RRUGA ERSEKE – FRASHER -ÇOROVODE PERSHKRIM

August 20, 2022

RRUGA E RE ERSEKE – FRASHER – ÇOROVODE

       PERSHKRIM I GJURMES SIPAS TERRENIT      

PSE ESHTE ZGJEDHUR KY AKS I RI RRUGOR

HYRJE

Nga pervoja, ne diskutimin e infrastruktures se rrugeve te reja, ne zona kryesisht kodrinore-malore, nga institucionet vendore dhe qendrore, kam konstatuar shume qendrime te njeanshme. Analiza e domosdoshmerise dhe leverdishmerise, eshte diskutuar ne dy plane. Plani I pare ka qene; a duhet te ndertohet nje rruge e re, ne nje zone te caktuar, neqoftese ajo konkuron rruget ekzistuese ne afersi te saj? Plani I dyte ka qene; a eshte e leverdishme dhe e parakoheshme kjo rruge, ne terrene kodrinore e malore, per te lidhur disa fshatra dhe per te shkurtuar disas kilometra rruge dhe disa minuta kohe? Komentet dhe kundershtite me te nxehta, kane qene ato pro ose kunder. Permbajtja e tyre ka qene ne thelb, se cila krahine fiton me shume, ne kurriz te krahines tjeter. Nje kendveshtrim I tille, kaq I ngushte dhe lokalist, ka perfunduar me fitoren e nje pale ndaj pales tjeter. Megjithese kam mbajtur qendrim te prere, se asnje rruge e re nuk eshte e tepert, ne territorin e ngushte shqiptar, por te “panjohur”, nga mungesa e inrastruktures rrugore, kam vene re se askush nuk eshte merakosur, per terrenin konkret ku kalon aksi I rruges, pasojat negative ne mjedis, ndikimin ne planifikim dhe zhvillim territori, ne te gjitha sistemet e tij. Kostoja e rrugeve nuk me ka interesuar, sepse I kemi shume borxh, ketij vendi dhe populli per transportin primitiv te trasheguar. Shembuj konkrete jane; propozimet per rrugen e re Tirane – Elbasan, per rrugen e re Korçe – Erseke, per unazen e re te Vlores, per rrugen Qukes – Qafe Plloçe, per unazen e Ersekes. Te gjitha keto projekte infrastrukturore, te realizuar plotesisht ose pjeserisht, sipas dokumentave zyrtare, ne vazhdimesi po nxjerrin probleme mbas problemi. Nuk po merret askush, se duhej apo nuk duhej ndertuar. Nuk po thote askush, nga ana teknike, se sa vajti kostoja. Vetem problemet gjate shfrytezimit te tyre, nuk kane te mbaruar. Ajo, e cila duhej te diskutohej me shume, ne kohen e duhur, I nxorri briret ne kohen me te “duhur”, atehere kur duhej te merrnim sherbimet dhe perfitimet nga vepra dhe investimi. Kjo do te ishte pergjigjja me e shkurter dhe me e sakte.

KU KALON GJURMA E RRUGES DHE PSE?

Ideja e skicimit te aksit te ri rrugor; I cili fillon ne Erseke, vazhdon ne drejtim te perendimit, ne distance ajrore 22 km deri ne  Frasher; pershkon mesin e Dangellise dhe perfundon ne fillimin e gjurmes ekzistuese, nga Muzhaka e Skraparit deri ne Çorovode. Gjatesia e rruges se re eshte 50.5 km, gjatesia e rikonstruksionit te rruges ekzistuese eshte 19.5 km. Rruga  Erseke – Çorovode eshte 70 km, dhe pershkohet per 90 min. Neqoftese miratohet kjo gjurme e re rruge, sipas itinerarit te mesiperm, problemi me I veshtire teknik do te jete, piketimi I aksit topografik perfundimtar te saj. Rruga kalon ne terrene te ndryshueshme, kilometer mbas kilometre. Fillon ne qendren e fushegropes se Kolonjes, qyteti I Ersekes, ne kuoten absolute 1000 m; zbret pergjate fushgropes ne drejtim te perendimit, ne distance 8.3 km dhe kuote absolute fundore 800 m; fillon ngjitjen me te njeten pjerresi neper shpatet e buta te malit te Radomit, ne distance 6.7 km dhe kuote absolute fundore 1460 m; galopon me dinivele ulje-ngjitje 160 m, ne kreshtat e Radomit deri ne Qafen e Dellinjes, ne distance 6.6 km dhe kuote absolute fundore 1350 m; zbret nga Qafa e Dellinjes ne Frasher me te njejten pjerresi, ne distance 5.7 km dhe kuote absolute fundore 1040 m. Nga Frasheri kalon paralel me rrugen ekzistuese, ne distance 2.2 km dhe kuote absolute fundore 1090 m; nga kjo pike shkeputet nga rruga ekzistuese dhe vazhdon ne drejtim te perendimit, ne lagjet e fshatit Suropull, Kreshove dhe 1.5 km ne perendim te saj, ne distance 8.8 km dhe kuote absolute fundore 1050 m; gjurma e re perfundon ne fshatin Muzhake te Skraparit, ne distance 12 km dhe kuote absolute fundore 580 m; mbas kesaj pike rruga vazhdon ne gjurmen ekzistuese, duke ju nenshtruar nje rikonstruksioni per t’ju pershtatur standarteve teknike e funksionale te rruges se re.

Sido qe te konceptohet dhe projektohet nje aks I ri rrugor, me parametra teknike me te mire, ai duhet te parashikoje permiresime funksionale dhe korsi te reja, ne vazhdimesine e zhvillimit ekonomik e tregetar te krahinave per te cilat ndertohet. Duhet te shtohet patjeter nje korsi rezerve, me funksion sherbimet lokale te transportit dhe aksesit bujqesor. Aksi I ri rrugor, do te kete patjeter funksion kryesor, levizjen dhe tranzitimin me shpejtesine maksiale, te gjitha formave te transportit midis krahinave dhe rajoneve, kur te perfundoje plotesisht. Funksionet e sherbimit te transportit per fshatrat, te cilat I pershkon ky segment I koridorit te Toskerise, do te percaktohen me sakte dhe me detaje, ne kuadrin e nje studimi planifikues, per zhvillimin ne pergjithesi dhe infrastrukturen ne veçanti.

Para se te miratohet projekt ideja e rruges Erseke – Frasher – Çorovode, normalisht shtrohet pyetja. Cili eshte interesi I krahinave dhe fshatrave, te cilat pershkruan kjo rruge e re, duke kaluar ne aksin e propozuar?

Per krahinen e Kolonjes, jane keto interesa zhvillimore:

  • Kalon ne territorin me te madh te zones perendimore te krahines. Mbulon nje zone te gjere, me 16 fshatra pa infrastrukture rrugore; Dokollare, Taç Poshte, Kodras, Alemas, Novosele tre lagje, Kagjinas, Kabash, Mesiçke, Mesiçke e Vjeter, Zharkanj, Zona e Piskalit 5 fshatra, Kurtes, Orgocke, Qinam-Radovicke dhe Radivicke.
  • Krijon akses me te shpejte, ne zonat me te bukura dhe me te pasura te Kolonjes, ne sistemet bujqesore, natyrore dhe ujore te territorit te saj.
  • Favorizon shfrytezimin ekonomik e tregetar te ketyre pasurive, me qellim rikthimin e popullsise vitale per te punuar, ne kushte me te mira.
  • Shkurton disa here koston e qarkullimit te produkteve, bazes ushqimore, lendeve te para dhe kapaciteteve njerezore.
  • Perdorimi I pasurive natyrore, per turizem eshte I sigurte dhe komod, per çdo inisiative private.
  • Territorit te Kolonjes, perfundimisht I krijohen kushte te mira, per tu ingranuar ne konvejerin e gjelber perendim lindje.
  • Qendra e saj Erseka, merr nje rendesi me te madhe ekonomike dhe tregetare, me perfundimin e rruges Korçe-Erseke-Leskovik e ne vazhdim.

Per krahinen e Dangellise, jane keto interesa zhvillimore:

  • Territori ku kalon rruga, nuk ka popullsi te madhe, por ajo eshte e shperndare ne numur te madh fshatrash: Frasher, Zavalan, Frasher Selenice, Suropull, Kreshove, Kakos, Miçan, Qeshibesi, Streneci, Verçisht-Gostromicke, Koblare, Muzhencke, Malind, Sevran, Rogu, Muzhake, Çepan, Shenkoll dhe Kanionet e Osumit.
  • Krijon akses me te shpejte, ne zonat me te bukura dhe me te pasura te Dangellise, ne sistemet natyrore e bujqesore te territorit te saj.
  • Shkurton disa here koston e qarkullimit te produkteve, bazes ushqimore, lendeve te para dhe kapaciteteve njerezore, per te gjithe zonat kufitare.
  • Perdorimi I pasurive natyrore, per turizem eshte I sigurte dhe komod, per çdo inisiative private.
  • Territorit te Dangellise, perfundimisht I krijohen kushte te mira, per tu ingranuar ne konvejerin e gjelber perendim lindje.
  • Qendra e saj Frasheri, merr nje rendesi me te madhe ekonomike dhe tregetare, me perfundimin e rrjetit te ri rrugor te Toskerise dhe Juglindjes se vendit.

Per te realizuar kete masterplan te zhvillimit te infrastruktures ( ne termat ligjore eshte “Plan Sektorial ne Nivel Bashkie ose Qarku”), ne Bashkite e Kolonjes, Permetit, Kelcyres dhe Skraparit, duhet te ngrihet sa me pare grupi I eksperteve me arkitekte dhe inxhiniere me pervoje, per te hartuar dokumentin e planifikimit.

Le te jete ky dokumenti I pare shkencor serioz, I administrates se ketyre bashkive, si pikenisje per rishikimin e Planit te Pergjithshem Vendor per te gjitha Bashkite. Plani I Pergjithshem Vendor ekzistues, I sistemuar ne sirtaret e bashkive, te miratuara se fundmi, jane histori e kaluar aspak dinjitoze, per traditat e mira ne studimet dhe projektimet urbanistike ne ish rrethet e Juglindjes.

PERSHKRIMI TEKNIKO – FUNKSIONAL

 VLERESIMI I VARIANTIT TE RRUGES SE RE

     Rruga e re, ne itinerarin Erseke – Frasher – Çorovode, eshte konceptuar si boshti kryesor I Toskerise, I cili lidh koridorin e Juglindjes me autostraden Adriatiko – Joniane dhe me ne perendim me bregdetin e Semanit. Vija e saj, ne planin gjeografik te zones, eshte vazhdim llogjik I koridorit 8, ne pjesen jugore te vendit. Ne pamjen e pare, te jep pershtypjen e nje gjarperimi gjigand, ne nje reliev te thyer, te kombinuar me; lugina lumore, kurrize kodrinore malore, shpate te vogla te pjerrta, shpate te gjera me pjerresi me te vogel, kanione te mrekullueshme, pejsazhe pyjore te virgjera dhe panorama malore ne hapesira te largeta. Kjo rruge, me gjatesi 70 km, eshte ndare ne tre segmente, per arsye te studimit sipas krahinave, te cilat do te lidhen mbas perfundimit te plote te saj.

Segmenti I pare eshte nga Erseka deri ne Frasher.

  GJURMA ERSEKE – KABASH

GJURMA KABASH – ZHARKANJ

GJURMA ZHARKANJ – QAFA E DELLINJES

GJURMA QAFA E DELLINJES – FRASHER

Ky segment I rruges me gjatesi 27.3 km, pershkon zonen perendimore ekonomike te krahines se Kolonjes, nga Erseka deri ne Qafen e Dellinjes, ne afersi te malit te Qelqit, me kuote absolute 1660 m, ne kufirin midis Kolonjes dhe Permetit. Vija e rruges eshte e percaktuar ne harte dhe ne google. Me poshte, po japim disa te dhena per relievin ku kalon rruga, qendrueshmerine e formacionit te terrenit dhe veprat e artit.

Pika e fillimit per kete segment, eshte ne kryqezimin e unazes se Ersekes me rrugen Hyrjet Novosela, ne kuoten absolute 1014 n . Vazhdon ne vije te drejte, mbi argjinaturen anesore te rezervuarit te Ersekes, deri tek ish Pularia. Ne kete pike, ku kryqezohet rruga e Dokollares, merr kthesen per ne fshatin Kodras. Mbasi pershkon dy lagjet e tij, ndjek rrugen bujqesore deri ne piken 400 m ne veri te Alemasit. Ketu kryqezohet me rrugen e re per ne Novosele, nga qafa e Pazarit. Mbasi merr nje kthese ne drejtimin veriperendimor, zbret ne luginen lumore te Kabashit, ne jug te tij. Vazhdon ne anen veriore te lugines se lumit te Kabashit deri ne Mesiçen e Re, ku takohet me perroin e Zharkanjit. Ketu kemi nje degezim te ri per ne Novosele, lagjja Kolanj. Ne kete pike perfundon gjarperimi ne fushgropen e Kolonjes, ne kuoten absolute 800 m. gjatesia e kesaj pjese te segmentit eshte 8.3 km.

Nga perroi I Zharkanjit, fillon ngjitja e shpateve jugore te malit te Zharkanjit, deri ne majen e malit te Radomit, ne kuote absolute 1490 m. Ne kete pike malore, kuota e larte e rruges, fillon degezimi me zbritje drejt lumit te Piskalit, per te lidhur te gjithe fshatrat e kesaj zone, ne anen perendimore te malit te Radomit. Nga maja e Radomit, vazhdon ne drejtimin veri perendimor, mbi zgjatjen e kurrizin te ketij mali drejt Qafes e Dellinjes, ne kuote absolute 1350 m. Gjatesia e kesaj pjese te segmentit eshte 13.3 km. Mbas Qafes se Dellinjes, rruga zbret ne shpatet jugore te malit te Qelqit, drejt fshatit Frasher, ne teritorin e bashkise se Permetit. Distanca e kesaj pjese te segmentit eshte 5.7 km, kuota fundore absolute e ketij segmenti eshte 1040 m. Rruga kalon pothuajse e gjitha ne toka natyrore; kullota, shkurre te rralla, toka te pafrytshme, shpate perrenjsh dhe zallishte.  Gjurma e ketij segmenti kalon kryesisht ne toke natyrore me taban te forte e te qendrueshem. Pjesa me e vogel e segmentit, e cila kalon ne toka bujqesore te pakultivuara dhe jo pjellore, ka te njejten taban te qendrueshem si pjesa tjeter. Gjurma e rruges se re, sipas ketij segmenti, siguron nje lidhje me funksionale me te gjitha zonat e banuara rurale.

 Segmenti I dyte eshte nga Frasheri ne Muzhake te Skraparit, fillimi I pjeses se asfaltuar.

FRASHER – SUROPULL

GJURMA SUROPULL – MUZHAKE

Ky segment I rruges me gjatesi 23.0 km, pershkon mesin e krahines se Dangellise ne kufi me bashkine e  Skraparit, ose zonen veriore te bashkise se Permetit. Segmenti I dyte I kesaj  rruge, kalon ne nje zone kryesisht natyrore, ne nivelin e mesem te shpateve veriore, midis perroit te Frasherit dhe perroit te Kreshoves dhe majave te maleve te Ripezave dhe Qarrishtes, te cilat ndajne Dangelline nga zonat me afer Permetit. Vija e rruges eshte e percaktuar ne harte dhe ne google.

Ne dalje te Frasherit, rruga vazhdon gati paralel me rrugen ekzistuese, e cila I nenshtrohet nje rikonstruksioni te plote, deri ne piken ku shkeputen nga aksi saj, ne kryqezimin per Permet. Distanca e kesaj pjese eshte 2.2 km dhe kuote absolute fundore 1090 m. Nga kjo pike vazhdon ne drejtim te perendimit deri ne kryqezimin e fshatit  Suropull. Kjo pjese e rruges pershkon terrene me pjerresi mesatare deri ne 30 %, kryesisht toka natyrore dhe shume pak toka bujqesore te pakultivuara. Distance e rruges ne kete pjese eshte 3.5 km dhe kuote fundore 990 m. nga kryqezimi I fshatit Suropull, rruga e re vazhdon ne kete drejtim deri ne fshatin Kreshove. Terreni ku kalon gjurma e rruges, ka te njejtat karakteristika si pjesa paraardhese. Distanca deri ne kryqezimin e Kreshoves eshte 3.4 km dhe kuota absolute fundore 990 m. Nga Kreshova rruga gjarperon ne nje zone kryesisht natyrore, te pasur me pyje dhe shkurre te dendura. Kete pjese e kemi veçuar deri tek gurra e Kafshit, 800 m larg lumit te Kreshoves ne jug te tij. Distance e kesaj pjese eshte 4.8 km dhe kuota absolute fundore 820 m. Nga kjo pike rruga merr nje kthese te madhe, fillimisht ne drejtim te jugperendimit dhe pastaj ne drejtim te veriperendimit, duke qarkuar gropen e madhe te Servranit, midis majes se Qarrishtes dhe lumit te Kreshoves. Kjo pjese e rruges, mbasi vazhdon qarkimin me kthesa me te shpeshta ne drejtim te veriut, perfundon ne piken e takimit me rrugen e asfaltuar, Muzhakes dhe Rogut, ne territorin e Skraparit. Gjatesia e kesaj pjese eshte 9.1 km dhe kuota absolute ne fundore eshte 580 m. Gjatesia e te gjithe segmentit, nga Frasheri ne Muzhake eshte 23 km. Gjurma e ketij segmenti kalon kryesisht ne toke natyrore, te pyllezuara me pyje dhe shkurre te dendura, ne taban te forte e te qendrueshem. Pjesa me e vogel e segmentit, e cila kalon ne toka bujqesore te pakultivuara dhe jo pjellore, ka te njejten taban te qendrueshem si pjesa tjeter. Gjurma e rruges se re, sipas ketij segmenti, siguron nje lidhje me funksionale me zonat e banuara rurale dhe kanionet e lumit te Osumit.

Segmenti I trete eshte nga Muzhaka, ku fillon rruga ekzistuese e asfaltuar deri ne Çorovode.

 

GJURMA MUZHAKE – ÇOROVODE

Ky segment I rruges me gjatesi 19.5 km, pershkon territore te bashkise se Skraparit deri ne Çorovode. Rruga kalon paralel me perroin e Rogut, ne pjerresite jugore te tij deri 50%. Ne afersi te kanioneve te lumit Osum, vazhdon ne anen perendimore te kanionit, paralel me lumen deri ne hyrje te Çorovodes.  Rruga kalon pothuajse ne zone natyrore dhe shume pak ne toka bujqesore te kultivuara.

Pika e fillimit eshte ne rrugen ekzistuese te asfaltuar, midis Muzhakes dhe Rogut. Ne afersi te fshatit te Rogut, mbi shtratin e perroit te tij, merr nje kthese 90º, ne drejtim te lumit Osum. Distance e rruges ne kete pjese eshte 3.0 km ne kuote absolute fundore 490 m. Ne kete pike fillon zbritja ne kanionet e Osumit, tek ura kryesore, nepermjet ktheses me 90 º ne drejtim te veriut. Kjo pjese kalon ne terrene natyrore te pyllezuara dhe toka bujqesore. Gjatesia e kesaj pjese rruge eshte 800 m ne kuote 380 m. Nga ura mbi Osum, rruga pershkon nje vije paralele me kanionin, ne anen perendimore te tij. Rruga kalon ne terren te aksidentuar nga perroi kryesor I Begasit dhe perrenjte e shpateve perendimore te majave te Galines se Qafes dhe Koprenckes. Mbas varrezave te Çorovodes, rruga zbret ne anen tjeter te lumit Osum, deri ne qendren e qytetit. Gjatesia e kesaj pjese rruge eshte 15.7 km ne kuote absolute fundore 280 m.

Segmenti I trete I rruges Erseke – Frasher – Çorovode, kalon ne gjurme ekzistuese, te rikonstruktuar vitet e fundit. Per kete segment, propozohet rikonstruksion I gjurmes ekzistuese, me qellim per ta sjelle ate ne standartet me te mira se segmentet e tjera te saj. Segmenti kalon ne terrene te aksidentuara ne menyre te çrregullt, ne krahasim me dy segmentet e tjere dhe ne pamundesi teknike e topografike, per ti shmangur ne mase ato. Rekomandimi me I mire per permiresimin teknik te ketij segmenti eshte; permirsimi dhe zevendesimi I veprave te artit te te gjitha llojeve, rritja e rezes se kthesave, permiresimi I niveletave gjatesore, zgjerimi I seksionit te rruges, shtimi I nje korsie tjeter per perdorim lokal dhe transport bujqesor.

Meqenese segmenti I trete I afrohet qendres se rajonit te ardhshem, qytetit te Beratit, pershkon nje nga mrekullite natyrore me te bukura ne vend, shkurton rrugen per ne malin e Tomorit, do te rritet disa here trafiku I njerezve dhe transporti I mallrave. Rikonstruksioni I plote I ketij segmenti, do te jape nje akses me te madh, ne shfrytezimin e te gjIthe koridorit te Toskerise, nga lindja ne perendim e anasjelltas. Ne perfundim, I njejti propozim eshte edhe per rikonstruksionin e plote te rruges nga Çorovoda ne Berat deri ne takimin me autostraden Adriatiko – Joniane. Mos duhet pritur disa vite, deri sa te perfundoje kjo autostrade rajonale, pastaj te kujtohemi per koridorin Toskan? Propozimi me I mire, per vazhdimin e ketij koridori, do te ishte nje rruge e re nga ana tjeter e shpateve te lumit te Osumit. Kemi pervojen pozitive te  aksit te ri te rruges nga Qafa e Qarrit ne Erseke, me garanci per vazhdimin te njejtit standart, deri ne Permet e Tepelene. Urojme ne kete rast qe pervoja pozitive, te sjelle bashkepunime racionale dhe efektive te projektuesve dhe institucioneve shteterore, ne veprat publike te rendesishme.

 

Ark. Paqesor Kajmaku

 

 

 

 

 

  

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori