AUTOINTERVISTE 2

E ARKITEKT PAQESOR KAJMAKU

“SKENDER LUARASI, FIGURE MITIKE APO NJE ANETAR I ELITES INTELEKTUALE TE KOMBIT”.

Ne perkujtim te 120 vjetorit te lindjes te Skënder Petro Luarasit, nje nga personalitetet më përfaqësues të inteligjencies shqiptare në shekullin XX, po zhvillojme nje interviste me arkitekt Paqesor Kajmaku.

Pyetje 5. Nga njohja e paket qe kemi per historine e krahinave kufitare te Kolonjes dhe te zonave te veçanta te saj, japim vleresime dhe konkuzione jo te plota per lidhjet e ketyre krahinave e zonave me njera tjetren. Shkaku kryesor kane qene “reformat teritoriale” te sistemeve te ndryshme politike, te cilat te vetmin sukses te padiskutueshem kane pasur thellimin e izolimit ndaj njera tjetres, sikur te mos mjaftonte izolimi politik dhe ekonomik i Shqiperise me “reformen e kufijve” politike te vitit 1913, te vendosur nga nderkombetaret. Pyetja eshte: Çfare konkluzioni do te nxirrte nje intelektual qe ka studjuar veprat e Skender Luarasit, per keto deshtime te politikes sone, ne ringritjen e rrjetit te bashkepunimit ekonomik e kulturor, te ish krahinave e zonave ekonomike  te juglindjes se vendit ose Toskerise se Vjeter?

Pergjigje 5. Ne vleresimin ekonomatematik, shuma e disa zerove eshte e barabarte me zeron “e madhe” me minus perpara. Ne vleresimin e arsimtarit per nxenesit e tij, vazhdimi I zerove perfundon me zeron “me xhufke”, si zeroja e te gjitha zerove. Kjo me erdhi per momentin nder mend, per te filluar pergjigjen e gjate me disa rrjeshta. Historia e vertete e popullit shqiptar, eshte historia e trevave dhe komuniteteve te veçanta,te cilat kane qene bastionet e formimit te kombit shqiptar. Per mendimin tim, kjo eshte historia e zonave rurale ku zhvillohej nje shoqeri sipas traditave te vjetra konservatore. Nje nga stanet me te medhenj, ku u rrit e u ushqye patriotizmi e nacionalizmi shqiptar, eshte principata e Toskerise, me nje nga qendrat  kryesore, krahinen e Kolonjes. Per te gjitha krahinat e Toskerise, te cilat ishin flamurtaret e formimit te identitetit kombetar, ne kohet me te rrezikshme per fatet e vendit, njohja zyrtare e historise se tyre, mund te vleresohet me noten zero. Mbas formimit te shtetit shqiptar, filloi lenija pas dore e zhvillimit rural, nga te gjitha sistemet, deri ne braktisjen totale ne ditet e sotme. Zhvillimi jo natyral I zonave rurale, ne kohen e revolucionit materialo-teknik te viteve 1970 deri ne vitet 1990, u shkri menjehere me rrezimin e sistemit dhe e thelloi me keq izolimin e tyre. Investimet kolosale per shfrytezimin barbar te zonave rurale, ne kohen e monizmit per nje cope buke, ne kohet e sotme per babezi, po e kthejne gjendjen e tyre ne kufijte e tragjedise natyrore e mjedisore. Nje intelektual qe ka studjuar veprat e Skender Luarasit, duhet te shaje disa here me rende, se I serti Faik Konica. Keto zona kane qene relativisht me te zhvilluara, ne kohen e sistemeve feudale te huaja ose te vendit, por te drejtuara nga shqiptare. Ndarja ne principata paska qene ndarja me e sukseshme e teritorit te Shqiperise per te gjitha koherat?! Reformat moderne teritoriale, normalisht do te spostonin qendrat ekonomike e kulturore drejt qyteteve te rinj,te cilet po zhvilloheshin me shpejtesi. Sforcimi i madh per ngritjen e ketyre qyteteve qe nuk ishin aq te modernizuar dhe kompetitive, per t’ja kthyer reston zonave rurale, perqendroi gjithnje e me shume investime, ne kapital ekonomik e njerezor, per stabilizimin e tyre. Industrializimi i  qyteteve, deshtoi ne te gjitha sistemet politike qe u instaluan me dhune ose me ligje te shkruara por te pazbatuara. Politika injorante dhe driteshkurter ne zonen rurale, infektoi zonen urbane dhe I gjithe trupi I vendit, eshte I semure dhe kerkon sherim te shpejte. Komunikimi I disa krahinave kufitare, qe me te drejte e trajtoni ne pyetjen tuaj, eshte shume e rendesishme per politikat rajonale,te cilat mund ti aplikoje pushteti local, I nje bashkie ose disa bashkive. Kjo varet ne radhe te pare, nga stafet politike te tyre, sepse stafet teknike gjenden me pak kosto me shume. Nje pervoje pozitive , ne principaten e Toskerise, do te ishte nje shembull per te gjithe zonen rurale te Shqiperise, nga jugu ne veri. Mbas disa vitesh, perhapja pozitive e ketij bashkepunimi midis krahinave tradicionalisht me lidhje te vjetra, do te ishte nje baze e mire te dhenash, per te argumentuar ndryshimet e kufijve ekzistues te bashkive dhe reformen e re teritoriale te qarqeve ose rajoneve, per te gjithe vendin.

Pyetje 6. Ne teritorin e Shqiperise Juglindore ose Toskeria e Vjeter, lajmet qe duhet te vijne dhe ngjarjet qe ndodhin, pothuajse nuk njihen fare nga opinioni public, sepse Media jone “supermoderne” as e di fare nga bie kjo pjese e Shqiperise. Pyetja  eshte: Çfare keshillash do te jepte ark. Paqesor Kajmaku, per institucionet vendore e qendrore, per te hartuar plane te reja zhvillimi, te mbeshtetura ne harta te reja menazheriale, per tu pastruar nga ky ngerç, I cili po na kthehet ne gangrene te pasherueshme ne te gjithe teritorin?

Pergjigje 6. Do ti bej nje plotesim pyetjes suaj, ndryshe do ta anashkalojme. Para 100 e ca vitesh, lajmet qe vinin nga trualli meme, ishin shume inkurajuese per zhvillimin dhe te ardhmen e Shqiperise. Keto lajme shkonin me shume veshtiresi, per shkak te komunikimit shume te veshtire, deri ne Turqi, Rumani, Bullgari, Europe Perendimore e ne Amerike. Ishin patriotet e shquar, ndermjet tyre Petro Nini Luarasi dhe mbas tij Skender Petro Luarasi, tecilet e kryen me sukses te plote kete mision. Keta personalitete ishin gazetaret dhe kronistet e pare te shtypit dhe medias shqiptare. Gazetari kolonjar Marin Mema eshte vazhdues I vepres se tyre, kurse specialistet dhe ekspertet e sotem te  zhvillimit, jo vetem qe duhet ti njohin kontributet e tyre, por nuk duhet te rreshtin ne perpjekjet e tyre, per te formuluar me guxim ide dhe hartuar projekte zhvillimi, ne vazhden e tradites patriotike dhe jo pseudoshkencore si deri tani. Deri tani jam ndjere si nje ufo qe ka zbritur ne toke per te miren e saj, por kjo mund te ndodhe vetem mbas 100 vjetesh. Mosnjohja e tradites se Skender Luarasit dhe fenomenit Luarasi, po na demton shume ne mosnjohjen e historise sone. Me drejtues qe nuk njohin historine e vertete te krahines se tyre, nuk mund te shkojme hiçgjekundi. Pavaresisht pengesave te medha qe krijon harta e njesive vendore me 61 bashki, vullneti I mire I drejtuesve politike te tyre, mund dhe duhet te amortizoje efektet negative qe japin ne planifikimin e teritorit, kufijte e ngurte midis bashkive, kryesisht ne zonen kodrinore malore te vendit. Teritoret e rreth 45 bashkive, ne zonen qendore, veriore, lindore dhe jugore te vendit, kane siperfaqe te konsiderueshme dhe popullsi shume te paket. Ne keto teritore, pasurite natyrore kane epersi ndaj pasurive bujqesore, edhe per aresye te dendesise shume te ulet te popullsise dhe infrastruktures shume te dobet. Edhe ne kohen e monizmit, si resultat I ndryshimit te marredhenijeve ekonomike ne prodhim, produktet bujqesore ne keto zona, dilnin me kosto shume te larte dhe pushteti ishte I detyruar te bente subvencionime te medha, per ruajtjen fizike te popullsise ne trojet e vjetra. Edhe zhvillimi I industrise se rende, te nxjerrjes dhe perpunimit te thjeshte te pasurive tokesore e nentokesore, behej per te mbajtur te stabilizuar, ne nje gjendje ekonomike te percaktuar, popullsine e ketyre zonave qe rritej me shpejtesi. Ne kuptimin strategjik, politik dhe ekonomik, keto zona kishin status te veçante. Investimet kryesore, ishin me shume çeshtje te pushteti qendror se sa te pushtetit lokal.

Para 100 vjetesh, statusi ekonomik e kulturor I ketyre zonave ishte krijuar gjate nje periudhe qindravjeçare. Marredhenijet ekonomike tregetare midis krahinave ishin te konsoliduara, dhe kriteret e ekonomise se tregut brenda rendit feudal, vepronin mbi bazen e rregullave dhe kodeve te shkruara e te pashkruara. Rrjeti i komunikimit e shkembimit, ne zonat rurale malore te Shqiperise, punonte si sahat dhe ishin krijuar qendrat tregetare rurale, te cilat mund te quheshin edhe qytete per ate kohe. Ne kete gjendje ekonomike, tregetare e kulturore e gjeti territorin e Toskerise, pragu I formimit te identitetit modern te kombit tone. Keto perpjekje te medha te elites intelektuale dhe patriotike, u mbeshteten nga nje zhvillim I mire ekonomik e kulturor I kesaj treve. Ne radhe te pare, del si domosdoshmeri njohja historike e zhvillimit te ketyre zonave dhe e individeve te shquar, te cilet kane bere historine reale. Studimi I kesaj pervoje, si pozitive ashtu dhe negative, dhe ringjallja e tradites te produkteve natyrale te truallit te larmishem shqiptar, do te ishte baza e fillimit te konceptimit, se si duhet menduar planifikimi I ri I zhvillimit te ketyre zonave. Ne vazhdim, mund te rekomandoja zonifikimin e ri sipas funksioneve dhe prioriteteve te reja qe do te kete zhvillimi ne keto zona. Hartimin e kufijve sekondare, te zonave te reja te zhvillimit qe pershkrojne disa njesi vendore, ku karakteristikat dhe traditat e zhvillimit jane te peraferta, per te pershtatur rrjetin e ri te komunikmit dhe te infrastruktures ne funksion te zhvillimit kompleks dhe shfrytezimit racional te te gjitha pasurive natyrore, bujqesore, kulturore etj. Ne kete menyre, mund te realizohet nje integrim me I mire I ketyre zonave me njera tjetren, pavaresisht kufijve te bashkive. Studimet per zhvillim ne vazhdimesi, mund te permiresoheshin deri ne integrimin e plote te tyre me te gjithe teritorin e vendit. Zhvillimi do te depertonte dhe do te gjalleronte qendrat urbane te ketyre zonave, te cilat me gjitha kapacitete e medha urbane, te ndertuara ne kohen e monizmit, jane ne gjendje inactive sepse mungon produkti dhe fuqia njerezore eshte zvogeluar, deri ne mbijetese te plote.

Pyetje 7. Pergjigja juaj konçize tregon,  nje shkalle te larte profesionalizmi dhe ndjenja patriotike. Do tu njoh me mire, me gazetarin patriot e pasionant Marin Mema, qe te beheni nje dyshe e forte kolonjaresh, per te kontribuar me mire ne keto rruge te pashkeluara. Pyetja eshte: A keni bere ndonje kontakt vete me kryetarin e bashkise Kolonje, per te krijuar grupet dhe studiot planifikuese profesionale, per keto ide zhvillimi te ketyre krahinave, te cilat ishin mjaft interesante?

Pergjigje 7. Thjesht dhe ne menyre modeste, do te thosha se ky duhet te jete motivi shtytes per te menduar, ne radhe te pare, si specialist e intelektual. Duhet te krijohet dhe stimulohet nje mendim  dhe debat I ri, per modelet e ardheshme te zhvillimit, ne te gjitha nivelet e shoqerise. Nuk diskutohet pregatitja profesionale dhe shkencore ne nivele te larta, sepse ate nuk e kemi te kompletuar, per arsye te shumta. Ne radhe te pare duhet te kthjellohemi nga konfuzioni dhe pasiguria, qe na ka kapur fort. Brezi I ri qe po futet pa gare, per te marre ne dore fatet e vendit, me duket I papregatitur per kete sfide historike. Ka njohuri shume te pakta dhe nuk interesohet sa duhet, per njohjen e historise dhe traditave te paraardhesve te tyre. Flokebardhet ne vendin tone jane akoma shume energjike dhe mendjemprehte, jane ne shumice, ne cilesi shume te mire dhe me ndjenja patriotike te arrira. Ky brez akoma nuk e ka mbyllur epoken e tij, sepse mezi po ben kalimin e akteve te trashegimise, per dorezimin e tapive te pronave pasardhesve te vet, te cilet megjithese me teknologji ”dixhitale te nivelit te larte”, akoma nuk po I zgjidhin dot keto pune. Gazetari I madh kolonjar Marin Mema, I vetmi qe mund te bashkepunoj ne te ardhmen, eshte per tu respektuar dhe duhet propozuar, per ta bere te pakten qytetar nderi te Kolonjes. Ne kontaktet e reja qe do te bej me kryetarin e bashkise Kolonje, do ja propozoj menjehere. Ne kontaktet e meparshme me te kemi diskutuar per disa probleme te planifikimt te territorit dhe zhvillimit. Nuk kemi perfunduar ndonje marreveshje bashkepunimi, me studiot e mija shume te specializuara, qe mund ti drejtoj dhe udhezoj, mbi bazen e pervojes se madhe ne funksionet teknike, te cilat i kam ushtruar gjate 40 viteve ne strukturat e pushtetit vendor dhe ne rang qarku. Shpresoj ne vitin 2020 te konkretizojme disa bashkepunime qe mendoj se jane me te nevojshme, per zgjerimin e bazes se studimeve planifikuese ne teritor, te permiresimit te sherbime e infrastruktures mbeshtetese te tyre. Nje program I gjere bashkepunimi, mund te jete organizimi I aktiviteteve, nen drejtimin e bashkise per vitin 2020, si viti I ”Skender Luarasit”, ne pervjetorin e 120 te lindjes se tij. Strukturat teknike dhe menazheriale te bashkise jane te reja dhe te paprofilizuara mire, per funksionet qe do te kryejne. Sfidat e ardheshme qe I presin drejt rruges se konsolidimit te shteti tekniko-ligjor, nuk mund te zgjidhen pa aktivizuar e mbeshtetur, arritjet e deritanishme te sektorit privat, I cili eshte ne rrugen e modernizimit te vazhdueshem te tij, duke thithur nivelin me te larte shkencor e profesional ne vend. “Nevoja e shtyn shkencen me shume se disa universitete”.

Pyetje 8. Kur njihemi per here te pare me nje person, I cili ka nje nivel te pranueshem kulturor ne komunikim, zakonisht pyetet per origjinen e tij. Per arsye qe dihen, ne shqiptaret nuk e njohim mire ose hiç fare  historine e krahinave te origjines sone. Perse kjo pyetje ne komunikimet e para? Mos eshte deshire per te kompesuar mosdijen tone, duke u kenaqur me konsiderata te percipta per njeri tjetrin, te cilat krijohen nga komunikime te niveleve çfaredo te gjuhes se perditeshme. Kafenete ose mejhanet tona jane kthyer ne klube llafazanesh, ku te gjithe jane te mençur. Zyrat e qeverisjes jane kthyer si zyra Gestapo, ku nuk flet njeri dhe nuk kupton njeri se çfare kerkon. Ne kohen e monizmit para 30 vjetesh ndodhte e kunderta. Pyetja eshte: Çfare keshilla do te na jepte profesor Skender Luarasi per kete prapambetje kulturore qe kemi ne komunikim?  

Pergjigje 8. Gjendja eshte shume shqetesuese, per kete nivel te ulet qe kemi ne komunikim. Edhe te huajt e vene re shume shpejt kete dukuri. Kjo nuk ka te beje me traditen e mikpritjes, e cila po reziston akoma ne bedenat e saj shekullore.  Vleresimet pozitive nga te huajt, jane me shume per arsyen sepse mikpritja ne vendet e tyre nuk eshte e tille ose nuk ekziston. Eshte kjo nje lloj mikpritje shqiptare, qe sherben si nje porte e zbukuruar, per te hyre ne ashefet tona, ku niveli I komunikimit zbret sipas numrit te shkalleve poshte e me poshte. Ky nivel I ulet komunikimi, eshte edhe ne mejhanet dhe kafenete tona. Mobilimi dhe arendimi modern ose klasik I  mjedise te tyre, pasqyron deshirat e nje pjese te “elites se biznesit” por nuk po ndikon fare, ne modernizimin e mendjes dhe veprimit tone. Fasada dhe reklamimi ekstrem I saj, po na kthehet ne nje bukuri, e cila me shume po na “vret” se sa po na ndryshon per mire. Devijimi I mendimit, idealeve, qellimeve dhe deshirave ne jete, drejt ketyre strukturave “arkitektonike dhe akomoduese” prej kartoni, I mban ato ne gjendje fizike dhe kimike qe nuk I duhen asnje laboratori dhe studio, per eksperiment dhe modelim. Gjendja ne zyrat e qeverise eshte akoma me keq, eshte njelloj sikur te permbysesh nje te keqe dhe te dalin dy te keqija. Ne kete rast, profesor Skender Luarasi duhet te ngrihej si Krishti para 2000 vjetesh, dhe te filloje predikimet sipas stilit te tij largpames, per nje komunitet qe ka dale nga “rruga e zotit”.

Pyetje 9. Po e “banalizojme” pak pyetjen e mesiperme, ne terrenin tone “vulgar”. Nuk do isha dakord me termat e mesiperme, por gjendja e komunikimit ne shoqerine, qytetin tone, fshatin tone, lagjen tone dhe truallin tone eshte e mjerueshme, dhe nje nga faktoret e prapambetjes sone, ne te gjitha drejtimet. Faik Konica I famshem e perseriste kete gje, ne “kohe merzie” per te. Pyetja eshte: Nga studimi I veprave te Skender Luarasit, çfare konkluzione mund te nxjerrim per qendrimet kritike te tij, ndaj kesaj prapambetje ne komunikimin e gjere midis shqiptareve, e cila po na prish pune sot ne zhvillimin tone demokratik e perendimor?  

Pergjigje 9. Veprat e Faik Konices dhe te Skender Luarasit, sa me pare duhet te botohen nga institucionet tona studimore dhe arsimore, neqoftese ekzistojne keto institucione sepse u beme…. nuk di si te shprehesh. Keta korifenj te trashegimise sone me te shquar kolonjare dhe kombetare, do te ishin mesuesit legjendare te te gjitha brezave te Shqiperise, ne çdo kohe. Mbasi te perfundoje ky proçes njohje e trashegimise sone, te nivelit me te larte per te gjitha koherat, do te isha I gatshem te vrisja mendjen, per te nxjerre ato konkluzione, te cilat do ju pelqenin juve dhe opinionit publik. Pa qytetare te formuar me kulture perendimore, te cilet nuk I grisin kapaket e saj, sapo shkelin ne truallin ametar, ketu do te ngelemi dhe rruget do ti kemi me shume mjegull. Qytetare qe nuk kuptohen me veten e tyre, se çfare bejne e mendojne, jane ne nivelin e mungeses se lirise se eger. Me mire keto arritje do ti komentonin dy korifejte e mesiperm. I keshilloj te gjithe, ti gjejne veprat e tyre dhe ti lexojne se do te ndihen sikur kane lexuar Biblen dhe Kuranin.

Pyetje 10. Profesor Skender Luarasi ne vitet 30, kur filluan te çfaqen idete e para komuniste ne shoqerine intelektuale shqiptare dhe levizjen punetore, kreu nje veprim internacionalist shume te guximshem dhe te pazakonte per nje intelektual shqiptar, ne ne nje vend te perendimiti cili kercenohej nga vende te tjetra perendimore nen diktaturen fashiste. Pranimi I kthimit ne atdhe, kur sapo ishte instaluar diktatura komuniste, tregon se ai kishte nje fare simpatie per idealizmin e nje shoqerie te re. Pyetje eshte: A e ndryshoi menjehere ai qendrimin, kur pa ne fakt se ne vitin 1946, kjo ideologji dhe ky sistem I ri po shkaterron edhe ato pak lidhje qytetare ne shoqerine tone? E ndjeu ai menjehere rrezikun, jo vetem te shkeputjes se lidhjeve tradicionale ne komunikim midis krahinave, por edhe izolimin perfundimtar nga perendimi demokratik, qe do te kishte pasoja vetevrasese, te cilat nuk po I sherojme dot as sot?  

Pergjigje 10. Shekulli I 20, ka qene shekulli I lulezimit te idealizmave te shumta, per zhvillimin perspektiv te shoqerise njerezore. Kontinenti Europian ishte fidanishje e kultivimit me tepri, te rrymave te tilla idealiste. Keto rryma te perpunuara ne teori, me shume kujdes e mjeshteri nga mendimtare te medhenj,  perhapen me shpejtesi ne kontinentin tone, sidomos ne brezin e ri qe nuk e “adhuronte” me brezin e vjeter. Nje pjese e mire e rinise se arsimuar shqiptare, perqafoi teorite majtise qe udhehiqeshin nga internacionalja Komuniste Kominterni. Gjendja shume e prapambetur ne pergjithesi e te gjitha strukturave shtetformuese dhe shoqerore te Shqiperise ne raport me Europen ku enderonin po kthehej ne nje deshperim per pjeses e arsimuar te shoqerise dhe qe kishte pare bote me sy. Pavaresisht nga ndeshja finale ku fitoi krahu ektremist I majte me frymezim dhe mbeshtetje sllavolindore ne drejtimin e shoqerise, zhvillimi I mendimit e ideve perparimtare per kohen ne shoqerine shqiptare dhane efekte te medha ne shoqerine tone te prapambetur sepse u mbeshtet nga shume intelektuale patriote e nacionaliste. Nga me kryesoret dhe me aktivet ne fjale e vepra ishin edhe disa patriote rilindas te periudhes se fundit historike te Rilindjes Kombetare. Skender Luarasi u radhiT ne eliten e pare te intelektualeve shqiptare qe nxiti dhe frymezoi kete ndryshim te madh. Ai ju perkushtua ne vitet 30 te shekullit te kaluar me veprime konkrete perhapjes se kesaj fryme perparimtare, qe ngjalli shpresa te medha per ndryshimin e shoqerise dhe te sistemit politik. Patjeter, ai e ndryshoi qendrimin e tij menjehere, sapo pa pasojat e instalimit te sistemeve te tilla idealiste.

Paqesor Kajmaku

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori