, o do te turperohemi”! Pergjigjja direkte e pyetjes suaj fillon me pyetjen: A do te jemi dinjitoze te realizojme kete sfide, ndaj nje prej patrioteve dhe intelektualeve me te shquar, si “Skender Luarasi”, per te marre liçensen e perballimit te sfidave te tjera, ndaj patrioteve te shquar te cilet nuk njihen nga shoqeria jone e te gjitha brezave?

Ne zonat me te bukura, me te kulturuara, me te pasura te Kolonjes e Leskovikut, nder shekuj jane zhvilluar komunitete lokale, te cilat kane luajtur nje rol specifik ne identitetin tone shqiptar, sepse jane race e vjeter dhe e paster iliro-shqiptare, shume pak e perzjere me grupe te tjera etnokulturore. Ne krahinen e Kolonjes mund te permendet zona e Malit te Zi, e cila kufizohet me zonen e Vakefeve, zonen e Vithkuqit dhe krahinen e Dangellise. Ne krahinen e Leskovikut mund te permendet zona, nga qyteti I Konices, fshatrat ne jug te Leskovikut, disa lagje te Leskovikut reze Melesinit, fshati Postenan dhe zona e Shqerise. “Drama” eshte se popullsia e ketyre zonave eshte zvogeluar 20 here, ose nuk ekziston fare ne trojet e tyre te lashta. “Tragjedia” eshte se nuk po bejme asnje gje, qe pasardhesit e tyre te kene mall e mundesi te kthehen, per ti vizituar keto troje te vjetra. Le te jete perkujtimi I 120 vjetorit te lindjes se Skender Luarasit, fillimi I ktheses ne mendjen dhe ndergjegjen tone, per rikonceptim te traditave, kultures , historise e trashegimise sone te shenjte. Pikerisht pasardhesit e patrioteve dhe intelektualeve te ketyre zonave “puro shqiptare”, duhet te jene te paret qe ne shembullin e gjysherve te tyre te punojne dite e nate, deri ne fund te jetes se tyre, per te rikthyer lavdine e historise se shkuar. Si kolonjare dhe leskoviqare, duhet te jemi krenare qe deget e fuqishme te ketij komuniteti te paster iliro-shqiptar, jane shperndare e mbjelle ne gjithe teritorin e kombit shqiptar dhe ne diasporen e fuqishme.  

Pyetje 2. Ne kete zone te Kolonjes, ku kane jetuar familjet patriote Luarasi, kane jetuar paraardhesit e Fan Stilian Nolit, e cila shtrihet ne pjesen veriperendimore te treves se Kolonjes, eshte quajtur “Shenmertir”, pastaj “Çlirim”. Emri I pare eshte fetar dhe ka domethenijen e tij. Emri I dyte eshte I kohes se socializmit dhe ka domethenije tjeter. Ne te dy keto emertime, kjo zone ka vazhduar traditen e saj si nga zonat me patriotike dhe me trashegimi kulturore me te pasur, ne te gjithe Kolonjen e me gjere. Pyetja eshte: Cilat kushte gjeografike, historike e natyrore te veçanta e kane favorizuar kete zhvillim, ziliqar edhe per zonat kufitare te saj?

Pergjigje 2. Patrioti me I njohur I Rilindjes Kombetare Kolonjare, nga historiografia jone eshte Petro Nini Luarasi. Pionieri dhe heroi I perhapjes se gjuhes dhe shkolles shqipe, e meriton kete cilesim. Pse ne kete zone te Kolonjes dhe ne zonat kufitare ne veri me te, jane fillesat e Rilindjes Kombetare dhe vazhdimesia, deri ne mbarimin e misionit te saj historik? Nga keto zona kane filluar ekspeditat e para te shqiptareve, drejt perendimit te larget, por me pare ka pasur dyndje te medha drejt lindjes. Epoka moderne e perendimit, I joshi ata drejt hapesirave me te medha dhe me te zhvilluara, sepse I kishin ezauruar plotesisht mundesite e zhvillimit ne trojet e tyre klasike. Kerkesat per nje jete te re me te mire, nuk mund te plotesoheshin ne shtepine e vjeter me zakone te vjetra. Keto ndryshime te medha, ne jeten dhe psikologjine e banoreve te ketyre zonave, nuk e zbehen dashurine dhe nostalgjine per vendin e tyre te lindjes. Njohja dhe lidhjet me politiken perendimore te kohes, anetaresimi ne fondacione dhe misione perendimore,te cilat ishin te interesuara per te frenuar ekspansionin sllavo-ortodoks drejt brigjeve te Adriatikut, u bene nga patriotet shqiptare te kulturuar, per interesat e kombit dhe teritoreve te tij. Zgjerimi I hapesires gjeografike perendimore,te cilen eksploruan banoret e ketyre zonave, me heret se banoret e zonave e tjera ,I beri ata me te ndergjegjshem dhe te ndjeshem ndaj fateve te vendit te tyre. Aspiratat e reja per ndertimin e nje jete te re, ne teritore te largeta dhe te pasura, u forcoi me shume dashurine per vendin e tyre dhe historine e tij. Ne te kundert, ata do te humbnin gradualisht identitetin e tyre historik dhe do te ndiheshin inferior ndaj perfaqesuesve te kombeve te vjetra europiane, te cilet po ndertonin boten e re, ne token e begate e pafund te kontinentit amerikan. Pasurite e shumellojshme natyrore te ketyre zonave, kishin krijuar kushte te favorshme per zhvillimin e aftesive te veçanta te banoreve te ketyre zonave, ne konsolidimin e nje shoqerie me nivel te mire ekonomik e kulturor. Produktet cilesore bujqesore e blegtorale te ketyre zonave, depertonin me lehtesi ne tregjet e zonave kufitare. Zhvillimi I tregetise ne te njejten kohe, ndikoi ne zhvillimin e komunikimit me zonat kufitare dhe me thelle. Disa qendra dikur rurale, jo te rendesishme, u kthyen ne zona urbane te zhvilluara ne te gjitha drejtimet. Keto zona te zhvilluara, ne kohen e Rilindjes Kombetare, I plotesonin te gjitha kushtet per te konkuruar dhe kompesuar veshtiresite e zhvillimit te idealeve kombetare, ne zonat urbane qe nuk ishin dhe aq te zhvilluara politikisht, per te perballuar me sukses represionin e pushtetit antikombetar.

Pyetje 3. Krahina e Kolonjes para vitit 1912, ne sistemin osman ishte me e madhe, ne teritor dhe popullsi, se sa ne fund te vitit 1990 kur popullsia e Shqiperise arriti shifren maksimale ne historine e saj. Perveç kesaj, mundesite e djalerise kolonjare per te studjuar jashte krahines e vendit, nuk ishin te kufizuara po ti krahasosh me krahinat e tjera te Shqiperise. Kjo hapje kaq e gjere, e kesaj krahine te madhe ndaj  lindjes dhe perendimit, lehtesoi dhe krijoi nje shtrese inteligjence patriotike,e cila morri persiper barren me te rende ne historine e kombit, ate te rilindjes dhe ringritjes se tij. Pyetja eshte: Çfare idesh kulturore duhet te zhvillojme, ne krahinen tone, per ti prezantuar brezit te ri, nje meny te shendeteshme per nje jete me te mire?

Pergjigje 3. Per plotesim te konstatimit tuaj, ne fund te vitit 1990, Kolonja u ndodh ne nje situate shume te veshtire me veten e saj. Nje histori e “lavdishme” 45 vjeçare, e dominimit komunist dhe e dominimit te kolonjareve, ne sistemin e ndertuar “me thonj“ dhe ne shoqerine shqiptare te politizuar, u shkermoq si nje germadhe, qe I dhane te gjithe duart me neveri. Energjite negative te grumbulluara ne 45 vjet diktature, shperthyen dhe I dhane fuqi, nje zhvillimi ekonomik te importuar nga jashte. Parate informale hynin dhe dilnin ne xhepat e individeve, si kurre me pare. Kjo rryme induktoi levizje informale dhe korruptive, nga thesi I shtetit ne xhepat e shpuar te punonjesve te tij te rinj, me moral te ndryshuar. Ne keto vite, u rriten kthetrat e kapjes se fitimit te pamerituar ose te korrupsionit shteteror. Ne keto vite, filloi degradimi I kujdesit ndaj kultures, trashegimise dhe shume vlerave te tjera, te krijuara para dhe gjate sistemit komunist. Inteligjenca patriotike dhe punetore filloi te humbe ndikimin e saj ne sistemin e ri, gjoja demokratik dhe pasojat po ndiheshin, si nje drame qe sapo ngriti perden e nje skene, perpara spektatoreve te hutuar, ne nje salle gjysem te erret. Sa per pyetjen tuaj direkte, e cila kerkon nje pergjigje indirekte, po ju them shkurt; disa faqe pergjigje do ti permbledh me disa fjale. Qellimi I kesaj interviste, me sa po kuptoj dhe pergjigjet e mija do te konvergojne ne pergjigjen e kesaj pyetje. Idete kulturore qe kerkoni ju per promovim jane: riorganizimi I superstrukturave kulturore lokale, ndryshe nga pervoja shabllone e sotme, e cila nuk promovon asnje vlere te trasheguar, rikonceptimi dhe riprojektimi I institucionave te kultures, trashegimise dhe aktiviteteve artistike, ne pershtatje me nevojat dhe prioritetet e zhvillimit, te planifikuara me kujdes e vizion te qarte, modernizimi I komunikimit me grupet e interesit, per zhvillim te sinkronizuar dhe afrimi I diaspores ne pjesemarrje dhe zgjidhjen e shume problemeve, te kesaj fushe e me gjere. Ne fund te fundit, vete kultura po nuk solli zhvillim, nuk ka si te jete e tille. Zonat e zhvilluara te Kolonjes para 100 e ca viteve, kane pasur edhe nje zhvillim te mire kulturor per kohen. Prandaj jemi te detyruar te shkruajme, te njohim dhe te perhapim vepren dhe veprimtarine e korifejve te ketyre zonave, nje nga te cilat eshte vepra e familjes Luarasi dhe patriotit e intelektualit te shquar Skender Luarasi. Studimi I mesazheve qe jep vepra e tij, do te na armatose me idete e duhura per zhvillimin tone kulturor, ne menyre moderne dhe gjitheperfshirese. Kjo ka qene arsyeja qe teritori I kesaj krahine, ka pasur popullsine me te madhe dhe fshatrat me te medhenj ne te gjithe juglindjen e Shqiperise. Mohimi ose neglizhenca ndaj saj, do te na zvogeloje vazhdimisht deri ne veteshuarje.

Pyetje 4. Historiografia jone “patriotike” qe e perfaqeson Skender Luarasi dhe disa figura te tjera te harruara, duhet te njihet dhe te pasqyrohet realisht, ne raftet e muzeumeve dhe etazheret e institucioneve kulturore, per te cilen ju si projektues keni dhene nje kontribut tuaj. Pyetja eshte: Çfare platformash kulturore duhet te fillojne te mendojne drejtuesit politike e kulturore te institucioneve tona, qe te jene te pakten te kenaqur,se po bejne nje pune te mire per vendin e tyre, kur patriote te kalibrit te Skender Luarasit, I kryen ne menyren e tyre me te mire, duke shkrire edhe floririn e fundit te sendykut.

Pergjigje 4. Konstatimi juaj eshte I sakte, sepse rilindasit dhe patriotet tane kane qene historianet me te sakte dhe me vizionare, per te kaluaren, te sotmen dhe te ardhmen e vendit, gjate  200 viteve te fundit. Ne shqiptaret si popull I vogel, kemi histori te madhe qe e kane shkruar historiane te vegjel. Ne nuk kemi patur mundesi te ngreme akademi studimore per historine tone. Arsyet dihen dhe nuk eshte interesante ti rikujtojme. Historianet tane me “te medhenj”, jane ata qe kane fituar luftrat, sipas nje koncepti te vjeter te pranuar gjoja nga te gjithe. Kjo tregon nje fare inferioriteti, ndaj te huajve dhe pushtetareve te fuqishem. Asnjehere nuk e kam pranuar kete nenshtrim kaq banal. Do te pranoja me bindje te plote, qe historine e kombit tone me mire ta kishin shkruar njerezit e veprimit dhe te fjales, ne sherbim te kombit se sa disa “akademike”, te cilet na mburren si njohes te arshivave dhe lexues te sakte te dokumentave. Gjuha e folur shqipe ka me mijra e mijra “legjenda” popullore, te cilat na e japin me sakte dhe me bukur, historine e kombit tone. Kjo gjuhe e vjeter qe ka thurur qilimat me te bukur, per te kenduar folklorin e lashte dhe treguar perrallat e moçme te mrekullueshme shqiptare, ka terhequr studjuesit dhe akademiket me te mire shqiptare dhe te huaj. Historia e shkruar nga akademiket dhe rilindasit patriote, nuk ka zene vendin e duhur ne raftet e muzeumeve dhe ne etazheret e institucioneve tone kulturore. Per arsye te mangesive ne studime dhe dokumentacione, nuk e kemi perfunduar historine tone, deri ne kohet moderne. Per arsye te mangesive ne kompetencen shkencore, te politizimit te skajshem dhe te mungeses se guximit shkencor e qytetar, nuk po shkruajme historine moderne, per te cilen ka aq shume dokumente te arkivuara. Per kete, ne radhe te pare duhen platforma te gjera dhe komplekse shkencore, kulturore dhe zhvillimore, me vizion te larget. Duke na munguar platforma kryesore e zhvillimit,e cila eshte ajo politike, po na shtyhet per ne kalendat greke, ndertimi I platformave te mesiperme, sepse per ngritjen e institucioneve mbeshtetese te tyre jemi shume larg. Varferia kulturore e sociale, po behet me e padurueshme se sa varferia ekonomike qe na ka ndjekur gjithmone. Meqenese mungojne institucionet perkatese, rrjedhimisht mungojne edhe keto platforma. Neqoftese diskutojme ose japim keshilla, atehere flasim ne hava ose shkruajme libra per ti lexuar vete. Kjo interviste, e cila behet ne nderim dhe perkujtim te vepres dhe jetes se Skender Luarasit, ka qellimin qe tu sherbeje atyre qe do ta lexojne, per te medituar dhe analizuar gjendjen e mjere ku jemi katandisur. Profesioni im me lejon te jap disa konsiderata te shkurtera, si nje nga drejtuesit e ekipeve projektuese, te cilat jane marre me ngritjen e institucioneve te reja te kultures, trashegimise, muzeumeve, arsimit dhe edukimit, arkitektures, urbanistikes dhe infrastruktures turistike. Studimi dhe projektimi I planifikimeve reale dhe te guximshme, te zhvillimit te plote e te shpejte ekonomik, te sherbimeve, te kultures e turizmit etj, do ti jape nje fare zgjidhje edhe çeshtjeve qe trajtuam me siper. Neqoftese ne vendin tone, nuk krijohet nje elite akademike, shkencore e kulturore patriotike, e cila ta doje shume vendin edhe atehere kur vendi I do shume pak, nuk do te kemi shprese per te krijuar platforma kulturore dhe per tu zhvilluar si vendet e tjera europiane. Shqiptaret nuk do te dalin e hyjne ne vendin e tyre sipas “qejfit”, per te dale nga halli dhe me pas do te qajne nga malli.

Intervista vazhdon ne artikullin e dyte.

Paqesor Kajmaku

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori