SI DUHET TE JETE KRYETARI I BASHKISE

HYRJE

Po te hedhesh nje sy te vemendshem, ne listat e kandidateve per kryetar bashkie, ne radhe te pare do te çuditesh per; kryetaret e partive te tyre, forumet partiake qendrore qe I zgjedhin dhe forumet vendore qe I propozojne. Masa ose shumica edhe gabon. Kryetari I partise mban pergjegjesi, edhe kur gabon edhe kur nuk gabon. Ne radhe te dyte do te merzitesh per; rezultatin e zgjedhjeve si parti, kur nuk fiton partia juaj. Ne radhe te trete do te skandalohesh kur; kandidati fitues eshte nje person, I cili nuk te jep asnje garanci per administrimin e mire te bashkise. Ne kete rast binomi, Sovran-Politike, nuk eshte ne binare. Zgjidhje dhe zgjedhje, per kater vjet nuk ka. Materiali analitik I meposhtem, do te perpiqet te jape disa konsiderata dhe zgjidhje, te cilat nuk varen nga sovrani. Me I miri I te keqijve, eshte si djathi I dhelpres per korbin.

Pervoja historike

Ne prag te perfundimit, te mandatit qeverises te kryetareve te bashkive, te zgjedhur mbas miratimit pa konsensus te reformes territoriale dhe me zgjedhje vendore njepartiake, mendova ti rikthehesha edhe njehere, nje analize me te plote te arritjeve dhe deshtimeve te kesaj reforme. Shkaku spontan ishte nje bisede, e bere disa vite me pare, mbas miratimit te reformes territoriale nga parlamenti, me kolege e specialiste te vjeter, te cilet kane punuar, ne keto struktura lokale drejtuese, nga koha e monizmit. Kjo kishte te bente me krahasimin e kryetareve te bashkive, me kryetaret e ish komiteteve ekzekutive te keshillave popullore te rrethit. Nuk ka rendesi se ç’fare pergjigje u dhashe, por nje gje me beri pershtypje, dhe sot u vertetua plotesisht, se konceptet dhe vizionet tona per pushtetin lokal (flas vetem per pushtetin lokal sepse kam 40 vjet qe punoj dhe bashkepunoj me te) jane te njejta, edhe mbas ndryshimit te sistemit politik dhe formacionit ekonomik e shoqeror. Si mund te jene njelloj keto funksione, ne sisteme te kunderta politiko-ekonomike? Vetem ne nje gje mund te kishin te drejte, dhe e miratoj pa hezitim, se niveli I formimit politik, intelektual dhe pergjegjshmeria; dje partiako- shteterore kurse sot vetem ligjore dhe patriotike (dashuria per vendin ne rradhe te pare pastaj per njerezit) duhet te jete e njejte. Me keqardhje konstatoj se, megjithese nuk duhet te mohojme qe jemi pasardhes te prinderve tane, te cilat punuan dhe drejtuan sistemin e kaluar, jemi shume larg disa vizioneve dhe perkushtimeve te tyre per zhvillimin ekonomik e shoqeror te vendit. Çdo komb ka historine e tij dhe nuk mund te harrohet çfare ka ndodhur. Ne mbasi kemi retushuar disa here historine tone, po ngelemi pa histori, sepse nuk na hyn ne pune, ne kete rruge qorre ku po shkojme. Me thjesht, neqoftese perfaqesuesit e nje brezi, I cili po kapardiset, si ndryshues I madh I vendit, harron traditen e trasheguar nga brezat e meparshem, te cilet ne kohen e tyre kane bere disa “çudira”, nuk ka si te mos çudite boten e brezave te tjete, me budallalleqet qe po ben.

Nga ky konstatim I shkurter, pak pesimist, (analiza e gjere e ketij proçesi kerkon nete te tera per ta menduar dhe as une nuk ja kam ngene) me shkoi mendja tek nje rruge e shkurter zgjidhje, roli vendimtar I kryetareve te bashkive, si autoriteti I vetem pergjegjes, I cili mund te ndryshoje kete gjendje. Deri tani, nga pervoja ime dhe kontaktet me ta, I kam vleresuar me autoritet “kompetenti” absolut, I cili rrjedh nga kohet e feudalizmit pa kulture. Kete kompetence absolute, te cilen nuk  jua ka cenuar askush, po ta shfrytezonin me pak perkushtim e patriotizem, do jua kalonin nga rezultatet rilindasave te vertete te kombit shqiptar, te cilet buxhet te vetem kishin ate te xhepit te tyre.

Disa cilesi premtuese

Si duhet te jete ky kryetar bashkie, I cili do te pershpejtoje proçeset e konsolidimit te administrates publike, per nje drejtim dhe menazhim modern te kesaj “ndermarrje” gjigande, te emertuar ligjerisht bashki. E trajtova si ndermarrje, sepse puneson vazhdimisht me mijera punonjes, pa vleresuar akoma efektivitetin e punes se tyre. Barre e madhe per buxhetin e saj dhe te qeverise, e cila i financon per te mbijetuar, por edhe per te abuzuar. Kerkesat baze, te cilat duhet te plotesoje nje kandidat per kryetar bashkie, po I rendit si me poshte:

  1. Mosha jo me e vogel se 45 vjet.
  2. Pervoja ne pune ne administrate publike dhe funksione drejtuese te tjera 15 vjet.
  3. Pervoja ne pune ne kompani private si menazher 5 vjet.
  4. Kualifikimi profesional sipas rendesise arkitekt (10 pike), inxhinier (6 pike), ekonomist (3 pike), jurist ( 1 pike). Ky vleresim perputhet me perqindjen e problemeve, te cilat duhen zgjidhur ne menazhimin e bashkise. Ne radhe te pare vleresoj strukturat teknike, pastaj ato ekonomike e juridike. Strukturat teknike jane shume te veshtira per tu ngritur, per aresye te mungesave te medha ne legjislacion dhe kapacitete njerezore.
  5. Perberja familjare duhet te jete mbi nivelin mesatar intelektual dhe me contribute, ne sektoret perkates; teknik, ekonomik dhe juridik te menazhimit te institucioneve te ndryshme.
  6. Te kete referenca te spikatura per bashkepunim me fondacione te suksesshme, ne sektore te shumellojshem qe ato veprojne.
  7. Per kualifikime te nivelit me te larte pasuniversitar, brenda ose jashte vendit, mendoj se ato mund te jene nje stoli, pasi te plotesoje te parat.
  1. Mosha me e madhe se 45 vjet.

Kjo kerkese nuk ka te beje me diskriminimin e me te rinjve. Ne kushtet kur ne vendin tone, nuk kemi arritur akoma konsolidimin e nevojshem te pushtetit lokal, dhe te mungeses se nje shkolle per pregatitjen e administratoreve te tij, eshte e domosdoshme te mos nxitohemi ne kandidimin e kryetareve te bashkive, poshte kesaj moshe. Nje fjale e urte thote;  pervoja eshte nje vlere qe nuk e merr as ne shkollat me te mira. Po ne shkollat tona?! Atehere keta te rinj, me pretendime per ngritje ne karriere, qofte edhe politike, ku dhe kur do ta arrijne nivelin e duhur, per te qene drejtues te nivelit te larte? Pra garanci mund te jete vetem nje kohezgjatje e pranueshme e karrieres se tyre, ku do te vertetohen me referenca te plote, si ne kohe dhe ne cilesi arritjet dhe kualifikimet e tyre. Çfaredolloj kualifikimi universitar dhe pasuniversitar, te kete kandidati per kryetar bashkie; nje pervoje intensive, komplekse dhe e suksesshme, ploteson me se miri edhe disa kategori kualifikuese qe lidhen me shkencat shoqerore, historike dhe filozofike, te cilat jane te nevojshme per vazhdimin e karieres politike. Me kualifikim te mire profesional dhe kariere te suksesshme, plotesohet figura e nje intelektuali te vertete, I cili jep shpresa per nje drejtim me nivel profesional dhe patriotik te pushtetit te dhene nga partia e tij dhe populli. Mosha e duhur duhet ta beje me te pergjegjshem, per te zgjidhur ankesat dhe kerkesat e komunitetit, sepse perputhet me moshen e edukimit te familjes se tij, me femije ne moshe relativisht delikate.

  1. Pervoja ne pune ne administrate publike dhe funksione drejtuese te tjera 15 vjet.

Kjo eshte shume e rendesishme, sepse ketu do te merren referencat e besueshme, jo vetem si dokumenta por edhe do te tregojne, duke e vertetuar ne praktike  seriozitetin e plotesimit te dosjes se tij dhe evidentimin e plagjaturave te mundshme. Funksionet ne administraten publike nuk duhet te jene te lidhura  vetem me pushtetin e nje partie  por te jene te shtrira ne disa ndryshime  pushtetesh  pa nderruar teseren e partise. Keto funksione duhet te jene te lidhura fort, me kualifikimin e tij professional  per te treguar vazhdueshmeri dhe respekt per kualifikimin e marre  si baze e ngjitjes ne kariere dhe jo thjesht per merita te tjera te “shquara”, te cilat nuk jane garanci per vazhdimin me sukses te karieres profesionale dhe politike. Kjo jep garanci, ne vleresimin e plote intelektual  duke zbehur siç behet deri tani  funksionet e pastra politike te emeruara te cilat kane deshtuar plotesisht dhe kane cenuar interesat e zhvillimit tekniko-shkencor te vendit. Nje kompletim I tille intelektual, eshte nje garanci per aftesite dhe guximin qe duhet te kete nje drejtues I tille, te beje reforma te pershpejtuara (jo te parakoheshme siç po ndodh nga te paaftet ose injorantet , te cilet i kemi me tepri).

  1. Pervoja ne pune ne kompani private si menazher 5 vjet.

Kjo kerkese merr vlera specifike, per nevojat e  modernizimit ne menazhimin te bashkise dhe per thjeshtimin dhe goditjen me metoda ligjore, te strukturave burokratike te paafta, te emeruara nga strukturat politike per “merita” te veçanta. Reformimi I metejshem I administrates publike ne bashki, nuk ka te beje vetem me kualifikimin e vazhdueshem te strukturave te reja, pa kualifikimet perkatese dhe pervoje zero, sepse eshte njelloj si te vazhdosh metoden e plepave mbas 30 vjetesh. Nje pervoje e tille, kuptohet pozitive dhe me shprese per kariere te suksseshme, eshte garanci per vendosjen mbi baza ligjore, te bashkepunimit me bizneset private te sferes se ndertimit dhe sherbimit, te cilat I interesojne bashkise, per te realizuar me suksees programet e qarta dhe te studjuara mire te saj. Ne kete rast bashkepunimi dhe rakordimi I pervojave ekzistuese te tyre, do te jape me shume siguri per vazhdimesine e tyre dhe perfitimin reciprok. Qellimi I ketij bashkepunimi, I cili duhet te jete afatgjate, ne radhe te pare do te jete ne interes te bashkise e komuniteteve, per te marre sherbime te mira dhe te lira, por edhe te mbeshtetjes e fuqizimit te ketyre bizneseve, per te jene gjithnje e me kompetitive, ne arritjen e qellimeve te tyre per zbutjen e krizave te punesimit, te cilat mund te krijohen nga reformimi I metejshem I administrates se bashkise. Ne kete rast, suksesi do te jete I perbashket dhe problemet sociale te punesimit dhe rritjes se pagave do te jene me te mundshme. Ndjeshmeria e pushtetit lokal ndaj biznesit vendas, I cili deri tani ka qene shume I ulet, ne keto kushte bashkepunimi dhe perfitim reciprok, do te nderroje drejtim dhe do te gjeneroje energji te reja, kapitale te fjetura dhe te diskriminuara, kapacitete njerezore te kualifikuara me shpenzimet e vete bizneseve, ndjeshmeri me te madhe sociale dhe solidaritet shoqeror real, mbi bazen e suksesit dhe kenaqesise qe te sjell nje pune e mire.

  1. Kualifikimi profesional sipas rendesise arkitekt (10 pike), inxhinier (6 pike), ekonomist (3 pike), jurist ( 1 pike).

Ky vleresim perputhet me perqindjen e peshes se problemeve, te cilat duhen zgjidhur ne menazhimin e bashkise. Ne radhe te pare vleresoj strukturat teknike, pastaj ato ekonomike e juridike. Strukturat teknike jane shume te veshtira per tu ngritur, per aresye te mungesave te medha ne legjislacion dhe kapacitete njerezore te pamjaftueshme, ne bashkite e vogla e te mesme. Ne bashkite e medha eshte problem pagesa e ulet e specialisteve dhe drejtuesve te kualifikuar dhe presioni I madh I politikes dhe bizneseve te fuqishme, te cilat lobojne per interesat e tyre. Disa nga keto probleme, ne bashkite e medha, zgjidhen me adresime ne territoret e bashkive te tjera, duke modernizuar strukturat drejtuese dhe teknike te bashkive me te vogla, per te studjuar paketa te plota zhvillimore ne interes te bizneseve vendase dhe te huaja, per te bere konkurencen reale ne zhvillimin ekonomik, ne teresi te vendit, dhe shperndarrjen e investimeve ne sa me shume sektore zhvillimi. Perfitimet ne kete rast, jane te qarta dhe shperndarrja e fondeve financiare dhe kapaciteteve njerezore, harmonizon me mire zhvillimin e vendit dhe zbut krizat sociale, te cilat po thellohen vazhdimisht. Rendesia e kualifikimit teknik te kategorise se arkitektures, urba anistikes dhe inxhinierise ne pergjithesi, per kryetaret e bashkive forcon boshtin tekniko-ekonomik te drejtimit te saj, duke I dhene perparesi te pares per arsye te anashkalimit ose mosvleresimit  nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe veshtiresise  per tu kuptuar nga komuniteti dhe grupet e interesit. Ketu fillon transparenca reale e veprimtarise se bashkise, ne programet e projektet e saj, dhe efektshmeria ekonomike e sociale e tyre. Nje strukture teknike e kompletuar dhe e specializuar ne bashki, nen drejtimin e nje kryetari specialist te kesaj pune, garanton sukses te padiskutueshem, ne te gjithe veprimtarine e bashkise. Ne kete bashki, nuk ka vend te diskutohet per korrupsion. Per sektorin ekonomik, do te kete kushte komode pune, per te kryer me sukses harxhimin e fondeve publike dhe proçeduren e tenderave, per te cilat akoma nuk mund te vendosen specifikimeve teknike e ligjore qe te nxisin zhvillimin dhe modernizimin e tyre dhe jo te kene efektin e kundert.

  1. Perberja familjare duhet te jete mbi nivelin mesatar intelektual dhe me kontribute ne sektoret perkates teknik, ekonomik dhe juridik te menazhimit te institucioneve te ndryshme.

Ketu nuk duhet te kete keqkuptime, mbi origjinen qytetare ose fshatare te kryetarit te bashkise. Origjina e popullsise te Shqiperise eshte 90 % fshatare qe para 75 vjetesh, shtoji edhe 70 % psikologji fshatare dhe individualiste te popullsise qytetare perpara po kaq vjetesh dhe del perqindja e paperfillshme. Kete e verteton gjendja sociale, qytetare dhe demokratike e popullsive te fryra heterogjene ne te gjitha qytetet e vendit. Nga bisedime me njerez te ndryshem te te gjitha moshave ne krahinen time te Kolonjes e Leskovikut, (bashkia Kolonje) mirekuptim me te plote gjej ne komunitetin me banim ne fshat se sa me shoket e mi te femijerise ne qytet. Kjo ka arsye historike ne formimin e qyteteve shqiptare mbas viteve 50, te cilat u populluan me banore nga disa fshatra te zhvilluar nga ana ekonomike e kulturore dhe te lidhur ngushte me sistemin e ri qe po niste te ndertohej. Ne keto kushte ndryshimi u kombinua ne fillim me rrenimin e inteligjences qytetare, e cila ishte e pasur dhe e shkolluar ne perendim. Pra nuk mund te kete dallim midis nje te shkolluari me origjine fshatare dhe atij me origjine qytetare, sepse jane edukuar ne te njejtin sistem. Evidentimi dhe perjashtimi vlen per intelektuale te cilet perfaqesojne familje qe ne vazhdimesi kane dhene kontribute ne zhvillimin dhe drejtimin e vendit, ne çfaredolloj sistemi ekonomiko-shoqeror. Kete histori kemi, keto vlera kemi dhe nuk mund ti mohojme, se ne te kundert nuk shkojme asgjekundi, siç po ndodh tani. Ne te njejten kohe, ky evidentim eshte respekt dhe vleresim per trashegimine tone, ne çdo sektor, jo vetem ne histori, kulture dhe etnografi. Te pakten ne historine tone te shkurter te shtetformimit mbi 100 vjeçar, roli I individit ka qene percaktues, si per mire dhe per keq. Ose me sakte, brenda se mires ka pasur edhe te keqia ose e kunderta. Veprimtaria pozitive e individeve te shquar, e ka nje baze ne origjinen dhe trashegimine e familjes se tyre dhe komunitetit ku ata jetonin. Ne krahinen tone, kjo eshte shume e thjeshte per tu evidentuar, si eksperience pozitive ne menazhimin e pushtetit local, pavaresisht idealeve utopiste qe ata besonin. Nje gje nuk mund te kundershtohet, se paraardhesit tane te ndershem e punetore, shkrine jeten e tyre per te rritur nivelin ekonomik e kulturor te popullit, te cilin e donin me shume se neve sot. Deshtimi I sistemit socialist, nuk I ngarkon ata me asnje pergjegjesi, qofte edhe fare te vogel, ne aspektin si e po e trajtoj ne kete shkrim. Per te tjerat nuk ndez asnje shkendije, sepse nuk lidhen me tematiken, e cila do te trajtohet edhe ne shkrimet e ardhshme per çeshtje te tjera te pushtetit lokal.

  1. Te kete referenca te spikatura per bashkepunim me fondacione te suksesshme ne sektore te ndryshem.

Pervoja ne bashkepunim me fondacione, te cilat veprojne ne sektoret sociale, te zhvillimit rural, te ruajtjes se trashegimise historike e kulturore dhe zhvillimit te infrastruktures ne pergjithesi, eshte shume e rendesishme, sepse tregon aftesi te veçanta ne menazhimin e fondeve dhe plotesimin e kerkesa strikte per levrimin e tyre. Pregatitja profesionale, shkencore dhe kulturore ne keto fondacione, eshte e nivelit me te larte, se sa ne administraten shteterore ose biznesin privat dhe  kualifikimet e vazhdueshme e plotesojne kapacitetin intelektual, me mire se kudo tjeter.

Vazhdimi I kesaj pervoje te suksesshme, ne drejtimin e bashkise dhe ruajtja e lidhjeve me keto fondacione, eshte nje rruge e shtruar me pare, e cila lehteson besueshmerine e institucionit shteteror qe do te drejtoje. Ne kete rast, ndihma konkrete te cilen mund te jape ne sektore te tjere bashkepunimi me fondacionet e huaja, duke ndihmuar konkretisht ne hartimin e studimeve dhe paketave te plota, per zhvillimin e bashkise ne sektore te tjere zhvillimore, te cilet nuk lidhen drejperdrejt me funksionet ligjore te bashkise.

Nje vizion I tille bashkepunimi, me donacione te huaja per zhvillimin e bashkise, do te krijoje premise per ndertimin e strukturave teknike studimore mbeshtetese, brenda administrates se bashkise ose ne pamundesi, vendosje bashkepunimi permanent me studio te specializuara, te cilat mund te ndihmojne ne keto studime dhe njekohesisht ngritjen e nivelit teknik e profesinal te stafeve te bashkise, te cilat sot  nuk jane ne nivelin e duhur, per te mbeshtetur zhvillimin dhe menazhimin e bashkise nga ana teknike, ekonomike dhe juridike.

  1. Per kualifikime te nivelit me te larte pasuniversitar, brenda ose jashte vendit ,mendoj se ato mund te jene nje stoli pasi te plotesoje te parat.

Kjo kerkese ka rendesi per bashki te qyteteve te medha, te cilat jane qendra qarku ose neser qendra rajoni. Ne keto bashki, ku ka njekohesisht intitucione shkencore, kulturore dhe veprojne organizata dhe fondacione kryesore ne rang vendi, do te ishte shume mire qe niveli I larte shkencor I pregatitjes se kryetarit te bashkise, te favorizonte vendosjen e bashkepunimit me keto institucione te shumellojshme, per te bashkerenduar me mire perpjekjet e strukturave te bashkise per menazhim e zhvillim. Kjo do te ishte nje ndihme dhe pervoje, edhe per bashkite me te vogla kufitare brenda dhe jashte qarkut, te cilat kane mundesi te kufizuara per te ngritur struktura te afta ne burimet njerezore. Ne kete rast se bashku me qeverine, do te krijonte nje skeme me integrale, per bashkepunim e ndihme ne kualifikime dhe specializime te strukturave drejtuese e menazheriale te pushtetit lokal. Deri tani, ne veprimtarine e pushtetit lokal keto proçese bashkepunimi kane çaluar, dhe asnje pale nuk ka kryer detyren e saj. Kete e verteton niveli I ulet I menazhimit te bashkise, nga strukturat teknike, ekonomike dhe juridike. Ne kete rast, niveli I drejtuesve kryesore te bashkise nuk e ka arritur nivelin e duhur, sepse piramida shteterore nga qendra ne baze ose e kunderta, nuk ka funksionuar ne asnje drejtim. Kjo vihet re, ne mosefektivitetin e duhur te sherbimeve publike, investimeve me fonde te qeverise dhe pengesa te medha ne zbatimin e ligjeve e vendimeve te Keshillit te Ministrave.

Plotesimi ne masen dhe cilesine e duhur, nga kryetaret e bashkive te kerkesave te mesiperme, jo vetem qe do rrise nivelin e drejtimit e menazhimit te bashkise, por do te ofroje specialiste dhe eksperte me pervoje ne administraten e saj, sepse per te sherbyer ne keto sektore ka shume intelektuale, te cilet perveç kerkeses per page dinjitoze, kane me shume pretendime per te kryer nje pune ne sherbim te vendit e komunitetit. Kete njerez nuk jane te pakte, por ata duan qe puna e mire, te sjelle nje kenaqesi te veçante, sidomos kur zbukuron vendin dhe jeten e komunitetit.

Ark. Paqesor Kajmaku

 

 

 

 

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori