RRUGA KOLONJE – DANGELLI, AKSI ERSEKE – FRASHER

August 13, 2022

RRUGA KOLONJE – DANGELLI

HYRJE

Te mendosh te hartosh nje gjurme te re per rrugen rajonale Kolonje – Dangelli, ne fillim do te linde menjehere pyetja; Nuk ka rruge ekzistuese ne ditet tona, per te lidhur keto dy krahina te Toskerise? Pergjigjen e merr nga 60 fshatrat e shkretuara; te Kolonjes Perendimore, te gjithe krahines se Dangellise dhe Skraparit te Jugut. Nga braktisja e pasurive natyrore me vlera te jashtezakonshme te zemres se Toskerise; parkut masiv kombetar te Bredhit te Hotoves, pyjeve te pafundme te Orgockes, kullotave pa mbarim te malit te Radomit, lugines se lumit Osum me kaskaden energjitike te paprekur, formacioneve te gurit pllake te Suropullit etj. Neqoftese nuk degjohen britmat e zemres se Toskerise, duhet te degjohet sirena e alarmit, ose daullja e ndarjes se vendit ne kater rajone. Rreziku I ndarjes se Toskerise ne dy pjese, midis lindjes dhe perendimit, eshte nje akt politik I zhdukjes perfundimtare te saj. Historia e treves juglindore ku; rilindi ideologjia kombetare per shpetimin  e Shqiperise, u zhduk nga muzeumet natyrore te saj. Shkrimet ne vazhdimesi te kesaj teme, jane te lidhura jo vetem me rrugen Kolonje – Dangelli, por me zhvillimin e te gjithe Toskerise.

RETROSPEKTIVE HISTORIKE

Pervoja 40 vjeçare, si specialist ne projektimin urbanistik ne organet e pushtetit lokal, me jep te drejten ti ve vetes disa grada, si Osman Gazepi para mbretit Zog. Ky patriot nga vendlindja ime, I meritonte gradat, para se t’ja bente hallall mbreti  Zog, per ato qe ka bere per Leskovikun; vreshtat e Osmanit, kodra e Osmanit, gropa e Zogut dhe thaset me grure, te cilet i jepte pa defter familjeve te varfera, kur femijet u vuanin nga uria. Kete hyrje e mendova ne çast, pavaresisht se shumica e lexuesve, nuk do ta lidhin me permbajtjen e shkrimit ne vazhdim. Krahinat tona te quajtura Toskeri, ne kohet e sotme kane nxjerre nje superprodhim “intelektualesh”, “analistesh”, gazetaresh”. Sot drejtohen nga njerez jo vetem te paafte, por te paditur. Keta as nuk dine si te dine, as nuk duan te dine dhe as nuk mund te dine. Kete shkretetire zhvillimi intelektual e thelloi reforma territoriale, per te cilen nuk mund te fajesoj vetem politiken. Matematicienet e reformes territoriale “lane nam”, me llogaritjet e shoferave dhe keshilltareve komunale, te cilet pinin ne klubet e fshatrave, leket e popullit me popullin. Juristet e reformes territoriale, bene vetem disa mbivendosje te hartave te kazave osmane, nenprefekturave te mbreterise dhe rretheve te socializmit. Rezultati doli fenomenal, sepse vendi u kthye ne sistemin feudal para Tanzimatit, kur bejleret dhe kaçaket shqiptare benin namin. Tani mbas 7 vjetesh, reforme e “salloneve te sarajeve te sternipeve te bejlereve injorante”, konstatoj se kam qene I gabuar, per disa gabime te reformes. Ajo nuk ekziston ne asnje qelize te saj. Shpesh kur diskutoj me kolege, per shume çeshtje te kesaj reforme, arrijme ne konsensusin se, deshtimi I pushteti vendor eshte deshtim I gjithe sistemit politik qeverises te vendin. Kjo eshte si te deshtosh qe ne veze, ose te te ngordhin te gjithe zogjte, te cilet sapo dalin nga veza. Asnje inisiative e inicuar, nga nje pushtet qendror, e pakonsultuar nga hallexhinjte e bazes dhe e pafrymezuar nga klithmat e tyre per zhvillim, nuk eshte per tu pergezuar. Ketu fillon dhe perfundon e keqja, e cila na ka lidhur kembe e duar dhe na ka marre mendjen.

Krahina e Kolonjes dhe Leskovikut, jane trevat me te rendesishme te Toskerise lindore. Pozicioni I tyre gjeografik, eshte shume I rendesishem dhe shume I favorshem, per zhvillimin e Shqiperise Juglindore. Ne kete territor ka kaluar; rruga antike “Egnatia”, rruga lidhese e pashallekut te Janines me te Manastirit, rruga auto Manastir Janine. Sot kalon unaza e juglindjes se vendit, e vetmja rruge auto pergjithesisht e pandryshuar ne 100 vjet. Krahinat e bashkise Kolonje, para vitit 1940, lidheshin me krahinat kufitare, brenda dhe jashte kufijve shteterore me 12 dogana dhe pika kalimi tregetare. Ne qendren e Kolonjes, akoma nuk ishte formuar qyteti I saj. Erseka, mund te jete e vetmja qender nenprefekture, ne te cilen pjesa tregetare dhe administrative e saj ishte disa here me e madhe dhe e urbanizuar se e gjithe pjesa tjeter. Ngritja e kesaj qendre komplekse tregetare, ne qender te fushe gropes se Kolonjes, u pranua nga kolonjaret, leskoviqaret dhe banoret e krahinave kufitare, nga me te pasurat dhe te kulturuarat ne Shqiperi. Ky eshte argumenti me thelbesor dhe bindes, per te kthyer vemendjen e politikes dhe kombit nga zemra e Toskerise, per te mos e shkeputur ate nga lidhjet e saj historike, nga koha e antikitetit deri ne kohen e principatave feudale. Ne kohet e sotme, ajo nuk mund ti riperterije keto lidhje, pa gjetur familjen e humbur, pa nje reforme historike te thelle aadminstrative, pa nje infrastrukture moderne dhe pa zhvilluar qendren e saj, Erseken. Te gjitha rruget te çojne ne Rome. Treva e juglindjes se vendit, pa Erseken e vogel shume te bukur, mund te mbijetoje vetem si rezervat natyror. Keto vlera e cilesi natyrore, nuk ja merr dot askush.

Gjeografikisht dhe historikisht, ne qender te Toskerise malore, kemi Frasherin. Gota plot e ketij kryefshati, I cili sot eshte I boshatisur dhe I harruar, ka ushqyer ne shekuj, nga siper Kolonjen dhe nga poshte Permetin. Qytetaret e kulturuar, te ketyre dy krahinave, nuk duhet ta harrojne kurre Frasherin, origjinen e disa frymezimeve atdhetare dhe ndryshimeve kulturore ne historine e tyre te degjuar.

Para dy vitesh, profesori dhe ekonomisti permetar Sherif Bundo, botoi ne nje gazete shkrimin “Njeqind fshatrat turistike, pa kryefshatin Frasher”. Ne fillim do ta qetesoj per shqetesimin e tij. Çeshtja e mosperfshirjes se kryefshatit Frasher, ne programin e “100 fshatrave”, nuk eshte shume shqetesuese. Frasheri historik nuk e ka problem, neqoftese nuk ftohet ne nje aheng me raki, mjalte, qofte dhe kuleçe, ku behen “llogje Kavaje” siç themi nga Kolonja. Vete programi I “100 fshatrave” nuk ka lidhje me kryeqendra si Frasheri. Prandaj nuk kane guxuar ta vene ne kryeliste, se nuk do te pranonte vete fshati dhe historia e tij. Dua ti them diçka me serioze prof. Sherif Bundon per shkrimin e tij;

-Profesor Sherifi, jam shume dakord me ju per konstatimin tuaj. Por mjaft, me konstatime nga te gjithe koleget tuaj. Ka ikur koha vetem e konstatimeve, se me kujton kohen e shkuar, kur koleget tuaj merreshin me kursimin e nje qeske çimento, disa gozhdeve, ashklave te hekurit dhe coperave te drurit. Por nuk guxonin te thoshin asnje fjale kunder “mendimit te famshem ekonomik”, per lumenjte e shperdorimeve, te cilet e thane truallin shqiptar, nga objektet “gjigande ekonomike” te socializmit. Keto objekte, per brezin e sotem jane si “ufo”, por mbajne akoma gjalle nostalgjine per kohen e komunizmit. Sot eshte koha e pergatitjes se programeve te zhvillimit te vendit, nga intelektualet qytetare, kudo qe jetojne. Politikanet nuk jane te gjithe te keqinj, por edhe ne jemi “mendjemedhenj” dhe “inaçore”, dhe ofendohemi menjehere ne karakterin tone “akademik”, i cili shetit neper media, pa na sjelle asnje kothere buke. Parulla jone duhet te jete; “ Ne fillim ndertohet vendi, me vone njerezit dhe pastaj administrata e pushtetit”. Vetem keshtu parrulla e vjeter,”kuadri kalitet nepermjet punes”, vlen edhe per sot. Pra kemi tradita ne kete fushe, te cilat mund ti aplikojme me sukses.

FRASHERI SI KRYEFSHAT I TOSKERISE

Qender e Toskerise se Eger

Skicuar nga sateliti rajonal, ne lartesi 132 km nga toka, sa eshte perimetri I gjashtekendeshit, me qender Frasherin dhe kulmet kendore; Erseke, Leskovik, Dhembel, Kelcyre, Çorovode, Ostrovicke, me brinje te barabarta 22 km seicila, kryefshati I Toskerise eshte njekohesisht, qendra e shenjte historike dhe gjeografike e Toskerise se Eger. Ne diten e Festes se Madhe ne Frasher, duhet te ngrihen pishtaret gjigande ne malet e gjashtekendeshit; Tomor, Ostrovicke, Gramoz, Postenan, Dhembel dhe Trebeshine. Kjo shenjteri madheshtore, ne nderim te Teqese Bektashiane te Frasherit, duhet te perseritet ne te gjitha festat e shenjta, te çdo kendi te ketij gjashtekendeshi me siperfaqe 1200 km2.

Frasheri eshte i merzitur, kur e harrojne krahinat, brenda ketij gjashtekendeshi; Dangellia, Shqeria, Permeti, Leskoviku, Kolonja, Vakefet dhe Skrapari. Qendra e Dangellise u ka dhene aq shume ketyre krahinave, sa nuk ja lajne borxhin, vetem duke e kujtuar, por duhet ti japin pozicionin dhe rendesine e duhur, ne zhvillimin e Toskerise, rajonit qe perfshin keto krahina. Boll po shpikim rajone, me qendra qytetesh te medha, te cilat nuk mbajne dot poturet e tyre, e jo me ata qe u kane dhene qyteterimin, te cilin sot e abuzojne. Ne fund te fundit, vendi yne do vleresohet ne çdo kilometro katrore, nga ne dhe te huajt, si nje fshat I madh, ose si Stambolli I vogel. Pjesa bregdetare dhe Durana, do te jene te “Venedikut” te madh, I cili fillon ne Uashington dhe perfundon ne Rome. Ndarja e re territoriale e vendit ne kater rajone, do te zbuloje piken ku ndodhet Frasheri I Vjeter. Vetem atehere Toskeria e Lashte, do ta pranoje si qendren e pjeses me te eger te saj.

Perseri te reforma territoriale. Nuk jam dakord se, komunat e meparshme ishin me mire. Ato i zgjidhnin disa probleme emergjente te komunitetit, siç I zgjidhte Osman Gazepi me parate e tij. Krahasimi eshte pak per te qeshur, por keshtu vajten keto pune. Po vazhduam te qeshim keshtu, do vije nje dite, kur nuk ka per te qeshur njeri ne krahinat tona. Njerez te tjere nga mbrapa diellit, ne keto troje te lashta, mbas disa dekadash do te bejne nojmat e tyre. Atehere do te marrim çmimin Oskar, per pevojen kineze te “100 kulturave dhe ideve”, te shkrira ne kete vend, ku asnjeri nuk I di se nga e ka origjinen. Te me falin Frasherllinjte e shumte, por shpresa per kete krahine eshte, ti rikthehemi edhe njehere kryevepres “O malet e Shqiperise dhe ju o lisat e gjate, fushat e gjera me lule qe ju kam ndermend dite e nate”. Shqiperia e ka harruar, pushteti qendror e vendor e ka harruar, krahinat kufitare e kane lene ne harrese.

Me lart u shpreha per deshtimin e reformes territoriale. A kemi deshtuar ne çdo reforme? Çfare reforma jane keto, te cilat e bllokojne menjehere trurin tone te trullosur, sapo ato çfaqin probleme ne ecjen perpara. Edhe qorri e sakati e gjen nje menyre per te ecur perpara, qofte edhe duke bere disa hapa mbrapa, per te gjetur rrugen me te sigurte. Me poshte po jap disa mendime ose rekomandime, per zbutjen e efekteve negative te reformes territoriale ose porosi urgjente, per zgjidhjen e problemeve te planifikimit te territorit, te cilat po frenojne zhvillimin. Korifejte e Frasherit do te jene dakord me mua, sepse ata na I kane mesuar keto. Duhen vendosur disa ura me çfaredolloj qeresteje:

Midis territoreve rurale te bashkive tona, me kufij te perbashket, te cilat pothuajse jane te braktisuara, duhet te krijohen zona ekonomike dhe te sherbimit. Keto zona do te administrohen nga qendrat e bashkive respektive, por duhet te kene nje status te veçante, ne planet strategjike te zhvillimit te territorit.

Nje prioritet kryesor do te jete ruajtja e lidhjeve te vjetra ekonomike e tregetare midis tyre. Mirembajtja e rrugeve te vjetra dhe krijimi I rrugeve te reja, me standarte teknike te pershtateshme per zhvillimin, do te ishte nje fillim I mbare.

Ruajtja e lidhjeve te vjetra ekonomike dhe tregetare, nuk eshte nje qellim simbolik e nostalgjik. Ne kryqezimet e ketij rrjeti komunikimi, kane lulezuar ne te kaluaren disa qendra banimi me zhvillim te gjithanshem, te cilat per kohen ishin qytete ose qendra rurale te medha. Ketu mund te permendim Frasherin, Leskovikun, Kelcyren, Mbreshtanin, Lubonjen, Vithkuqin, Panaritin, Voskopojen e deri ne Graboven e Gramshit. I permenda vetem keto qendra, per pozicionin e tyre gjeografik, larg qyteteve me te medha e qendrave politike administrative te kohes.

Ne keto territore te gjera malore, eshte zhvilluar deri para disa dhjetevjeçaresh,  nje qyteterim perfekt per sa I perket pershtatjes me natyren dhe shfrytezimit te pasurive te shumellojshme te zonave te ndryshme. Ketu eshte krijuar nje kulture e larmishme  nga komunitete te ndryshme fetare e etnokulturore, te cilet “nuk merren vesh vetem per nje gje”, kush eshte me autokton ose me I lashte ne trojet e tyre, pa diskutuar qenijen shqiptare.

Lulezimi I tregetise ne keto zona, ka qene bilanci ekonomik  frytdhenes, I cili ka zhvilluar nje kulture te unifikuar puro shqiptare me produkte puro shqiptare. Ne keto krahina identiteti shqiptar nuk diskutohet, dhe eshte mbrojtur shume shtrenjte. Keto krahina kane qene çatia dhe streha, ku jane sistemuar perfundimisht fiset me te medha te kombit shqiptar; nga malet e Sulit, fushat e Myzeqeze, Lugina e  Drinos, komunitete nga mbrapa malit te Gramozit. Por komuniteti I kryeqendres Frasher e ka marre fronin, ne çdo vend ku ka emigruar.

AMANETI I FRASHERLLINJVE

Me “bekimin e Frasherllinje legjendare”, nga keto krahina duhet te ngrihet sa me pare shtabi I kuvendit te fundit te Frasherit, ne vitin 2023. Ku do jete 100 vjetori I konsolidimit te qendrave qytetare dhe administrative te shteti te ri shqiptar.

Detyrat kryesore, si anetar I detyruar te jem, I komisionit nismetar do te jene:

  • Ngritja e komisionit nismetar per hartimin e platformes se zhvillimit te zones rurale malore midis Permetit, Skraparit dhe Kolonjes me qender Frasherin.
  • Menyra e mbledhjes se te dhenave te para, te domosdoshme per hartimin e platformes se zhvillimit.
  • Zgjedhja e programit dixhital te unifikuar, I cilie do te perdoret me vone nga bashkite tona.
  • Paraqitja e propozimeve per kufijte e zonave ekonomike dhe te sherbimit, per territorin e çdo bashkie.
  • Zgjedhja e zonave ekonomike dhe te sherbimit ne kufijte e bashkive, te cilat do te kene statusin e veçante ne bashkepunimin midis tyre me bekimin e “qendrave politike administrative” te bashkive respektive.
  • Hartimi I rregulloreve te zhvillimit e sherbimit, per çdo zone ekonomike e sherbimi per gjithe bashkite.
  • Hartimi I shtesave te rregulloreve te zhvillimit e sherbimit per çdo zone ekonomike e sherbimi gjate kufirit midis bashkive.
  • Hartimi I planeve te pergjithshem vendore me te njejtat prioritete per te dy llojet e zonave te mesiperme.
  • Zgjedhja e zonave specifike; me pasuri te medha natyrore, agrobiznesi, kulturore e zhvillimi tradicional te perpunimit te produkteve tradicionale.
  • Percaktimi mbi nje analize te thelluar shkencore I mikrozonave, ku do te propozohen paketa zhvillimore komplekse, te cilat kerkojne investime te medha dhe kapacitete te kualifikuara njerezore, ne interes e te gjithe komunitetit te bashkive tona dhe me gjere.
  • Rindertimi dhe ndertimi nga e para e rrjetit te infrastruktures ekonomike dhe turistike, te te gjitha llojeve, nga auto deri ne kembesore e kafshe transporti, te cilat nisin nga Frasheri dhe perfundojne ne te gjitha drejtimet dhe qendrat e mundshme, ku gjejne mikpritjen perfundimtare.
  • Percaktimi I nyjeve kryesore te ketij rrjeti, ne vendet me te bukura me vlera natyrore e kulturore. Duhet te respektohen kryesisht ish qendrat tradicionale.
  • Menyra e zgjidhjes te probleme te pasurive dhe te kadastres ne pergjithesi. Asistenca qe duhet tu jepet administrates bashkiake, per afrimin e zgjidhjeve me opportune, te cilat do te sherbejne ne te ardhmen, per zgjidhjen e te gjitha problemeve qe sot kane ngelur rrugeve.
  • Propozime nga nje forum I nivelit te larte profesional I zhvillimit te zonave urbane, te cilat kane lidhje funksionale e historike me kete territor.
  • Kualifikime te personelit teknik- ekonomik te bashkive, te cilet do te menazhojne keto sisteme te reja te zhvillimit te ekonomise dhe sherbimit ne zonat e reja te bashkive.

Paraqitja e platformes kryetareve te bashkive Permet, Çorovode, Kelcyre e Kolonje per njohje e sensibilitim. Qellimi do te jete thellimi I bashkepunimit dhe institucionalizimi I tij.  Nga pervoja ime mendoj se, do te na perkrahin plotesisht sepse nuk kane rruge tjeter. Stafet e tyre jane per te qare hallin, dhe gjendja ne komunitetet vendase eshte jo e mire.

Mund te shtohen pika te tjera, por ne fund mbas kesaj eshte shume e rendesishme ngritje e shtabit drejtues tekniko ekonomik e juridik nga specialiste te formuar, ne radhe te pare si qytetare, te bashkive pavaresisht se ku banojne. I kemi me shumice e cilesore, por me vlera qytetare, do ta shohim.

Po shpetuam Frasherin, do te mendojme me mire, si te shpetojme krahinat tona. Po ja arritem kesaj, do te kete vlere edhe per Shqiperine, sepse dielli patriotik ka lindur nga “Malesia” e Juglindjes, ku takohen kater mbreterite me te vjetra dhe me te fuqishme te qyteterimit pellazgjik. Kjo malesi ka simbolet prehistorike te Malit te Tomorit, Gramozit, Dhembelit,Trebeshines dhe Ostrovickes brenda kufijve shteterore. “Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi mbreteri me vete me keta simbole qe kemi”.Shqiperia ç’ka qene, ç’eshte dhe ç’do te jete”, ka lindur ketu dhe nga ketu duhet te perhapet. Nga amaneti I Fasherllinjve, ne shkrimet e tjera,  do te kalojme ne fazen e Mesazhit Tosk…a…n.

Ju pershendes te nderuar bashkeqytetare te Toskerise se Eger dhe kolege te te gjitha profesioneve. Kjo ishte sa per hyrje, per argumentimin dhe mbrojtjen e rruges se re Kolonje – Dangelli, e me tutje deri ne Çorovode, gjatesia 70 km, koha e levizjes 90 min.

Shpirti liriko – epik I krahinave tona, me frymezoi per te shkruajtur me emocion e nostalgji keto rrjeshta.

Me respekt,

Ark. Paqesor Kajmaku

Erseke 15.08.2022

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori