RRUGA ERSEKE – GOSTIVISHT – LUARAS – ÇLIRIM PERSHKRIM I ZONES

August 28, 2022

RRUGA E RE ERSEKE – GOSTIVISHT – LUARAS – ÇLIRIM

PERSHKRIM I PERGJITHSHEM I ZONES

PSE ESHTE I NEVOJSHEM KY AKS I RI RRUGOR

HYRJE

Mbas vitit 1970, ne zonen e Shen Mertirit, te ish rrethit te Kolonjes, po zhvillohej nje qyteze e vogel e quajtur Çlirim. Keto nendarje te ish rretheve, quheshin “lokalitete”. Emri I dyte I vendosur nga pushteti monist, kishte lidhje me periudhen dyvjeçare 1943-1944. Ne ate zone nuk kishte shkelur asnje pushtues fashist, por I dhane kete emer, sepse ishte “çliruar” e para. Zona e Çlirimit, Vakefeve se bashku me zonen e Vithkuqit, ne memorjen kolonjare konsiderohen si pjese te Kolonjes Natyrale. Historikisht, keto zona jane pjese te Toskerise dhe Kolonja natyrale eshte krahina me e madhe e saj. Eshte interesant se, po ti zgjerosh gjeografikisht, kufijte e ketyre zonave ose te pjeses veriperendimore te krahinen meme, te dalin “Emra” te njohur te historise dhe gjeografise se Shqiperise. Jane te qarte kufijte  gjeografike me krahinen e Dangellise; mali I Radomit, qafa e Dellinjes dhe mali I Qelqit. Jane me te theksuar kufijte gjeografike me krahinen e Skraparit; maja e Stareveckes, maja i Lirzes, maja e Faqekuqit ne malin e Ostrovickes. Me zonat e Korçes, kufijte fillojne nga kuotat me te larte veriperendimore; qafa e Martes, mali I Mexhitit, zbresin me renije te kuotave te relievit deri ne rezervuarin e Gjançit. Te tre keto zona, historikisht te zhvilluara mbi mesataren e vendit, kane relievin me te larte, per zona te banuara.  

Ne shekuj, keto zona kane pasur disa qendra te krishterimit dhe bektashizmit. Ne kohen e Rilindjes Kombetare, keto zona kane qene nismetaret e para per pavaresi. Identiteti shqiptar nuk ka qene kurre I diskutueshem, as ne periudhen osmane para Rilindjes. Keto zona ishin pothuajse jashte autoritetit te perandorise osmane. Historia e tyre eshte e paperfillur dhe e panjohur nga sistemet politiko-shoqerore te shtetit shqiptar. Nuk mund te veçoj as periudhen 1943-1944, sepse do me tallnin ‘historianet”. Historia moderne e ketij “karteli” trizonal, eshte me e ngjashme me pjesen tjeter simoter, krahinen e Kolonjes Qender. Neqoftese do te zbulohet historikisht dhe faktohet shkencerisht, pozicioni I qytetit te Kolonjes ne lashtesi, atehere do te shkruhet ndryshe e verteta historike, per Toskerine e “Eger” dhe fisnike. Pa te Shqiperia do te ishte shume e gjymtuar dhe me pak e nxene.

“Karteli” trezonal, nuk u vonua aspak, per te derguar djemte me te mire te tij, drejt perendimit te larget, shpresedhenes per te ardhmen. Ne te njejten kohe, nuk vonoi te dergonte pjese te rendesishme te identitetit dhe pasurise njerezore, ne drejtimet e lindjes se aferme, per interesa te tjera mbijetese. Para 10 vitesh, ne nje kontakt pune profesionale ne Bilisht, nje nga biznesmenet me te kulturuar te qytetit, me tha se 80 perqind e bizneseve ketu, jane me origjine mbi 100 vjeçare nga territoret e ‘Kartelit” trezonal ose Kolonjes Veriperendimore. Sot kartelit te dikurshemm I ka ngelur madheshtia e relievit dominues, ne periferi dhe qender te tij. Shpresa e vetme per rikujtimin e se shkuares dhe kthimit sadopak te lavdise se dikurshme, eshte rilidhja ekonomike me amfiteatrin e Kolonjes dhe shpirtin patriotik e krijues kolonjar.

DISA PERSHKRIME TE TERRITORIT, NJOHJE DHE ANALIZE

Pellgu I Siperm I lumit Osum. Ky eshte elementi me I rendesishem gjeografik, me shtrirje horizontale, I prodhuar nga malesia e Kolonjes Natyrale. Njekohesisht eshte lumi I veten I rendesishem, I cili pershkon lindje perendim Toskerine. Uji dhe peshku I embel I Osumit, ka marre me vete drejt fushave dhe detit, bukurine, aromen dhe pastertine e ketyre zonave. Eshte nje lume me prurje nen mesataren e shokeve te tij, por njekohesisht I virgjer, sepse ka kanionet me te medha ne Shqiperi. Eshte nje lume shume I pasur, sepse kalon ne krahinat me pasuri bujqesore dhe natyrore nga me origjinalet ne vend. Studimi kompleks I ketij lumi, eshte nje nga shkaqet moderne, per rikthimin e historise.

Zona e Vakefeve. Nje amfiteater gjigand natyror, me “frymezim” nga lashtesia per formen e rregullt gjysemrrethore. Ne qender te tij eshte nje fron shume e larte, me lartesi relative 700 m dhe pamje piramidale nga jugu, me te njejten lartesi. Pasurite natyrore, ujore dhe potencialet turistike jane te mahnitshme. Ne veri te saj kalon gazsjellesi TAP. Komuniteti ka pasur nje kulture dhe arsimim te larte per zonen juglindore te vendit. Shperndarja e lidhjeve te dobeta ekonomike, midis Korçes dhe Kolonjes, nuk krijuan nje infrastrukture per ti mbijetuar sfidave moderne te zhvillimit. Mbas 100 vitesh, u perserit nje histori me e hidhur, se ajo fatkeqesive te kaluara. Ka shenja zhvillimi mbas perfundimit te TAP-it, per shkak te punesimit dhe infrastruktures se re, e cila e lidh me Korçen.

Zona malore turistike e malit te Zi dhe malit te Rrungajes. Nje masiv malor qendror, me rafshnalten me te larte nne Shqiperine Jugore, 1600 deri 1800 m mbi nivelin e detit. Nga majat me larta te ketij masivi malor, me nje rrotullim 180 grade, mund te fotografosh liqenet e Prespes dhe ishullin e Korfuzit. Superstrada e re Korçe-Erseke-Leskovik, gjurma e se ciles I afrohet me shume zones natyrore, me qender keto dy male, te zgjon fantazine dhe interesin per te rikonceptuar rrjetin e ri rrugor mbeshtetes, per te cilin ka nevoje kjo zone. Pasurite e saj natyrore dhe potencialin turistik, po I vleresojne banoret e fshatrave te saj, te cilet kane filluar te rikthehen per qendrim sezonal, turizem dhe me vone per aktivitet ekonomik. Vazhdimesia e zhvillimit te infrastrukturs rrugore dhe turistike, do ti pershpejtoje ritmet e sotme.

Fusha e Makres dhe pyjet e Ballabanoves. Nje fushe malore shume pjellore, me lartesi absolute mesatare 1250 m, e rrethuar nga kodra te ulta, me kullota e pyje te rinj. Nje oaz bujqesor e natyror, te cilit nuk I mungon infrastruktura bujqesore dhe e transportit. Neqender te fushes eshte rezervuar ujites dhe mespermes rruga auto Çlirim – Ballabanove. Ballabanova ka qene qender e shfrytezimit pyjor, e lidhur me Kolonjen dhe Korçen. Ringritja e kesaj mikrozone ekonomike, me pasuri bujqesore, natyrore dhe ujore, duhet te behet e harmonizuar dhe komplekse. Çdo investim I shkeputur, per interesa afatshkurtra, nuk do te kete perspektive te sigurte zhvillimi. Ndertimi I HEC-ve, pa planifikim urbanistik shkencor, eshte nje pervoje minimaliste per zhvillimin e kombinuar te zonave malore. Ky eshte nje shembull I qarte, I gabimeve te te “shkolluarve” ne vitet e sotme.

Zona natyrore Luaras-Çlirim. Ky plan I pjerret, I cili fillon ne juglindje te trungut kodrinor, cili mban fushen e Makres, paloset me fort ne afersi te shpateve te lumit Osum. Nga veranda e Çlirimit, plani I pjerret shpalos me mire bukurite e tij natyrore. Pamja magjepsese e ketij plani te pjerret, te çfaqet e pandryshuar, monument I ngrire mistik, si ne lartesine e syrit te njeriut dhe ate te mbi balone. Fshati I madh I Luarasit te qemoçem, I cili inatosi peshkopin e Kosturit, para 100 e ca vitesh, ka qene I shtrire sa e gjithe hapesira e tij natyrore. Mos eshte ky nje shembull, nga te paret tane, se si duhet te ndryshojme disa koncepte planifikuee per zhvllimin e zonave me te bukura natyrore te vendit?

Zona natyrore Orgocke-Radovicke. Qoshja veriperendimore e Çlirimit dhe Kolonjes, perputhen plotesisht, ne koordinatat gjeografike. Kufiri I prere me krahinen e Dangellise, mbi majat e vargmalit Radomit-Qelqi, ka formen e nje dinosauri gjigand, me lartesi relative 800 m. Kufiri verilindor I saj eshte lugina e lumit Osum, paralel me kurizin e “dinosaurit”. Zona ka pasuri natyrore, pyje dhe kullota pafund. Perfundimi I rrjetit te ri rrugor ne akset Erseke-Radom-Frasher dhe Erseke-Gostivisht-Luaras-Çlirim, e mberthejne kete zone midis dy nofullave te stergjata. Bagetia e shijshme e kesaj pasurie kullosore, nuk duhet te braktiset nga zoterit e tyre. Lendra drusore dhe e zjarrit e kesaj pasurie pyjore, nuk duhet te dergjet e gjalle dhe e vdekur nga mungesa e transportit.

Zona e vogel kodrinore e malit te Selenices. Kjo mikrozona, ne pamjen nga balona, nuk paraqet ndonje pasuri te veçante. Simboli I formes se saj eshte nje romb, ne brinjet e te cilit varen ose mbeshteten disa simbole orientuese, te historise dhe gjeografise se larget, ende te panjohur. Ne nyjen veriore ndodhen shpellat karstike te çmersit te Blushit. Ne nyjen jugore ndodhen; fshati Lengez, korija e Lengezit, dalja e grykes se Virkes dhe kalaja e Virkes. Ne nyjen perendimore eshte pika e takimit te lumit te Gostivishtit me lumin e Osumit. Ne mesin e brinjes verilindore ndodhen; fshati Vodice, Shen Kolli I Vodices dhe maja e Llokofit. Ne mesin e brinjes jugerendimore ndodhet fshati I Gostivishtit. Ne mesin e brinjes juglindore ndodhet maja e Gradecit me kalane e saj. Tre brinjet e rombit identifikohen ne terrenin gjeografik me shtreterit e tre lumenjve; Lumi I Osumit, lumi I Gostivishtit, lumi I Vodices. Brenda rombit gjeografik, territori natyror eshte nje Gorice e madhe me disa Gorica te Vogla. Nje park natyror me kafshe te “egra” do te ishte nje “mrekulli” njerezore mbi kete mrekulli natyrore.

Ne majen e Gradecit, shume prane ne veri te fshatit Bejkove, ndodhet nje kala e vjeter, pretendente numer nje per te qene qyteti I lashte I Kolonjes. Mikrozona natyrore ne forme rombi ne perendim te saj, me simbolet orientuese dhe domethenese te mesiperme, mund te trajtohet si prapavija e sigurte ne kohe lufte. Mikrozona tjeter ne hapesire te “pamate”, e cila fillon me fushat pjellore te pllajes se Kolonjes dhe perfundon ne shpatet e stergjatura te malit te Gramozit. Burimet e pastra malore te Gramozit, kane qene I vetmi ushqim natyror, dinjitoz per kete qender te vjeter historike. Tubacionet qeramike te uji te pijshem ne pjesen e sifonit te madh, jane teknika moderne, te cilat sot realizohen me tubo speciale nen presion te larte.

Teqeja e Qesarakes. Kjo teqe e rendesishme ne juglindje te Shqiperise ndodhet ne aksin bektashian Gramoz- Tomor. Ne prerjen e arte te kesaj vije te drejte, midis dy maleve madheshtore, ndodhet Teqeja e Qesarakes, shoqet e saj mund ti gjesh vetem ne lagjet historike te Stambollit. Ne kete itinerar te shenjte ka fluturuar Abas Aliu ne truallin shqiptar per te zene Tomorin, siç thote kenga popullore. Luarasi i Petro Nini Luarasit, si nje nga fshatrat me te rendesishem te Kolonjes dhe Qesaraka me teqene e famshme, si nje nga qendrat kryesore te bektashizmit, jane dy pika, ne sherbim te atdhetarizmit, kultures e shkences shqiptare, deri ne fuqite e fundit mendore e fizike.

Ura e Orgockes. Ky monument kulture I kategorise se pare, nuk ekziston me. Rreshjet e para dy vitesh e kane shembur plotësisht urën e Orgockës në Kolonjë duke i hequr listës së trashëgimisë kulturore një objekt 300 vjeçar, i ndërtuar gjatë periudhës osmane. Prurjet e rrëmbyeshme të lumit Osum kanë shkatërruar edhe harkun e mbetur të urës në të cilën nuk është bërë asnjë ndërhyrje restauruese ndër vite, edhe pse me statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë.

Ka pasur një shembje të harkut kryesor që kishte ngelur. Ura përveç një monument kulture i kategorisë së parë është një një nyje lidhëse mbi lumin Osum që lidh disa fshatra në Kolonjë. Ka qenë një nga objektet më të rrezikuara, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Në 2016 u bë një ndërhyrje e cila ka garantuar lëvizjen e qytetarëve të asaj zone. Kemi bërë një vlerësim të situates, jemi duke marrë planin e masave për kalimin e qytetarëve. Ura është 63 metra e gjatë dhe 3.4 e gjerë, një pjesë e harkut është shembur para 30 viteve, u shemb edhe pjesa tjetër nga erozioni. Është shumë e vështirë që ura të rikthehet në atë pjesën monumentale që ka pasur. Edhe nga ana ekonomike është shumë e vështirë për ta rindërtuar” deklaroi Gjergji Koki, Drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë.

Ky deklarim I nje punonjesi te thjeshte te nomeklatures partiake, eshte nje trishtim tjeter, mbas trishtimit te madh per humbjen e kesaj vepre historike. Ura monumentale kishte vite  e vite qe lengonte. I nderuar nepunes I shtetit, kjo veper historike duhet te ndertohet, siç eshte rindertuar disa here nga Teqeja e Frasherit dhe komuniteti tregetar I zones. Eshte nje projekt I ngjashem me uren e Beratit. Nuk ju ka pelqyer origjinalja, te cilen e late te shkaterrohej, pa bere asnje analize zyrtare dhe hetime penale. Si mund t’ju pelqeje kopja e saj, te cilen as mendoni ta planifikoni dhe projektoni. Katedralja e Parisit u dogj ne mes te dites, dhe nuk tha njeri se nuk do te rindertohet. Lerini vleresimet e kohes se monizmit, me kategori te para e te dyta. Hapni konkursin per projektin e saj. Te paktin te bejme me dinjitet,monumentin perkujtimor te saj. Ura e Orgockes, rezulton ti përkasë shek.17 dhe përfaqëson një vepër të rrallë inxhinierike, e ndërtuar e gjitha në gur. Gur gur behet mur. Gure gure behet ure. Koha e ndertimit te ures se famshme po vjen. Perspektiva e zhvillimi te “kartelit” trizonal te Kolonjes Natyrale, do ta zgjidhe edhe kete sfide. Nuk e kane thene akoma fjalen specialistet e vertete kolonjare.

Nga njohja e paket qe kemi, per historine e krahinave kufitare te Kolonjes dhe te zonave te veçanta te saj, japim vleresime dhe konkuzione jo te plota, per lidhjet e ketyre krahinave e zonave me njera tjetren. Shkaku kryesor kane qene “reformat teritoriale” te sistemeve te ndryshme politike, te cilat te vetmin sukses te padiskutueshem, kane pasur thellimin e izolimit ndaj njera tjetres, sikut te mos mjaftonte izolimi politik dhe ekonomik i Shqiperise, me “reformen e kufijve” politike te vitit 1913. Sot po shohim me shqetesim, rrezikun jo vetem te shkeputjes se lidhjeve tradicionale ne komunikim midis krahinave por edhe izolimin perfundimtar nga perendimi demokratik, e cila do te kishte pasoja vetevrasese, te cilat nuk do ti sherojme dot as mot.

PSE ESHTE I NEVOJSHEM KY AKS I RI RRUGOR

Aksi I ri rrugor  Erseke-Gostivisht-Osum-Luaras-Çlirim, eshte konceptuar si nje inkursion I nje formacioni te kompletuar, drejt nje territori shumengjyresh dhe shumeformesh. Ky territor I emeruar si “Karteli” Trezonal, eshte shume mikprites. I vendosur ne shpinen e vargmaleve te vazhdueshem ne forme harku, eshte ne pritje te gjate te miqve nga drejtimi I lindjes se “diellit, me bekimin e malit te Gramozit dhe kontributin e pllajes e Kolonjes. “Karteli” trezonal nuk pret perfaqesuesit e qytetit te Ersekes, sepse ata kane kohe qe e kane braktisur, lene te vetem ne meshiren natyrore te harkut malor, I cili e ka izoluar plotesisht nga krahinat perendimore. Ato jane vete ne fukarallek te madh, megjithese e kane rrugen me te shkurter per ne Tomor. A do ti shkrije akujt e izolimit te ketyre krahinave, ky aks I ri rrugor? Pergjigja e thjeshte pohuese nuk tregon asnje gje. A do te kete bekimin e Gramozit dhe Tomorit, k yaks I ri rrugor? Patjeter, eshte pergjigja e plote dhe bindese. A do te kete kuptimin e shoqerise shqiptare dhe te qeverise qe ajo emeron? Enigme per te paren dhe “ishalla ndodh çudia“ per te dyten. Kur nuk kupton dot nje shoqeri e pazhvilluar, atehere themi ishalla per qeverine. Siç mund ta zere “lepurin me qerre”, le ta beje mire me vone, se sa ta beje keq.

Ky aks I ri rrugor, eshte I nevojshem per arsyet e meposhteme eksperimentale:

  • Mund te fitoje konkursin kombetar, per shanset e medha qe mund te jape infrastruktura e guximshme, ne zhvillimin horizontal shumengjyresh e shumeformesh te zonave me vlera te medha natyrore.
  • Projektideja paketes zhvillimore komplekse te zones, mund te percaktoje tipin e koridorit lidhes me shtate funksione. Ne projektin e saj, do te kene me shume rendesi, traseja e koridorit dhe dyert e dritaret e tij.
  • Plotesimi organik I shtate funksioneve, do te garantoje vazhdimesine dhe historine e tij.
  • Platforma e koridorit infrastrukturor do te percaktoje drejtimet kryesore te zhvillimit te zones.
  • Harmonizimi I koridorit infrastrukturor me paketen zhvillimore, jane çelesi I realizimt me sukses te “eksperimentit”.
  • Ndryshimi I raportit te punonjesve me timon nga ata me krabe, do te fitoje sfiden e rende te braktisjes e territoreve te vendit.
  • Ky proçes eksperimental I dyfishte, ne vazhdimesine e suksesit te tij, do te sjelle me shume vota per referendumin e bashkimit te Qarkut te Korçes me ate te Beratit.

 

Me konkretisht, do ta argumentoja nevojshmerine e kesaj rruge te re, me deshiren historike te lidhjes sa me te shkurter, te qendres se Krahines se Kolonjes, me te gjitha zonat e saj zhvillimore. Perspektiva e zhvillimit te Kolonjes eshte vetem turizmi!? Mu kujtua para 30 e ca vitesh, ne kinema Gramozi, takimi elektoral I nje kombinatsi, I cili sa kishte marre teseRen e re te PS. Ne Kolonje e Toskeri,  tha eksperti I ekonomise socialiste, shpresa e vetme per te dale nga kolapsi ekonomik eshte zhvillimi I turizmit. A thua se neve do te beheshim, sa hap e mbyll syt, muzeu me I madh I varferise se perjetshme. Kete e thoshte liderja e nje kombi te madh, I cili e kishte marre kulturen dhe zhvillimin nga stergjyshet tane, te veshur te lare ne flori. A do ta perballoje zhvillimi I pritshem I zones dhe te ardhurat e saj, koston e madhe te kesaj rruge? Pergjigjja eshte nje pyetje tjeter? Kemi aq territore te teperta, te cilat t’ja leme boshllekut, ne spiralen e zhvillimit? Mund ta leme te shkeputur, konvejerin e gjelber natyror, te cilin na e ka falur perendia me aq bujari? Mund te leme nje meter toke pa punuar, ne qendren absolute te botes, e cila po njihet sot boterisht, nga ata qe na duan dhe ata qe nuk na duan?

  • Duhet te jemi me te vemendshem dhe me vigjilente per kete rikthim te Perendise ne Toke.
  • Rruget dhe koridoret nga Gramozi ne Berat e Adriatik, duhet te jene gati.
  • Formacionet njerezore depertuese, duhet te jene te pergatitura.
  • Dy reformat e mira te sistemit monist; elektrifikimi dhe dixhitalizimi duhet te riperterihen me teknologji e mendje tjeter.
  • Koridori “Egnatia’ Lindje-Perendim-Lindje, ka nevoje per kete degezim.
  • Rruga “Egnatia” e Toskerise, eshte me e vjeter dhe kombetare se çdo koridor tjeter Lindje-Perendim.
  • Rajoni I ri I Toskerise do ta mireprese kete rruge te re te rendesishme per te gjithe territorin e tij.

Kush do te jete qendra e kesaj rruge te re, e kane zgjidhur rilindasit e kesaj treve. “Zhvillimi dhe perparimi I te gjithe territorit ne çdo skaj te  tij”. Qyteza e Çlirimit duhet ta meritoje vete rendesine e saj, ne kete “Kartel” trizonal, konkurues per krahinat e tjera. Mund te kerkohet mbeshtetje ne qendra urbane me te fuqishme e me te zhvilluara.

Shkrimet ne vazhdimesi te kesaj teme, jane te lidhura jo vetem me rrugen Erseke – Gostivisht- Luaras-Çlirim, por me zhvillimin dhe shpetimin e te gjithe Toskerise.

 

Ark. Paqesor Kajmaku

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori