RRUGA QAFA E QARRIT-ERSEKE STUDIM I TRAFIKUT LIDHES

August 20, 2022

 

RRUGA E RE QAFA E QARRIT-ERSEKE

NDIKIMI I SAJ NE PROJEKTIMIN E RRJETIT TE RI RRUGOR LOKAL

SI JANE PROJEKTUAR DERI TANI RRUGET E REJA LOKALE

Po ti besh nje analize zhvillimit dhe ndertimit te rrjetit rrugor ne krahinen e Kolonjes, per periudhen mbas vitit 1945, nuk kupton vetem pamundesine e kryerjes se studimeve urbanistike para se te beheshin projektet e zbatimit te tyre, por diçka tjeter, qe eshte historiku I ndertimit te tyre sipas mundesive ekonomike te organeve qeverisese per gati 70 vjet. Ne ndertimin e tyre kane vendosur ekonomistet me shkolle e pa shkolle, dje me laps kopjativ, sot me kompjutera te vjeter dhe programe te vjeteruara. Gur mbi gur behet mur, shtrese mbi shtrese behet mullar. Skema e rrjetit rrugor lokal qe ka mbijetuar dhe ka percaktuar akset e piketimit te rrugeve te reja lokale nga topografet me dylbi, eshte ajo qe plotesonte me mire nevojat e transportit te produkteve bujqesore e blegtorale, domethene, rruget me te mira te aksesit bujqesor. Deri ne vitin 1991 kur bujqesia ishte çeshtje e te gjithe popullit, jemi ne rregull me kete konceptim dhe menazhim te ketij rrjeti rrugor lokal, I cili plotesonte edhe kerkesat minimale te levizjes me mjete te qytetareve. Levizja e tyre ne masen 90 perqind kryhej me kafshe ose me kembe deri ne qendren me te madhe urbane te krahines. Ne keto kushte zhvillimi, vazhdimi I permiresimit dhe ndertimit te rrjetit te ri rrugor do te respektonte rruget ekzistuese qe lidhnin zonat dhe sektoret ekonomike me te rendesishem te krahines. Deri ne vitin 1991 nuk mund te pretendohej nga vendimmarresit dhe projektuesit te benin ndonje ndryshim te madh ne konceptet e projektimit te tyre, sepse edhe sistemi politik-ekonomik ne fuqi nuk ishte I qarte se si do te shkeputej nga ai   ekzistues.

Problemet u thelluan dhe gjendja u perkeqesua mbas vitit 1991. Levizjet e qytetareve me makinat e tyre private dhe ndryshimi I emerteses se mallrave, nga fshati ne qytet e anasjelltas, kerkonte, te pakten, permiresimin e rrjetit ekzistues, se per te bere rrjet te ri ishte akoma shpejt. Nuk mund te imagjinohet se çfare rruge te reja me standarte te mira teknike do te ndertoheshin ne ato kushte, pa projekte, pa preventive, pa tendera, pa kontroll punimesh. Shumica e atyre rrugeve, neqoftese funksionojne normalisht, tani duhet te jene bere per here te trete ose te katert. Arkiva e projekteve te zbatimit te rrjetit rrugor lokal pothuajse nuk ekziston ose eshte e reduktuar ne disa flete projekti me cilesi teknike shume te dobet. Dem I me I madh financiar eshte bere ne rruget elektorale qe jane asfaltuar pa respektuar kushtet teknike. Kostoja e mirembajtjes se tyre eshte e pamundur me fondet e bashkise. Investimi I ri I plote, ne gjurmet e tyre ekzistuese, pa perfunduar studimin e gjithe rrjetit rrugor lokal. te riorganizuar sipas koncepteve te planifikimit dhe zhvillimit te gjithe territorit te bashkise, do te ishte shperdorim I fondeve dhe sabotim I zhvillimit.

Rrjeti rrugor lokal, ne krahinen e Kolonjes, por edhe ne fushgropen e saj ka qene ne gjendje shume te keqe para vitit 1991. E vetmja rruge lokale e asfaltuar ishte rruga e minieres se Bezhanit me gjatesi 1.8 km dhe degezimi per ne fshatin Qafzes me gjatesi 4 km. Meqenese rrjeti rrugor ne pergjithesi ruan nje skeme radiale me qender qytetin e Ersekes, pozicioni gjatesor juge veri I rruges nacionale Korçe-Erseke-Leskovik, me gjatesi 80 km ne territorin e krahines ka ndikuar ne lehtesimin e qarkullimit, sepse segmente te caktura te rruges nacionale jane njekohesisht, sipas funksionit, pjese te rrjetit rrugor lokal, deri ne qendren e krahines. Funksionimi ne kete menyre I rrjetit rrugor, ka favorizuar shumicen e fshatrave ne pjesen me te zhvilluar te krahines dhe ne te dyja anet e rruges nacionale. Distancat e tyre nga rruga nacionale eshte shume e shkurter nga disa qindra metra deri ne 4 km. Megjithate gjate 30 viteve te fundit u asfaltuan me cilesi te dobet disa rruge lidhese ne fshatrat rreze Gramozit, me gjatesi nga 1.2 deri 3 km. Zbatimi me fanatizem I skemave te vjetra te rrjetit rrugor lokal, ka ulur efektivitetin e investimit, sepse per disa shtepi jane harxhuar fonde te konsiderueshme, ne rruge qorre, qe nuk krijojne mundesi per vazhdimesi investimi ne te ardhmen. Zvogelimi I numrit te banoreve te fshatrave dhe pakesimi I transportit te produkteve dhe mallrave, nga frenimi I zhvillimit, e ka bere te paleverdisshme nga ana ekonomike, projektimin dhe zbatimin e rrjetit rrugor lokal ne keto zona me zhvillim shume te paket ose ne renije. Problemet e pazgjidhura te planifikimit te territorit dhe te zhvillimit, ne pergjithesi e kane lene jashte interesit  publik e shteteror, zhvillimin e rrjetit rrugor nacional e lokal. Planifikimi klientelist dhe spontan I investimeve ne rruget lokale e kane perkeqesuar akoma me shume gjendjen e tij.

PSE DUHET TE NDRYSHOJNE KONCEPTET E PROJEKTIMIT TE RRUGEVE LOKALE LIDHESE

Pershkrimi I shkurter I gjendjes se rrjetit rrugor ne krahinen e Kolonje, fushegropen e saj dhe ne zonen bufon deri 4 km te rruges nacionale, me ndertimin e rruges se re nga Qafa e Qarrit deri ne Erseke, e ka detyruar studion projektuese te hartoje studimin se si duhet te planifikohen dhe projektohen rruget lidhese ne te gjithe gjatesine e saj. Qellimi I hartimit te ketij studimi, nuk eshte krijimi I skemave te reja te rrjetit rrugor lokal, per te plotesuar kerkesat e veçanta te zonave urbane, bujqesore dhe turistike. Kjo ka ndodhur deri me sot dhe ka deformuar skemat dhe orientimet e zhvillimit ne te gjithe territorin e bashkise. Konceptet e projektimit te rrjeteve rrugore lokale te lidhura me infrastrukturen rajonale ne pergjithesi dhe ate rrugore ne veçanti duhet te ndryshohen per disa arsye:

  1. Mungesa e planifikimit shkencor te territorit, ne nivelin qendror dhe vendor, nuk mund te behet pengese ose te mjegulloje konceptet moderne te planifikimit dhe projektimit te infrastruktures rrugore. Rritja e shpejte e investimeve dhe shtrirja e rrjetit te ri rrugor ne te gjithe territorin e vendit dhe te bashkise Kolonje, nuk mund te prese
  2. deri sa te perfundojne planet e munguara deri tani te planifikimit te territorit dhe te urbanizimit te sistemeve te ndryshme te tij.
  3. Shikojme me shqetesim se autoritetet pergjegjese te bashkise se bashku me organet pergjegjese per planifikimm e territorit, jo per faj te tyre, akoma nuk jane te kompletuara me personelin teknik perkates per te bere planifikime dhe studime te tilla, te cilat kerkojne eksperte te nivelit te larte profesional dhe me pervoje te madhe.
  4. Kane shume veshtiresi te bashkepunojne me studio te specializuara projektimi te nivelit te larte inxhinierik dhe teknologjik, sepse u mungon baza e te dhenave dixhitale, te cilat mund tjua ofrojne per bashkepunim sipas ligjeve ne fuqi. Ne kete menyre studioja eshte e detyruar ti siguroje vete keto te dhena.
  5. Studioja ne te tilla studime komplekse, duhet te angazhoje dhe te bashkepunoje me eksperte te fushave dhe disiplinave te planifikimit urban, te trashegimise kulturore e historike, te gjeologjise e hidrogjeologjise, te ekonomise dhe mjedisit etj, te cilet nuk mund ti kete te gjithe ne strukturen e saj. Organet shteterore dhe vendore nuk I favorizojne, ne buxhetin e tyre, gjithmone keto studime shkencore dhe te kushtueshme.
  6. Studimet dhe projektet e rrjeteve te infrastruktures rrugore jane te veshtira dhe kerkojne ekspertize te nivelit te larte planifikues dhe te guximshme. Perballimi me sukses I ketyre sfidave kalon neper koridore me “pengesa te shumta e kurthe te papritura”. Mungesa e pervojes, mosbesimi dhe transparenca e pamjaftueshme ne te kaluaren, midis paleve te interesuara per keto studime, ka lene hije dyshimi te cilat duhet te fshihen me nje te rene te lapsit.
  7. Çelesi I studimit te sakte dhe I zgjidhjes se problemit, ne kete rast, eshte nderthurja e koncepteve te planifikimit ne pergjithesi me ato te infrastruktures rrugore ne veçanti. Ne kete rast timonin e drejtimit dhe menazhimit te ketij proçesi te komplikuar planifikues duhet ta kete studioja e specializuar. Organet e qeverisjes vendore dhe strukturat pergjegjese te tyre mund te ndihmojne ne kete proçes dhe njekohesisht te fitojne pervojen e duhur e cila do t’ju vleje per te ardhmen.
  8. Mungesa e nje studimi te thjeshte te formatit informues, mbi kerkesat per zhvillim dhe leje ndertimi dhe trendin e zhvillimit te zonave te ndryshme te territorit dhe sistemeve perberese te tij do te ishte nje ndihme e vlefshme per specialistet e studios ne ndertimin e planeve specifike dhe sektoriale te planifikimit, te zonave te veçanta me rendesi per zhvillimin e turizmit etj.
  9. Mbas perfundimit dhe miratimit te ketij studimi nuk do te ishte e nevojshme qe per çdo investim ne infrastrukturen rrugore te kerkohej miratimi ne parim I keshillave te ndryshem bashkiake. Perfaqesuesit e zgjedhur nuk mund te kene formimin e duhur profesional te zgjedhin nepermjet votes projektin zhvillimor me te mire, brenda disa minutave.
  10. Mendojme se kjo eshte rruga me e shkurter dhe me racionale per te realizuar informimin e opinionit publik, komunitetin e gjere dhe investitoret ne te gjitha format e reja te perdorimit te tokes, pavaresisht nga niveli I hartimit te PPV te bashkive deri me sot.

Paraqitja e ketij studimi te shkurter, ne nivelin e vizioneve qe ka studioja jone dhe te informimit publik, sa me real dhe te besueshem, eshte qellimi kryesor I ketij materiali, te cilin e paraqesim per njohje ne bashkine e Kolonjes.

 KONCEPTET BAZE  TE PLANIFIKIMT DHE PROJEKTIMIT TE RRUGEVE LOKALE LIDHESE MBAS NDERTIMT TE RRUGES SE RE

Ne zonat kodrinore dhe malore te çdo vendi, ndertimi I nje infrastrukture te re te tipit rajonal e kombetar sjell nje shprese dhe optimizem per perspektiven e zhvillimit te territorit ne fjale. Infrastruktura e re rrugore qe I eshte propozuar bashkise Kolonje, per tu ndertuar ne vitet ne vazhdim, eshte nje mundesi per te zbuluar e njohur me mire nga vendasit dhe te huajt Kolonjen e vertete ne natyralitetin e saj. Gjate projektimit, ndertimit dhe diskutimit te zhvillimit te rrjetit te ri rrugor do te zbulohet shpirti I vertete dhe kultura e ketij komuniteti, te dalluar ne te gjithe territorin e vendit tone. Rruga nacionale ekzistuese qe lidh Korçen me Gjirokastren, ka qene nje nga veprat me te rendesishmepublike te ndertuar ne 100 vitet e fundit ne krahinen e Kolonjes e Leskovikut. Rruga e re me standarte disa here me te mira se ekzistuesja, kjo e vleresuar ne kohen dhe komoditetin e levizjes, do te jete vepra me e madhe publike e 100 viteve te ardhshme. Kjo rruge, me keto parametra te sotem, do ti sherbeje krahinave tona dhe vendit per 100 vjet. Gjysherit tane na tregonin se si projektohej kjo rruge nga inxhinieret, sidomos per gjurmen nga kalonte. Disa banore te pasur te fshatrave ortodokse paguanin inxhinieret dhe administratoret per te shmangur kalimin e saj prane fshatrave te tyre, disa banore te fshatrave bektashiane paguanin per te kaluar rruga ne qendrat e fshatrave te tyre, vete administratoret e shtonin qellimisht gjatesine e rruges me kthesa te shumta, per te shtuar fondet qe llogariteshin sipas gjatesise se saj. Vetem ne cilesine e punimeve, prerjet terthore teknike dhe veprat e artit nuk u tolerua aspak. Kjo tregon se investimi I rruges ekzistuese para 100 vitesh, perveç zhvillimit te madh ekonomik e tregetar te krahines, pati ndikime te medha ne nivelin ekonomik e social te punonjesve te saj. Nje harmonizim I tille I kerkesave publike me ato private duhet te jete shembull I mire historik per tu patur parasysh nga hartuesit e projektit, miratuesit dhe opinoni publik lokal. Rritja e shpejtesise dhe ndryshimi I kohes aktive eshte nje formule qe ka dhene rezultat ne kohet e shkuara dhe duhet te jete akoma me efektive ne kohet e sotme. Depertimi ne qendren dhe aksin e krahines sone, e nje rruge te tille me shpejtesi dhe kohe 3 here me te favorshme se rruga ekzistuese, eshte nje ndryshim I madh qe ne radhe te para duhet te pasqyrohet ne mentalitetin e komunitetitt tone te kulturuar, brenda dhe jashte krahines, ne Shqiperi e diaspore. Meqenese kjo eshte gjurma e pare e nje rruge me standarte te larta teknike ne te gjithe Shqiperine Juglindore, u detyruam dhe e pame te domosdoshme, te hartonin krahas projekti te aksit kryesor edhe rrjetin rrugor local qe do te permiresonte trafikun dhe transportitn ne te gjithe krahinen dhe me gjere deri ne disa pika kryesore te krahinave kufitare. Parimet e formuluara nga ekspertet e studios sone konsistojne ne disa vleresime te reja qe nuk jane perdorur me shume efektivitet ne skema te tilla projektuese ne te shkuaren.

Parimi 1. Ne çdo fushe studimi e projektimi ndryshimet cilesore sjellin ndryshime sasiore. Nuk mund te justifikohet nje veper publike, cilesore dhe e shtrenjte, neqoftese nuk angazhohen struktura teknike e shkencore me kapacitete njerezore te mjaftueshme per te vazhduar studimin sasior ne te gjithe territorin qe mbulon ajo.

Parimi 2. Ne çdo fushe te gjere e komplekse studimi e projektimi ndryshimet e konsiderueshme sasiore sjellin patjeter ndryshime evidente cilesore, ne radhe te pare ne formimin e koncepteve te reja te zhvillimit, ne autoritetet pergjegjese per zhvillimin dhe ne komunitetin vendas qe te aftesohet ne rolin e tij si aktor I rendesishem ne kete proçes.

Parimi 3. Rritja e shpejtesise dhe e prurjeve ne nje tubacion kryesor nuk mund te jete efektiv neqoftese kjo rritje nuk perthithet nga rrjetet sekondare e terciale, qe funksionojne me te njejtin rritem.

Parimi 4. Linjat dhe rrjetet e vjetra, jashte skemes se sistemit te ri, nuk anashkalohen por ingranohen ne rrjetet e fundit, qe nuk mund te funksionojne me te njetin rritem si ato te rejat.

Parimi 5. Shpejtesia dhe koha, ne pjeset e skemes se re te rrjetit rrugor, duhet te konkuroje sistemin e vjeter me te njejtin koeficient ne te gjithe zonen bufon te aksit kryesor qe eshte ne studim, te planifikuar per fazen e pare.

Parimi 6. Zona periferike e afert dhe e larget qe mbulon rruga e re, duhet te studjohet ne menyre relative me disa variante lidhje e komunikimi me kete rruge. Pasurite e medha natyrore, zonat me vlera turistike e kulturore, popullsia e rralle, kushtet e veshtira te relievit dhe klimaterike te zones malore, kerkojne disa alternative te levizjes tranzit dhe nga disa drejtime ne rrjetin e saj rrugor qe do te lidhet me rrugen e re dhe rruge te tjera te kategorive te ndryshme ne te ardhmen, per te gjithe zonen juglindore te vendit.

Parimi 7. Rruget e rrjetit sekondar duhet te lidhin sa me shume fshatra, te shfrytezohen nga sa me shume banore e udhetare dhe te transportojne shumicen e mallrave e sherbimeve. Gjatesite e tyre duhet te jene te pakten jo me te vogla se 10 km. Ne zonen e sherbimit te tyre duhet te futen edhe fshatrat e braktisur, per tu dhene akses zhvillimi ne te ardhmen, pavaresisht nga ecuria aktuale e kerkesave per zhvillimin e territoreve te tyre.

Parimi 8. Nje skeme e sakte dhe e qarte e te gjithe rrjetit rrugor qe mbulon dhe lidhet me rrugen e re, do te harmonizonte me mire interesat publike me interesat e investitoreve, gjate ndertimit te rrjetit merimange te rrugeve te kantjereve te ndryshme te ndertimit, qe perveç demtimit te mjedisit, me vone nuk sherbejne per asgje. Sidomos ne zonat malore me terrene te aksidentuara dhe rreshqitese, kjo do te ishte nje komardare shpetimi per disa nga mjediset e bukura natyrore te zones.

Parimi 9. Nje dokument I tille planifikimi dhe zhvillimi, I hartuar sipas parimeve te mesiperme, duhet te kete vleren e nje memorandumi te miratuar me referendum. Ndryshimi ne çdo pjese te sistemit te tij duhet te ndjeke rrugen e proçesit te hartimit dhe miratimit te meparshem.

 

SEGMENTI I RRUGES QAFA E QARRIT – RRUGA E QAFZEZIT

SEGMENTI I RRUGES MOLLAS – KRYQEZIMI QINAMIT

SEGMENTI KRYQEZIMI I QINAMIT – ERSEKE

TABELA PERMBLEDHESE E TE DHENAVE KRYESORE TE RRUGES PER ÇDO DESTINACION URBAN FUNDOR

V.O. Ne kete tabele jane llogaritur te gjitha gjatesite e rrugeve funksionale, nga pika baze e llogaritjes deri ne destinacionin urban perfundimtar, mbasi te perfundoje rruga e re nga Qafa e Qarrit deri ne Erseke dhe I gjithe rrjeti rrugor lokal qe lidhet me te.

Emertimi I rruges nga pike baze  e llogaritjes deri ne destinacionit urban fundor Pjesa e gjatesise se saj ne rrugen e re nacion.

 

Pjesa e gjatesise se saj ne rrugen ekzist. nacional.

 

Pjesa e gjatesise se saj ne rrugen ekzist. lokale

 

Pjesa e gjatesise se saj ne rrugen e re lokale

 

Gjatesia e saj nga pika baze e llogaritje deri ne destinac. urban fundor Koha e levizjes ne rrugen e re nacionale mbas perfund. te saj Koha e levizjes ne rruget lokale lidhese mbas perfund. te tyre Koha e levizjes ne rrugen nga pika baze e llogaritjes deri ne destinac. urban fundor
Qarr-Helmes  4200 m    500 m  1100 m  1600 m   7400 m   4 min  7 min 11 min
Qarr-Mollas  7500 m        0 m        0 m        0 m   7500 m   8 min  0 min   8 min
Qarr-Mollas- Rr.minier-Shtike  7500 m   3000 m  3800 m    200 m 14500 m   8 min 14 min 22 min
Qarr-Mollas- Rr.minier-Butke  7500 m  3000 m  4500 m    200 m 15200 m   8 min 16 min 24 min
Qarr-Mollas- Rr.minier-Milec  7500 m  3000 m  3700 m    200 m 14400 m   8 min 14 min 22 min
Qarr-Mollas- Rr.minier-Skorov  7500 m  3000 m  2500 m    200 m 13200 m   8 min 12 min 20 min
Qarr- Gorice-Qinam 10800 m        0 m        0 m  1000 m 11800 m   11 min  2 min 13 min
Qarr- Gorice-Qinam-Selenice 10800 m    800 m        0 m  1000 m 12600 m   11 min  4 min 15 min
Qarr- Gorice-Qinam-Kreshove 10800 m    800 m  2200 m  1000 m 14800 m   11 min  8 min 19 min
Qarr- Erseke-Starje Qender 17000 m  1200 m  2700 m        0 m 20900 m   17 min  8 min 25 min
Qarr- Erseke-Starje Kaskollare 17000 m    700 m  2100 m        0 m 19800 m   17 min  6 min 23 min
Qarr- Erseke-Rehove Variant. 1 17000 m  1000 m  2200 m        0 m 20200 m   17 min  6 min 23 min
Qarr- Erseke-Rehove Variant. 2 17000 m    300 m  2200 m        0 m 19500 m  17 min  5 min 22 min
Qarr- Qafzes Variant. 1   6000 m        0 m  2600 m        0 m   8600 m   6 min  5 min 11 min
Qarr- Qafzes Variant. 2   4200 m        0 m        0 m  1700 m   5900 m   4 min  4 min   8 min
Qarr- Qafzes-Boshanj   4200 m         0 m    3800 m  1700 m   9700 m   4 min 11 min 15 min
Qarr- Qafzes-Psar I Zi   4200 m         0 m    7000 m  1700 m  12900 m   4 min 17 min 21 min
Qarr- Qafzes-Psar I Zi-Selen. Pishes   4200 m         0 m  10100 m  1700 m  16000 m   4 min 24 min 28 min
K.Vithk-Lubonj.-Selenic. e Pishes         0 m         0 m  13400 m  7000 m  20400 m   0 min 41 min 41 min
Shtylle-Ballaban-Selenic. e Pishes         0 m         0 m  10000 m  2900 m  12900 m   0 min 26 min 26 min
Qarr- Qafzes-Çlirim   4200 m         0 m  11100 m  1700 m  17000 m   4 min 26 min 30 min
Qarr- Qafzes-Çlirim-Lencke   4200 m         0 m  17100 m  1700 m  23000 m   4 min 38 min 42 min
Qarr- Qafzes-Çlirim-Orgocke   4200 m         0 m  24200 m  1700 m  30100 m   4 min 52 min 56 min
Qarr- Qafz-Çlir- Orgocke- Q.Dell.   4200 m         0 m  24200 m  6400 m  34800 m   4 min 61 min 65 min
Qarr- Qafz-Çlir- Org-Q.Dell-Frash   4200 m         0 m  24200 m 13100 m  41500 m   4 min 75 min 79 min
Qarr- Gorice-Qinam-Vodic V1 10800 m        0 m        0 m  3200 m 14000 m  11 min  7 min 18 min
Qarr-Gorice-Qin-Selen-Vodic V2 10800 m  4000 m    5200 m  1000 m 21000 m  11 min 20 min 31 min
Qarr-Gorice-Qin-Selen-Bejkove 10800 m  4000 m    2100 m  1000 m 17900 m   11 min 14 min 25 min
Qarr-Erseke-Lengez-Gostivish 17000 m  1000 m    2200 m  3000 m 23200 m   17 min 12 min 29 min
Qarr-Erseke-Gost

-Osum Bllato

17000 m  1000 m    2200 m  6800 m 27000 m   17 min 20 min 37 min
Qarr-Erseke-Lengez 17000 m  1000 m    2200 m  1200 m 21400 m   17 min  9 min 26 min
Qarr-Erseke-Dokoll-Kodras 17000 m  1400 m    3200 m        0 m 21600 m   17 min  9 min 26 min
Qarr-Erseke-Kodras-Kabash 17000 m  1400 m    3200 m  2600 m 24200 m   17 min 14 min 31 min
Qarr-Erseke-Kabash-Mesiçke 17000 m  1400 m    4600 m  3600 m 26600 m   17 min 19 min 36 min
Qarr-Erseke-Kab-Mesiçke-Zharkanj 17000 m  1400 m    4600 m  10200 m 33200 m   17 min 32 min 49 min
Qarr-Ersek-Mesiç –Zharkanj-Radom 17000 m  1400 m    4600 m  12200 m 35200 m   17 min 36 min 53 min
Qarr-Ersek-Mesiç –Radom-Q.Dellin 17000 m  1400 m    4600 m  18400 m 41400 m   17 min 49 min 66 min
Qarr-Ersek-Mesiç –Q.Dellin-Frasher 17000 m  1400 m    4600 m  25100 m 48100 m   17 min 62 min 79 min
K.Vithkuq-Qarr-Roshanj   4700 m        0 m          0 m    4800 m   9500 m   5 min 10 min 15 min
K.Vithkuq-Rez. Gjanç-Roshanj         0 m        0 m  11100 m          0 m 11100 m   0 min 22 min 22 min
K.Vithkuq-Rez. Gjanç-Rehove         0 m        0 m  13700 m          0 m 13700 m   0 min 28 min 28 min
K.Vithkuq-Qarr- Roshanj-Rehove   4700 m        0 m    5800 m    4800 m 15300 m   5 min 22 min 27 min
K.Vithkuq-Rez. Gjanç-Lubonje         0 m        0 m  13400 m          0 m 13400 m   0 min 27 min 27 min
K.Vithkuq-Qarr- Roshanj-Lubonje   4700 m        0 m    5500 m    4800 m 15000 m   5 min 20 min 25 min
                 
Qafa Qarrit-Erseke 17000 m  1000 m          0 m          0 m 18000 m 18 min 0 min 18 min

 

Tabela e mesiperme eshte nje udhezuese, per skemat orientuese te studimit dhe projektimit, te rrugeve te reja lokale dhe te rikonstruksionit te atyre ekzistuese. Nga te dhenat e tabeles, mund te nxirren vleresime teknike e ekonomike, per prioritete ne rradhen e investimeve te rrjetit rrugor lokal. Disa investime ne rruge periferike, qe lidhen me rrjetet  rrugore lokale te bashkive fqinje, duhet te harmonizohen me studimet dhe planet e tyre te zhvillimit te infrastruktures. Ky bashkepunim tekniko-ekonomik midis bashkive, do te rriste efektivitetin e investimit ne rrjetin rrugor dhe do te krijonte nje pervoje positive, per bashkepunime ne sektoret te tjere prioritare te planifikimit te territorit dhe te zhvillimit.

Ark. Paqesor Kajmaku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori