RRUGA ERSEKE – LESKOVIK SIPAS MENDESIE AKTUALE

August 21, 2022

RRUGA ERSEKE – LESKOVIK

 ANALIZE DHE VLERESIM SIPAS MENDESISE AKTUALE

HYRJE

Ne vitin 1972, ne gjimnazin e Ersekes u shtua frengjishtja, gjuhe e huaj e dyte mbas rusishtes. Literatura midis te dyja gjuheve kishte nje ndryshim te madh. Teksi francez tregonte civilizimin e jashtezakonshem francez, kurse teksti rus shume pak nga kjo. Ne nje leksion, mbi rrjetin rrugor francez, jepej vleresimi se ne vitet 50-60 te shekullit te kaluar, rrjeti rrugor francez ishte me I kompletuari ne bote. Francezet udhetonin shpesh, ne rruget moderne te Frances te asaj kohe, zhvillohej nje jete me humor tjeter nga zonat urbane. Kudo binte ne sy kultura dhe etika qytetare standarte, fjala falenderuese “Mersi” nuk mungonte kurre.

Mbas gjysem shekulli, ne Shqiperine tone, sa afer Europes dhe sa larg, te vjen nder mend shprehja e vitit 1991: “Shqiperia behet me disa milarda dollare, futemi ne Europe per 10 vjet”. E para na dukej shifer e madhe, e dyta dukej numer akoma me I madh! Kaq thjeshte na e trajtonin problemin tone kombetar dhe kaq lehte e morrem e ne. Me vone, ja hodhem prishjes se stallave dhe magazinave, ligjit 7501 per “Token”, mbylljes e portave te ndermarrjeve pa kasaforta, etj. Nuk u permend fare, se ne po hynim ne boten e kapitalizmit, ku kostoja e prodhimit, shpejtesia e qarkullimit, makiazhi I teknologjise, punonjesit me uniforma te bardha, do tu duheshin 100 vite, per te bere paraden dinjitoze, ne podiumin e madh europian.

Problemet me te medha, per zhvillimin tone demokratik, perveç politikes injorante, do te çfaqeshin ne infrastrukture. Kjo e fundit trajtohej, sipas koncepteve te vjetra, me kete menyre perkthimi. Infra = e vogel, e imet, e parendesishme, e padukshme. Strukture = baze prodhuese, ndertese, nenshtrese. Gjate 10 vjeçareve te fundit, infrastruktura u identifikua me rruget e makinave dhe veturave. Mbas 10 vjeçarit te pare, u shpall nderkombetarisht “koridori I Tete”, ne luginen e nje prej lumenjve, me me pak “shkumbe” ne Shqiperi. Filluam te llogarisnin numrin e korsive, per te konkuruar koridoret e tjere rajonale. Mbas 20 e ca vitesh, koridorit te “Tete” I del teper nje mates “tete” metrosh, per gjeresine e tij. E leme koridorin “Tete” ne njeren ane te shtratit dher repirave te Shkumbinit. Kthehemi te stergjyshi I tij i lashte “Egnatia”. Te gjitha rruget kryesore te lashtesise ‘Romake”, quheshin Egnatia, sepse nepermjet tyre perhapej; ligji, drejtesia, pasuria, kultura dhe uniforma perandorake. E gjitha rruget e rendesishme ne territoret tona, kishin te njejten emer, sepse kryenin te njejtin funksion. Rrjeti rrugor francez, me I kompletuari ne Europe, ka funksionin ekonomik e turistik. Rrjeti rrugor shqiptar, me I prapambeturi ne Europe, ne vendin me te prapambetur,duhet ndertuar per te gjalleruar keto funksione kryesore. Vitet 50 te shekullit te kaluar ne France, a krahasohen me vitet 20 te shekullit tone ne Shqiperi? Pergjigjja e vetem e shpejte eshte; kur te mbaroje unaza e Juglindjes, koridori I Toskerise dhe rrjeti rrugor turistiko-ekonomik mbeshtetes I tyre, atehere mund te bejme binjakezime radhazi, me boten frankofone ose europiane.   

KORIDOR LIDHES ME VLERA  “EKONOMIKE” APO “TURISTIKE”?

Para viteve 90 te shekullit e kaluar, rruga nacionale Erseke-Leskovik, vleresohej nga te huajt, si rruga me e bukur ne Shqiperi. Mbasi mbarova se mesuari permendesh, tre volumet e metodes “Mozhe”, fillova te beja analizen e kesaj thenije. Mundohesha te ”shpikja” çdo lloj argumenti, se kjo ishte me se e vertete. Meqenese e ngushtuan, gjate asfaltimit ne vitin1981, ne seksionin terthor nga dy korsi ne nje e njeçerek, e kthyen ne nje rruge te veshtire dhe te rrezikshme. Mbasi e kaperxeva kete te mete te kesaj rruge, ‘shpika” dhe mundohesha te vertetoja, se pavaresisht ketyre standarteve teknike te demtuara me kalimin e kohes, prape kjo ngelej e vertete. Rruga Erseke-Leskovik, eshte nga rruget me te bukura ne Shqiperi. Pse dhe cilat jane argumentat per te mbeshtetur kete vleresim?

Vleresimet spontane te udhetareve te huaj, per bukurine e kesaj rruge, vijne nga peisazhi I mrekullueshem kodrinor e malor, I cili te shoqeron ne distance te afert dhe te larget, pergjate  ketij koridor natyror, te zgjedhur me kujdes nga ndertuesit.

Marrja ne konsiderate e ketij pejsazhi, te alternuar kodrinor e malor, ne gjithe gjatesine e saj, ka evidentuar me mire vlerat mjedisore, ne te dy krahet e profilit gjatesor te saj.

Ne kete rast del nje pyetje, e cila pret nje pergjigje, sipas pyetjes se bere. Ndertuesit e kesaj rruge, ne fillim kane zgjedhur, peisazhin natyror qe do te pershkruaje kjo rruge, pastaj kane bere piketimin? Pergjigjja eshte e shpejte. Po!… Po pse? (Pyetja e dyte). Nje rruge eshte, ne radhe te pare nje kryeveper arti, pastaj veper sherbimi transporti. Nuk jemi te sakte kur urat, tombinot, muret mbajtese etj, I quajme vepra arti, kurse te gjithe rrugen jo. Kete e kane zgjidhur ndertuesit e rruges Erseke-Leskovik.

Vleresimet e mesiperme, ishin per inxhinieret e huaj, te cillet ndertuan kete rruge. Po per mjeshtrat kolonjare e leskoviqare, te cilet jane nga me te miret ne Shqiperi? Veprat e artit te rruges, jane veper e tyre dhe kjo i ve vulen vleresimit maksimal te kesaj rruge. Asnje veper publike, kushdo qofte, nuk mund te projektohet e ndertohet, pa nje analize historike. Qellimi eshte qe vepra tu pelqeje te gjitha brezave. Qellimi, ne pretendimet tona te zhvillimit, eshte tu pelqeje edhe turisteve te huaj. Konteksti eshte I qarte, dhe nga pozicioni i mendimit te formuar profesional, do te argumentoj dhe rekomandoj  se si duhet konceptuar e projektuar rruga nacionale Erseke-Leskovik.

Rruga nacionale Erseke – Leskovik, eshte pjese e unazes se Juglindjes se Shqiperise. Gjatesia e trasese se rruges eshte 44.0 km. Gjatesia ne vije ajrore Erseke Leskovik eshte 22.0 km. Ky raport nje me dy, midis dy gjatesive te mesiperme, verteton se perparesi ne piketimin e kesaj rruge, perveç pershtatjes me terrenin e aksidentuar, ka pasur pejsazhi natyror I lumenjve e luginave dhe pasurite e tjera urbane e natyrore. Eshte perhapur thenija, se ne ato kohe financimi I rruges, ishte ne raport te drejte me gjatesine e saj. Ne rastin e kesaj rruge, jane zgjidhur te dyja;  rruga ka dale me e bukur, parate kane hyre me shume ne xhepat e stergjysheve tane. Vlen kjo per ditet e sotme? Po. Dhe ky duhet te jete motiv, per çdo veper publike, ne vendin tone te varfer.

Shqetesimi per Unazen e Juglindjes, ne rastin e ketij segmenti, me kendthyerje me te vogel se 90 grade, eshte me shume emocional, sepse duke qene leskoviqar, do te respektoj shpirtin artist te bashkeqytetareve te mi. Per banoret e Leskovikut shume vite me pare, ardhja e autobuzit nga Erseka ose Permeti, ishte nje eveniment qe ngjallte emocione, sikur do vinte ndonje grup artistik ose I huaj. I izoluar, mbas vitit 1945, nga te gjitha anet, nuk kishte si te ndodhte ndryshe, sepse edhe komunikimi njerezor, I cili e mbante gjalle kete qytet u zvenit. I shternguar ne daren e Tre Urave ose te Grykes se Pagomenit, ketij qyteti te vjeter te kulturuar, po I merret edhe shpirti I fundit.

Gjate kohes qe punoja ne Zyren e Urbanistikes dhe Projektimit te rrethit Kolonje, kemi diskutuar me kolege te ndryshem, per disa variante te projektimit te akseve rrugore, per lidhjen e Ersekes me Permetin, nepermjet ose jo qytetit te Leskovikut. Pozicioni gjeografik I krahines dhe qytetit te Leskovikut, larg rrjetit kryesor kombetar te komunikimit, ishte problemi kryesor, sa here fillonte ristudimi I skemes se rrjetit rrugor nacional, ne skajin me juglindor te vendit.

Ne krahinen e Leskovikut, per tu lidhur me Permetin, para 10 vitesh, kishim nje aks rrugor funksional, I cili kalonte nga gryka e Pagomenit, midis malit te Melesinit dhe Postenanit. Aksi I vjeter, qe kalonte nga Tre Urat ishte I bllokuar ne vitin 1970. Aksi I trete rrugor I ngelur ne projekt ide, I cili anashkalonte Leskovikun dhe Çarçoven, ishte ne luginen e lumit te Lengarices dhe perfundonte ne Petran, 6 km afer Permetit. Ne gjendjen e sotme, dy akset e mesiperme jane funksionale dhe I sherbejne zhvillimit te krahines se Leskovikut. Gjendja e rrjetit rrugor, ne krahinen e Leskovikut ka qene e tille, sepse gjate studimeve, asnjehere nuk ju dha prioritet kriterit ekonomik e financiar, te ndonje aksi rrugor ne kurriz te nje aksi tjeter. Kjo ka ndodhur per aresyen, sepse secili aks ka patur nga nje prioritet te veçante mbi tjetrin dhe asnjeri nuk ka patur epersi.

Prioritetet per ndertimin e ketij aksi rrugor, para vitit 1990, ishin  ne rradhe te pare strategjike-ushtarake dhe pastaj ekonomike e tregetare. Per anen financiare dhe perspektivat e zhvillimit te gjithe territorit, nuk diskutohej fare. Ne kushtet e sotme, te tilla studime e kane ndryshuar rradhen e prioriteteve. Prioritet I pare eshte ana ekonomike e financiare dhe perspektiva e zhvillimit te gjithe territorit. Studimi I fleksibilitetit te ketyre studimeve duhet te mbeshtetet ne kete prioritet.

SI DUHET TE KONCEPTOHET

PROJEKTI I RIKONSTRUKSIONIT TE KESAJ RRUGE

PER TE ZGJIDHUR SA ME MIRE PRIORITETIN E PARE

 “Ana ekonomike e financiare dhe perspektiva e zhvillimit turistik te gjithe territorit”.

Gjithmone me kane shqetesuar projektet e infrastruktures rrugore te krahines sone, si ato rajonale dhe lokale. Projektet e meparshme, para disa dhjetra vitesh, kane pasur disa “prioritete”, ne perputhje me programet e zhvillimit te “ekonomise se madhe socialiste”. Humbjet dhe fitimet e ketyre investimeve nuk “dukeshin”, sepse çdo gje e mbuilonte shteti. Neqoftese do te vazhdojme te projektojme akoma rruge dhe infrastrukture tjeter, sipas koncepteve te meparshme te zhvillimit, do te jemi shume anakronike. Vizionet dhe konceptet zhvillimore te paraardhesve tane, duhet ti modernizojme dhe jo ti kopjojme. Krahina e Kolonjes dhe e Leskovikut, jane ne emergjence nga humbja e shpreses per te ardhmen dhe mungesa e zhvillimit ne pergjithesi. Semundja kronike e viteve te fundit, e braktisjes se gjithe zonave urbane, po shtrihet ne zonat ekonomike natyrore. Kjo eshte me e frikshme, sepse po i shkeput perfundimisht banoret autoktone, nga trualli I tyre shume shekullor. Per te ndalur, te pakten banoret me kembengules, te cilet duan te vazhdojne jeten ne trojet e tyre, sepse per brezat e ardhshme nuk shprehemi dot, deshiroj te shpreh disa rekomandime, per projektuesit e rrjetit rrugor kombetar e rajonal, midis krahines se Kolonjes dhe Leskovikut.

Ne radhe te pare, duhet te behet analiza e gjurmes ekzistuese. Kjo analize, nuk duhet te kufizohetvetem ne parametrat e sotem teknike dhe gjendjen e amortizimit te tyre fizik e moral. Gjurma ekzistuese e rruges, kalon ne territoret lindore anesore te krahinave, duke lene territoret me te medha, te cilat jane ne qender dhe ne perendim, pa asnje lidhje komunikuese, me krahinen tone dhe krahinat kufitare. Rruga ekzistuese eshte e amortizuar teresisht, pozicioni I saj eshte I pafavorshem per zhvillim, kryhen vetem funksione mbijetese per krahinen. Megjithate kjo rruge eshte shume e rendesishme per zhvillimin e zones turistike; Gramoz, Germenj, Shelegur, Radat, Sarandapor.

Rekomandimet e meposhteme, per projektin e rikonstruksionit te rrjetit rrugor ekzistues, I mbeshtet mbi disa vizione, per planifikimin e zhvillimit te krahines, ne lidhje me krahinat kufitare dhe zonat jashte kufirit shteteror.

  1. Ruajtja e gjurmes ekzistuese te rruges ne masen 90%.
  2. Projektimi I rikonstruksionit te rruges ekzistuese, duke bere ndryshime vetem ne; zonat rreshqitese, veprat e artit te demtuara, permiresimin e pjesshem te niveletes, profilave terthore dhe rritjen e rrezeve te kthesave te rrezikeshme.
  3. Projektimi I qendrave te fshatrave dhe zonave urbane, ku kalon rruga ekzistuese, per te rritur e permiresuar komunikimin e levizjeve turistike e kulturore, ne keto zona urbane.
  4. Projektimi I zhvillimit te zonave te veçanta natyrore, me vlera turistike, ne zonen bufon deri 25 m nga aksi I rruges.
  5. Projektimi I disa stacioneve komunikuese, me rruge lokale dhe shtigje turistike joshese, per levizjet turistike dhe te aventures.
  6. Projektimi I disa verandave çlodhese dhe akomoduese, per turistet me biçkleta, motoçikleta, rulota etj.
  7. Projektimi I ndryshimit te detyruar te rruges, ne zonat rreshqitese te Barmashit dhe Ures se Shalesit.
  8. Projektimi I nje bankine me gjeresi fleksibel, sipas peisazhit natyror dhe permiresimi e shtimi i siperfaqeve te gjelberuara.
  9. Projektimi I sherbimit te rrjetit te ujit teknologjik, per mirembajtje mjedisi, duke shfrytezuar burimet natyrore me te aferta.
  10. Projektimi I siperfaqjes se skarpateve, ne ane te rruges, duke I pershtatur me mjedisin natyror prane tyre.
  11. Projektimi I nje rrjeti furnizimi me energji elektrike voltaike, per ndriçimin e rruges ne teresi ose pjese te sistemuara te saj.
  12. Projektimi me ne fund, por me I rendesishmi, I zones bufon prej 1 km, ku do te kete akses per resorte turistike dhe impjante ekonomike ne sherbim te tyre.

Ndonje mund te thote, se keto kerkesa per projektimin e rrjetit rrugor, ne nje province ne periferi te zhvillimit te vendit jane te ekzagjeruara. Autori I shkrimit paska parasysh krahinat e Zvicres. Do pergjigjesha shkurt me nje pyetje. Po zoti pse na ka dhene nje natyre te tille te mrekullueshme dhe njerez te jashtezakonshem? Para disa vitesh, me nje drejtues te nje agjensie turistike, beme nje udhetim nga Voskopoja, ku punoja, ne Germenj. Ishte fillimi I muajit maj. “Ç’fare ndryshimi ka ky pejsazh nga ato te Austrise e Zvicres “ me tha, tek sa bente fotografi ne pejsazhet fantastike qe shoqeronin udhetimin tone ne kete rruge. “Eshte I eger, I virgjer dhe ka nje pershtatje midis karakterit njerezor dhe vlerave natyrore, te cilat shpalosen gjate levizjes” I thashe.

Projektimi I kesaj rruge, duke marre parasysh rekomandimet e mesiperme, nuk mund te realizohet pa bashkepunim te kapaciteteve dhe strukturave projektuese vendore, me ato te studjove te specializuara, te cilat vleresohen per teknologjine dixhitale te projektimit. Mosrakordimi I kapaciteteve te tilla, ka sjelle deshtime, ne te gjitha projektet e medha publike ne Bashkine e Kolonjes. Ka ardhur koha, qe projektet e objekteve publike, te analizohen dhe studjohen ne diapazone me te gjera zhvillimi, se sa deri me sot. Asnje objekt publik nuk eshte perfundimtar. Neqoftese ai nuk gjeneron vazhdimisht ide te reja, per vazhdimesine e efektivitetit te tij ne te ardhmen, del nga tregu dhe mbetet nje barre e rende per financat publike. Pershtatja me modernizimin ose modifikimi I tij, behet I pamundur dhe me kosto te paperballueshme mirembajtje, por nuk te jep as shperblimin e duhur.

RRUGA E RE ERSEKE – LESKOVIK

Domosdoshmeria e projektimit dhe zbatimit ne fillim te rrugeve dytesore,

para se te projektohet gjurma e re e rruges Erseke -Leskovik.

Edhe neqoftese, do te miratohet dhe realizohet nje projekt I gjurmes se re te rruges Erseke-Leskovik, problem I madh eshte kostoja e saj dhe kohezgjatja e zbatimit.

Vepra te tilla duan shume kohe dhe fonde te medha te realizohen. Frika e madhe eshte se, kur te mbaroje endra e realizimit te kesaj vepre, do zgjohemi te shtrire ne nje toke me lageshtire, dhe atehere shpejt e ne sanatorium. Per te ruajtur shendetin e krahines, pushtetaret dhe projektuesit duhet te mendojne per nje rruge dytesore, me parametra teknike me te ulet. Gjurma e kesaj rruge, duhet te pershkoje zona te tjera urbane e mjedisore, per te pasur akses zhvillimi ne te gjitha territoret e krahines. Mund te perdoren akse ekzistuese rurale, te cilat mbas perfundimit, mund ti japin akses me te shpejte zhvillimit dhe zbulimit te vlerave turistike te krahines se Leskovikut dhe Kolonjes. Nje zgjidhje e tille, do te zbuse efektet negative, nga bllokimi i rruges ekzistuese gjate kohes se gjate te zbatimit te rikonstruksionit te saj. Fondet shteterore, per keto rruge dytesore, do te merren nga fondet e rrugeve te kantjerit te rikonstruksionit te rruges ekzistuese. Me e rendesishmja do te jete, perdorimi efikas I fondeve dhe minimizimi I vuajtjeve te perdoruesve te kesaj rruge. Nje rrjet I tille rrugor, do ti jape mundesi bashkise, me fonde te vogla periodike nga buxheti I saj, te perfundoje infrastrukturen turistike te gjithe krahines.

Marrja ne konsiderate, e variantit te rikonstruksionit te plote te rruges Erseke – Leskovik, nuk do te thote se kjo rruge, do te jete neser pjese e unazes se Juglindjes e vendit. Gjatesia e rruges ekzistuese Erseke – Leskovik – Tre Urat – Çarçove, eshte sa dyfishi I variantit te gjurmes se re te ketij segmenti. Po te shtosh parametrat teknike ekzistues, te para 100 viteve, koefiçienti I krahasimit dyfishohet. Domosdoshmeria e gjurmes e re Erseke – Leskovik, eshte lidhur me domosdoshmerine e perfundimit, me parametra bashkekohore te Unazes se Juglindjes, nga Korça ne Sarande deri ne Rivieren e Jonit. Ne kete menyre mbyllet, me zgjidhjen me te mire unaza e Jugut dhe e Jugperendimit deri ne Vlore e Fier.

Per te realizuar masterplanin e zhvillimit te infrastruktures rrugore ne dy krahinat tona, ( ne termat ligjore eshte “Plan Sektorial ne Nivel Bashkie”) ne Bashkine e Kolonjes duhet te ngrihet sa me pare, grupi I eksperteve me arkitekte dhe inxhiniere me pervoje, per te hartuar dokumentin e planifikimit.

Le te jete ky dokumenti I pare shkencor serioz I administrates se bashkise, si pikenisje per rishikimin e Planit te Pergjithshem Vendor, per gjithe Bashkine. Plani I Pergjithshem Vendor ekzistues, I sistemuar ne sirtaret e bashkise, eshte histori e kaluar aspak dinjitoze per ne.

Ark. Paqesor Kajmaku

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori