RRUGA QAFA E QARRIT-ERSEKE ANALIZE

August 20, 2022

 

 

 RRUGA E RE QAFA E QARRIT-ERSEKE

“PO TROKET NE PORTAT E KOLONJES”

HYRJE

Mbas kaq vitesh, pritjesh te gjata dhe dilemash te ndryshme, po fillon lidhja e krahines se Kolonjes, me rrjetin rrugor kombetar te  vendit. Te paracaktuar te fundit, per tu lidhur me rrjetin kombetar rrugor, para 100 e ca vitesh Kolonja ishte ne stacionin e rrugeve me te mira te vendit, sot ndihemi te çliruar nga “persekutimi”, per shkak te pozites sone gjeografike. Megjithese rruga pershkonte nje terren kodrinor e malor me kthesa te shumta, ajo konsiderohej nga rruget me te mira dhe me panoramike te vendit. Neqoftese ne vitet e para te saj, ishte ne qender te rruges se Toskerise, qe lidhte Manastirin me Janinen, me vone Korçen me Gjirokastren, ne kohen e sotme ajo mund te kthehet prape me statusin dhe rendesine e para 100 viteve. Baypasi I juglindjes se vendit, mbas integrimit te plote te Shqiperise ne Europe, dhe hapjes plotesisht te kufijve me fqinjet, do te kete perseri qendren e Kolonjes, si tangenciale te harkut rrugor brenda kufijve politike, dhe te harkut rrugor qe deperton ne ish trojet e vjetra shqiptare, para vitit 1912. Ky vizion I ri planifikimi dhe projektimi I rrjetit kombetar rrugor, I studjuar me mire se ne projektin e meparshem, I ploteson te gjitha kerkesat per zhvillimin e krahines sone, sipas planeve strategjike afatgjate te miratuara nga organet shteterore. Nje falenderim I duhet bere studios projektuese A&E Engineering dhe presidentes ing. Entela Çano, per punen e guximshme dhe te lavderueshme, ne kete projekt novator per rrjetin rrugor periferik te vendit. Me se fundi u realizua nje projekt vizionar, i cili ka pelqimin dhe miratimin e te gjithe intelektualeve kolonjare, dhe te pjeses me te madhe te komunitetit brenda dhe jashte Kolonjes. Kemi edhe fatin tjeter, se kjo studio po punon me perkushtim dhe profesionalizem te larte, per projektin e madh te ujesjellesit rajonal te Kolonjes. Ky projekt I komplikuar dhe I vetmi ne vendin tone, per nga lloji I konceptimit, funksionit dhe menazhimit, do te permiresoje rrenjesisht sherbimin ndaj komunitetit per kete produkt jetesor, do te krijoje kushtet per rritjen e nivelit teknik, ekonomik e financiar te strukturave dhe kapaciteteve njerezore, te cilat do te menazhojne kete ndermarrje te madhe sherbimi.

NJE KUJTESE NGA E KALUARA E AFERT

Para 40 vjetesh, u emerova ne ZUP-in e rrethit Kolonje. Nje nga projektet e para, ishte gjurma e unazes se re te qytetit. I diplomuar per arkitekture, e pranova me deshire kete projekt, shume te rendesesishem per urbanistiken e qytetit. Shmangej perfundimisht vazhdimi i rruges nacionale Korçe-Erseke nga qendra dhe zona urbane e tij. Projekti nuk ishte I veshtire, por kishte nje problem per miratimin, sepse kalonte kryesisht ne toka bujqesore, dhe gjatesia 2.3 km, ishte e madhe per nje qytet te vogel. Isha pak pesimist per miratimin e saj, sepse ishte nga unazat me te medha te vendit, e cila propozohej per nje nga qytetet me te vegjel. Ne kontaktin e pare me zv/ministrin e Ndertimit me tha “ç’e ke kete unaze per nje qytet si Erseka? Ne sapo miratuam unazen e Vlores 1.5 km! Nuk do te jete dakord drejtori Institutit te Urbanistikes!”. Replika me erdhi menjehere, sepse sapo kisha qene ne Vlore, para disa muajsh, dhe me beri pershtypje hyrja skandaloze e saj nga Fieri. “Ç’lidhje ka kjo me rrugen e stacionit te trenit ne Vlore, ajo nuk eshte unaze!” Morra menjehere miratimin dhe te nesermen u ktheva ne shtepi. Tani mbas 40 vitesh, kur unaza e Ersekes ka mbaruar perfundimisht, dhe eshte quajtur “lluks”, nga politikane te ndryshem, atehere duhet te quhet lluks, pas 35 vjetesh, baypassi I Vlores!!??  Kurse projektuesit dhe miratuesit e sotem duhet te varen!!??

Kjo histori e shkurter, verteton se sa pak vizion dhe guxim kemi patur dhe kemi, per te projektuar te ardhmen tone. Nuk angazhojme inxhinieret e sigurte dhe me pervoje, ne projektimin e infrastruktures, por akoma punojme me studio pa pervoje, servile te pushtetit, te cilat pergjegjesite e tyre, I mbulojne me kollaj nen kete çader. Unaza e Ersekes, sot sherben si unaza e vjeter, e cila u kthye ne rruge te brendshme te zones urbane, duke lehtesuar trafikun nga kaosi, shkaktuar nga pedonalizimi total i rrugeve kryesore te qytetit dhe sheshit “Rilindja”. Pa zbatuar rregullat dhe ligjet e urbanistikes, “te cilat e shenojne golin nga distanca me e larget”, nuk mund te kete zhvillim modern te infrastruktures ne Kolonje.

GJURMA E MEPARSHME E PROJEKTUAR E RRUGES,

SI TEZARJE E GJURMES EKZISTUESE

GJURMAT EKZISTUESE, PAMIRATUAR, NE ZBATIM

V.O: VIJAT KAFE DHE PORTOKALI JANE GJURMET E RRUGES EKZISTUESE DHE TE PAMIRATUAR. VIJA BLU ESHTE PROJEKTI NE ZBATIM.

 

Nga shqyrtimi I variantit te pare, te gjurmes dhe projekt idese teknike te rruges, nga Qafa  e Qarrit deri ne Erseke, kam arritur ne keto konkluzione tekniko-urbanistike.

Shkaterrimi I gjurmes ekzistuese 100 vjeçare, nga gjurma e re, eshte I papranueshem sepse nuk rrit shpejtesine e levizjes se mjeteve. Kjo rruge kalon ne zona  urbane dhe toka bujqesore pjellore, te cilat nuk kane alternative tjeter per komunikim, perveç kesaj rruge. Pra nukjustifikohen permiresimet teknike, ne profilet gjatesore, profilet terthore dhe sinjalistiken e rruges. Shembull negativ eshte gjurma e rruges ne lotin e pare, e cila kalon ne fushen e Korçes. Perveç uljes se detyruar te shpejtesise, sepse rreziku I aksidenteve eshte I madh, as sinjalistika nuk mund ti parandaloje gjithmone ato. Pra kjo rruge do te kryente njekohesisht disa funksione trafiku; rruge nacionale, rruge urbane, rruge aksesi bujqesor me stacione te panumurta, per tu lidhur me rrjetin merimange te sherbimeve te shumellojshme.

E konceptuar ne kete menyre, kjo rruge do te transformohej ne rruge dytesore. Atehere, si do te jete rruga nacionale e juglindjes se vendit, nje nga rruget me te vjetra, me cilesore dhe me te rendesishme lidhese, te dy rajoneve me te kulturuara te Shqiperise, Korçes e Gjirokastres, me potenciale zhvillimore akoma te pazbuluara dhe te pastudjuara? Ç’fare plane zhvillimore do te projektojne, kapacitetet intelektuale te ketyre krahinave, sidomos kolonjaret te cilet kane drejtuar dhe ndertuar historikisht  ne te gjithe vendin, me te tille rrjet komunikimi, I servirur nga inxhiniere dhe studio, pa asnje lidhje me historine dhe kulturen e saj.

ANALIZE E SHKURTER E PROJEKTIT TEKNIK TE MEPARSHEM

Nga nje analize e thjeshte e projektit teknik te meparshem, gjurma e tij imponon volume shume te medha te punimeve; ne germime, mbushje, mure betoni dhe ura, per te arritur ne standartin e duhur teknik. Jane 377 ml ura me hapesire drite 29 ml, 2000 ml mure betoni me lartesi deri 12 m, skarpate gjigande ne germim dhe mbushje, duke shperfytyruar terrenin dhe peisazhin e bukur natyror, I cil shoqeron aksin e saj. Sjell demtime te medha nga ana mjedisore, urbane dhe rezikshmeri rreshqitje ne fshatrat Mollas, Qinam dhe Selenice.

Keto volume gjigande te punimeve, te krahasueshme me rrugen Tirane-Elbasan ose rrugen e Arberit, nuk jane te justifikuara, nga ana ekonomiko-financiare, per trafikun ekzistues te mjeteve e njerezve. Trafiku ekzistues, ne aksin juglindor te vendit, eshte I kufizuar per aresye te rruges se amortizuar, por edhe te zonave ekonomike, me zhvillim te ulet dhe tregeti te kufizuar. Perdoret shume pak per trafik tranzit, midis zonave me te zhvilluara, me potencial te madh ekonomik. Volumet kryesore te trafikut, jane levizjet e shpeshte per qellime turistike, sportive dhe per eksplorim te pasurive te medha natyrore e kulturore te rajonit. Per kete arsye, kete aks rrugor, po e frekuentojne gjithnje e me shume turistet e huaj, me te gjitha llojet e mjeteve te transportit. Ata jane shume te kanaqur me bukurite natyrore te vendit, por kane pretendime per infrastrukturen e prapambetur dhe zonat urbane te degraduara. Keto funksione, mund ti luaje rruga ekzistuese, mbas nje rikonstruksioni te plote te saj. Do te sigurohej rritja e shpejtesise se levizjes se mjeteve dhe udhetareve, per te kursyer pak kohe dhe ulje te kostos se udhetimit, duke ndikuar shume pak, ne gjallerimin ekonomik e tregetar te krahines.

Krahasimi i kostos se larte te investimit, I cili mund te zgjase deri 10 vjet nga pervoja e deritanishme, vetem me fitimet nga zvogelimi I kohes se transportit 5-10%, eshte antiekonomik e antisocial. Çfare na duhet rritja e shpejtesise se levizjes, me 5-10% mbas 10 vjetesh, duke prishur rrugen ekzistuese, kur aty nuk do te kete ngelur asgje, dhe alternativat e tjera te transportit, mbas nje 10 vjeçari, do ta nxjerrin jashte loje kete rruge. Kam parasysh Boshtin e Jugut, rrugen Leskovik-Tre urat, rrugen Korçe-Berat dhe bllokimin e tregetise me zonat kufitare me territorin grek.

REKOMANDIME PER NJE GJURME TE RE TE RRUGES

Nga kjo analize e shkurter, dilet ne konkluzionin se; çfare lloji trafiku duhet ti pershtatet projektimi I aksit te ri te kesaj rruge? Rritja e fluksit turistik, ne kete aks rrugor, duhet te na beje te mendojme per projektimin e saj, ne kushtet e reja te prioriteteve te zhvillimit te kesaj zone dhe rajonit juglindor te vendit. Nje veshtiresi te pajustifikuar, ka krijuar dhe apatia e mungesa e vizionit, nga organet shteterore e vendore, ne ndertimin e nje strategjie lokale per zhvillimin e krahines, dhe ndertimit te rrjetit kompleks te infrastuktures mbeshtetese. Deri tani aktiviteti studjues dhe krijues I strukturave teknike te pushtetit lokal, eshte asfiksuar nga drejtuesit vegjetues ne mjedisin e tyre natyror te palevizur. Koha po leviz me shpejtesi ne te mire ose ne dem te interesave te Kolonjes. Duhet te veprojme me shpejtesi, koha nuk pret.

Per te rakorduar me mire fondet publike, ( keto 8 vitet e fundit kane qene te konsiderueshme) ne interes te zhvillimit ekonomik te krahines, per rastin e rruges Qafa e Qarrit-Erseke rekomandoj:

  1. Heqjen dore nga tezarje e rruges ekzistues, (per te zvogeluar gjatesine e saj) ne te njejtin reliev shume te aksidentuar, sepse ka kosto shume te larte, dhe zgjatja e punimeve per arsye qe dihen, do te rendoje koston e trafikut dhe demtoje zhvillimin e krahines.
  2. Devijimin e plote te aksit te ri rrugor, nga gjurma ekzistuese ne nje gjurme te re, ne terren me te pershtatshem dhe me kosto me te ulet. Kjo gjurme e re do te jete; ne perendim te rruges ekzistuese, sepse gjeresia dhe thellesia e perrenjve te Gramozit eshte minimale, duke shmangur veprat e kushtueshme te artit, germimet dhe mbushjet ne terrene natyrore spektakulare dhe argjinaturat gjigande te panevojshme.
  3. Harmonizimin e ketij rrjeti te dyfishte rrugor, ekzistues dhe te ri, me standarte projektimi dhe mirembajtje per rruge kryesore dhe rruge dytesore, me funksione prioritare te ndara, por edhe te lidhura me njera tjetren, ndermjet rrugeve te shkurtra. Kjo skeme rrugore, do te zgjidhe perfundimisht lidhjen e zonave urbane te fshatit dhe qytetit, duke e kombinuar investimin me fondet e bashkise, dhe jo si deri tani qe per çdo fshat me 20 deri 30 shtepi, behen rruge qorre te kushtueshme.

Koncepti I ri I kompozimit te rrjetit rrugor, ne pllajen e Kolonjes, do te harmonizoje me mire, zhvillimin e mbyllur te zonave urbane e bujqesore, te cilat deri tani jane ezauruar, me zbulimin e zonave natyrore, te cilat kane resurse te medha, per zhvillimin e turizmit dhe produkteve bio agromjekesore. Periferia e gjere e qytetit te Ersekes, eshte nje zone kryesisht natyrore e virgjer, me potenciale zhvillimi turistike te medha, nga kuotat me te ulta 1000 m deri afer majave te Gramozit mbi 2400m. Kjo zone natyrore e veçante, shtrihet ne nje gjatesi ajrore lindje perendim 6-7 km.

Neqoftese rrjeti I ri rrugor, do te ingranohet me mire me nje plan zhvillimi urban te kompletuar, atehere ai do te plotesoje kerkesat e mesiperme, dhe te gjithe perdoruesit e tij do te ngelen te kenaqur, sepse nje krahine e zhvilluar ekonomikisht e kulturalisht eshte e tille, sepse ka infrastrukturen qe meriton.

Ne fund, po jap nje rekomandim shume te rendesishem, per lidhjen e rruges se re me qytetin e Ersekes. Duke analizuar pozicionin e qytetit te Ersekes, ne qender te pllajes se Kolonjes dhe kryqezimin e aksit ekonomik tregetar veri-jug (rruga nacionale Korçe- Erseke) me aksin e zhvillimit natyror turistik lindje –perendim (mali I Gramozit-parku periferik-lumi Osum) mendoj, se kryqezimi me interesant, I cili ndihmon te dy akset, eshte pika e takimit midis parkut periferik (pyll artificial I natyralizuar mbas 70 vjetesh) dhe qytetit. Ne kete pike, pozicioni panoramik eshte me interesant dhe gjitheperfshires. Kjo I ben nje reklame fantastike kompleksit natyror te zones dhe me gjere. Hyrja e qytetit nga ana perendimore, (konteksi historik eshte I qarte, per nje krahine, nga ku jane nisur emigrantet e pare drejt ketij horizonti, nga ku me vone, sollen organizaten shtetformuese te kombit shqiptar) do te pershpejtonte studimet komplekse dhe investimet publike ne kete territor, per permiresimin e mjedisit natyror dhe mbrojtjen e detyruar te tij nga ndotjet urbane. Ky konceptim I ri, ne nderlidhjen e infrastruktures rajonale me ate lokale, do te zbuloje vlerat reale te mjediseve natyrore te periferise se Ersekes. Kjo do te rrite interesin dhe pershpejtoje mundesite e investimeve ne kete territor.

V.O. VIJA E KUQE ESHTE VARIANTI I PROJEKTIT. VIJA E BARDHE ESHTE VARIANTI I PROPOZUAR.

Ne perfundim, rruga e re Qafa e Qarrit-Erseke do te plotesoje me se miri nevojat imedjate dhe ne perspektive te zhvillimit kompleks te krahines se Kolonjes. e cila para 80 vjetesh mbas fillimit te shfrytezimit te saj, kishte katerfishin e banoreve qe ka sot, me vitalitet disafish dhe nje tregeti te zhvilluar, ne te kater anet e horizontit dhe ne çdo cep te saj.

Ark. Paqesor Kajmaku

  

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori