RRUGA E RE QAFA E QARRIT – ERSEKE ZBULIM PER KOLONJEN

August 20, 2022

 

RRUGA QE ZBULON KOLONJEN NATYRALE

KOLONJA NATYRALE DHE RRUGET KRYESORE TE SAJ

Krahina me malore ne Shqiperi Kolonja, perpara 100 vjetesh, pershkrohej nga rruga nacionale me standartet me te mire teknike per kohen. Para vitit 1912, ky segment ka qene pjese e rruges e cila lidhte Manastirin me Janinen. Mbas krijimit te shtetit shqiptar ishte segment I rruges nacionale te permiresuar e  cila lidhte Korçen me Gjirokastren. Tek Tre Urat, ne lumin e Vjoses, behej lidhja matane kufirit me Janinen. Paralelisht me te, ne pjesen me malore te krahines, rreze Gramozit dhe maleve te Germenjit e Shelegurit, kalonte rruga kembesore e karvaneve e cila lidhte qytetin e Korçes me Erseken dhe Leskovikun. Te dyja akset e transportit rrugor dhe kembesor funksiononin te pavarur nga njera tjetra. Rruga auto ishte dy here me e shpejte se rruga e karvaneve, sepse kjo e fundit ishte dy here me e shkurter si gjatesi. Ky ishte rrjeti kryesor I transportit nga veriu ne jug, I cili bashke me lidhjet terthore lindje- perendim realizonte dymbedhjete pika takimi te transportit dhe te tregetise me krahinat kufitare brenda vendit dhe jashte kufijve shteterore.

Ne kohen e mesjetes dhe me larg, nga dokumentat dhe germimet arkeologjike, vertetohet qe rruga Egnatia ka qene, me ne qender te krahines se Kolonjes se sa rruga e sotme. Vija e aksit te saj, ka qene e spostuar ne drejtim te perendimit mbi 5 km. Kjo verteton, se krahina e Kolonjes ka qene me e madhe, dhe kontrollonte territore te cilat prodhonin dhe tregetonin sasira te medha produktesh bujqesore dhe tregetare. Kolonja ka pasur nje qytet si qender te saj, qe nuk eshte zbuluar akoma. Sipas thenijeve te arkeologut Skender Aliu: “Ky qytet zinte një pozitë kyçe e mbizotëruese brenda pllajës së Kolonjës, me përmasa 15 Km. Veri-Jug dhe 7 km Lindje-Perëndim. Këtu kryqëzoheshin rrugët që kalonin nëpër Osum, që arrinin pranë Kalasë së Gradecit në Bejkovë dhe përmes Qafës së Kazanit, kalonin në Maqedoni. Rruga tjetër, që shkëputej nga lumi Vjosa në Petran të Përmetit, kalonte nëpër Langarice, Grykat e Barmashit, Qafën e Qarrit drejt Pellgut të Korçës e më gjerë. Në këtë rrugë ka kaluar ushtria romake, e drejtuar nga Konsulli Sulpici në vitin 198 p. es., i cili vendosi kampin në Lynk pranë lumit Bevo. Këtu, siç shkruan Tit-Livi “Nuk i harxhoi zahiretë e dimrit se hambarët e Dasaretisë ishin plot me drithë (LIVI, XXX 1,6,3)”.

RRUGA ERSEKE-LESKOVIK, BUKURITE DHE MERZITE E SAJ

Kur kemi ardhur familjarisht, per here te pare ne qytetin e Ersekes, ne vitin 1969, pershtypja e pare ishte rruga shume e gjate, me kthesa te panumurta, ne terrenin me malor te krahines se Leskovikut dhe Kolonjes. Udhetimi me korieren ushtarake, te mbuluar me flete çadre, I beri pluhur e dhalle te gjithe udhetaret. Rruga e paasfaltuar 45 km zgjati fiks 3 ore. Qyteti I Ersekes mu duk aq I vogel, sa po filloja te mosbesoja se ishim ne qendren e rrethit te Kolonjes. Hapesira e vogel e tij, nuk mund te krahasohej me hapesiren e Leskovikut tim, midis dy kodrave dhe dy maleve.

Me vone, me kalimin e viteve, kur kaloja midis bukurive natyrore, te cilat I pershkruante kjo rruge, me vinin ne mendje vleresimet se kjo eshte nga rruget me te bukura ne Shqiperi. Fillova te thellohesha dhe te kerkoja arsyet e ketij konstatimi, sidomos nga vizitoret e huaj. Megjithese rruga eshte me shume kthesa dhe e ngushtuar nga shtresa e asfaltit, e llogaritur “shume sakte” me 1 korsi, gjate viteve 1980 e ne vazhdim, arrita ne konkluzionin se ishte shume I drejte ky vleresim. Pejsazhi natyror i cili leviz, ne menyre dinamike ne te dy anet e rruges, shpaloset ne disa kende dhe plane te ndryshme te hapesires natyrore te mrekullueshme. Kjo harmoni e persosur e levizjes dhe prezantimit te formave te natyres, jep udhetarit te qete nje kenaqesi shpirterore, sidomos ne kohet e stines se pranveres dhe vjeshtes me diell. Megjithese largesia e Ersekes nga Leskoviku ne vije ajrore eshte 21 km, gjatesia e rruges eshte me shume se dyfishi I saj. Neqoftese turistet e rralle I vleresonin shume bukurite e kesaj rruge, po qytetaret dhe perdoruesit e shpeshte te kesaj rruge te lodhshme kishin te njejtin mendim? Absolutisht jo. Pasagjeret e sterlodhur te krahines sime dhe shoferet e nervozuar nga gjithçka, kur I takoje ne autobus, tregonin te kunderten. Megjithese ne disa lugina te gjera malore, rruga e drejte ishte mjaft çlodhese dhe fantastike, dhe relievi I bukur te rrembente terresisht, bije perseri ne monotonine, merzitjen, e shkaktuar nga lodhja dhe tronditja ne pjese me te madhe. Mbasi fillova pune ne zyren e urbanistikes dhe projektimit te rrethit Kolonje, fillove te mendoja e fantazoja gjurmet te reja ku mund te kalonte kjo rruge.

RRUGA ERSEKE-KORÇE, OPTIMIZEM DHE “PAQARTESI”

U zgjata pak tek rruga Erseke Leskovik, para se te kaloj ne disa mendime dhe argumenta historike, urbanistike e teknike per rrugen Korçe-Erseke, ne gjendjen e sotme gjysem e perfunduar. Neqoftese projektimi dhe zbatimi I nje gjurme te re per aksin Erseke-Leskovik, duket nje ender e larget, zbatimi I aksit te ri te rruges Korçe-Erseke, duket me I afert. Loti I pare I saj  filloi ne vitin 2012. Eskavatoret ne Qafen e Qarrit po rremonin dhe kolonjaret nuk po e kuptonin se çfare po behej. U hapen fjale se do te behej nje landfill per qarkun e Korçes. Kur filloi te marre forme useku gjigand ne forme trapezi, njerezit po komentonin se do te ishte me mire te behej tunel, sepse do te mbushet me debore ne dimer dhe nuk mund te pastrohet, etj. Me pelqeu ideja e usekut qe çante majat e Qafes se Qarrit. Por kur mbas disa muajsh kantjeri u transferua ne pjesen fushore te rruges ne territorin e Korçes, qytetaret kolonjare me te drejte thane; se e bejne korçaret per zonen fushore dhe turistike te tyre se per Kolonjen nuk duan t’ja dine. Pikerisht, mbas shkaterrimit total te rruges fushore, ne gjendje teknike shume te mire, filluan vuajtjet dhe sakrificat dyvjeçare te kolonjareve e te tjereve, per te pershkruar nje rruge, e cila plotesoi mbas perfundimit te saj, standartet me te larta per nje rruge lokale ose rurale. Mbas disa vitesh, ngushellimin dhe kompesimin e morrem kur perfunduan dy useket e Qarrit. Megjithese me shume difekte teknike ne projektim dhe konceptimin urbanistik, Loti I pare I kesaj rruge u realizua dhe te gjitha u harruan. Korçaret fituan nje rruge lokale me standarte me te larta ne krahasim me rrugen e Boboshtices dhe Dardhes, kurse kolonjareve u ngeli lengu. “Tmerri“ me zuri kur u njoha me gjurmen dhe projektin e pare te Lotit te dyte te rruges Korçe-Erseke ose Qafa e Qarrit-Erseke. Megjithese punoja ne urbanistiken e Kolonjes, nuk kishim asnje komunikim me studion projektuese. Proçesi I projektimit behej ne fshehtesi te plote. Drejtuesit e bashkise ishin te painteresuar per projektin. I lutesha zotit qe ky projekt te mos zbatohej kurre. Shpresa e vetme ishte te mos miratohej nga qeveria, per budallalleqet e projektuesve dhe koston shume te madhe te zbatimit. Lutja ime u degjua kur nga studioja, ku punoja une, me erdhi lajmi I shumepritur se do fillonte se shpejti projektimi I nje aksi te ri rrugor. Fillova te perpunoja opinionin kolonjar, me disa shkrime ne gazeten Kolonja, mbi domosdoshmerine e ndryshimit te aksit te rruges se re, nga tezarja e gjurmes ekzistuese, e cila  propozohej projekti I meparshem. Nje pjese me falenderuan, pjesa me e madhe ishte skeptike ose e kundershtonte kete ndryshim. Nuk u dhashe rendesi opinioneve negative per gjurmen e re, sepse nga pervoja 40 vjeçare ne fushen e projektimit urbanistik dhe konkretisht te unazes se Ersekes para 35 vjetesh, do ta fitonim kete sfide ndaj mendimeve driteshkurtera te kujdo, pavaresisht se çfare perfaqesonin.

ÇFARE NUK ESHTE THENE PER KETE RRUGE

Per kete rruge 100 vjeçare, ashtu si rruga Erseke-Leskovik, nuk eshte thene asnje gje. Kolonjaret, te cilet I njohin me mire se te tjeret rruget e botes, nga lindja e larget dhe perendimi mbrapa diellit, kane te drejte te kene informacionet e nevojshme per infrastrukturen qe u propozohet ne mbeshtetje te zhvillimit te krahines se tyre dhe krahinave simotra ne kufi me te. Braktisja e madhe e territoreve te Toskerise, te cilat kan nisur nga viti 1945, e ka demtuar shume kompaktesine e popullsise se Kolonjes natyrale. Krahinat e Shqerise, Dangellise, Vakefeve u shkretuan perfundimisht mbasi nderprene marredhenijet ekonomike, tregetare dhe kulturore me krahinen e zhvilluar te Kolonjes administrative. Te njejten gje mund te thuhet per krahinen e njohur te Leskovikut, e cila po e vuan me vone kete proçes degradimi. Ne Kolonje, thuhet me te drejte se, shkaku kryesor i braktisjes se pasurive te shumta te saj nga banoret, jane mungesa e rrjetit te infrastruktures rrugore te zonave rurale dhe periferike. Ne kohen e sotme po behet shkak mungesa ose mosperfundimi I punimeve te rruges nga Korça ne Erseke dhe harresa e rruges nga Erseke ne Leskovik.

Historikisht, jemi sjelle pa asnje vizion zhvillimi, me kete rruge te rendesishme, jo vetem per Kolonjen dhe Leskovikun, por per te gjithe Juglindjen dhe vendin. Nga dy korsi, e konceptuar para 100 vjetesh, u katandis me nje korsi te asfaltuar ne pjesen nga Erseka ne Leskovik. Nuk eshte bere asnje permiresim ne rrezet e  kthesave, me perjashtim te dy urave te vjeteruara qe jane rindertuar ne perrenjte e zallit te Starjes. Gjendja e asfaltimit eshte ne kushte me te keqia te mundshme. Kanalet anesore pothuajse nuk ekzistojne. Zonat e rreshqitjeve masive nuk jane te rehabilitura, ose jane projektuar dhe zbatuar shume keq. Fondet e konsiderueshme vjetore per mirembajtjen jane perdorur vetem per sinjalistiken, diten dhe naten. Ne gjendjen e sotme qe eshte kjo rruge, duket e pamundur te mirembahet per te plotesuar standartet e nje rruge nacionale.

Nuk eshte thene se, kjo rruge e lodhshme dhe e rrezikshme, po frenon perpjekjet e kolonjareve per te zhvilluar krahinen e tyre. Vitet e fundit, nga shpresa e madhe per perfundimin e rruges se re nacionale dhe rrjetit ndihmes, jane shtuar rritmet e ndertimit dhe rikonstruksionit te banesave ekzistuese. Diaspora e fuqishme kolonare eshte zgjuar, ajo po kthehet per qellime turistike dhe klimaterike ne pronat dhe  krahinen e tyre.

Nuk eshte thene se, kjo rruge e gjate dhe me kosto te larte, ne periferi te vendit tone te vogel, I ka vene deri tani ne dileme shume investitore vendas dhe te huaj. Informacionet e fundit, te cilat mund te merren ne bashki, tregojne rritje te fluksit te investimeve ne pasurite natyrore te Kolonjes, akoma te pashfrytezuara. Padyshim, kjo rritje interesi ka lidhje me rrjetin e ri modern te infrastruktures, ne pergjithesi, e cila po I premtohet kesaj zone. Ka ardhur momenti qe edhe kolonjaret te mendojne me ndryshe per vizionin dhe zhvillimin e krahines se tyre.

Nuk eshte thene se, nga perfundimi me standarte te larte teknike e urbanistike te kesaj rruge, do te perfitojne jo vetem kolonjaret te cilet jetojne ne Kolonje, por edhe jashte saj. Flukset e tyre do te rriten per te realizuar endren e kthimit ne vendlindjen e tyre te ndryshuar.

Nuk eshte thene se, perfundimi me sukses dhe ne kohen e duhur, i ketij segmenti te rendesishem rrugor te Juglindjes se vendit, do te rrite presionin nga krahinat fqinje ndaj qeverise, per perfundimin sa me shpejt te gjithe unazes juglindore.

Nuk eshte thene se, sa me I larte te jete standarti I realizimit te unazes juglindore, aq me shume do te rriten kerkesat per projektimn dhe zbatimin e rrjetit sekondar mbeshtetes per zonat e tjera, te izoluara dhe te braktisura nga mungesa e infrastruktures dhe programeve zhvillimore.

Nuk eshte thene se, perfundimi I ketij aksi te juglindjes dhe rrjetit sekondar rrugor, do te rilinde zonat me vlera te medha natyrore e kulturore, per qellime turistike dhe te shfrytezimit ekonomik. Zonat ku mund te zhvillohet ekoturizmi dhe bioturizmi do te shtohen dhe do te krijohen kushte, per te zhvilluar programe zhvillimi me mbeshtetje dhe donacione financiare te ndryshme.

Nuk eshte thene se, nuk mjafton vetem rehabilitimi I paqarte urban I qendrave te qyteteve dhe rrugeve kryesore. Tabela e reklames se tyre ndriçon ne mendjen e njerezve, vetem shifren e larte te fondeve te harxhuara. Konceptet moderne te zhvillimit, per infrastrukturen ne pergjithesi dhe ata rrugore ne veçanti, do te imponojne polarizimin e qendrave e pikave te tjera te zhvillimit, ne te gjithe territorin pavaresisht distances ajrore nga qendra e bashkise.

Nuk eshte thene se, nuk mund te shkaterrohen rruget e vjetra historike ne terrene malore, per te ndertuar mbi germadhat e tyre “superstrada” me skarpate te stermedha, ura gjigande ku nuk kursehet betoni, mure mbajtese te larta. Do te ishte nje karikature e vertete, lidhja me rruget e aksesit bujqesor ,ne çdo kilometer dhe te portave te shtepive ,ku jane renditur arkat me molle e domate. Shembull negativ I shkaterrimit te rrugeve te vjetra eshte aksi Leskovik- Tre Urat. Ne te ardhmen mund te kthehemi prapa tek Gryka e Pagomenit per superstraden e re, duke perdorur me efektivitet disa struktura mbrojtese betonarme.

Perfundimisht, duhet te thuhet se, per krahinat tona kodrinore e malore, si ne Juglindje dhe ne te gjithe vendin, duhet ti rikthehemi territoreve te braktisuara, pavaresisht nga kostoja e infrastruktures. Ne keto zona, jane formuar identitetet me te spikatura te kombit tone, si origjina me e lashte e njerezimit, e gershetuar me elemente te vjeter multietnike dhe multikulturore.

SI DO TE JETE KOLONJA NATYRALE NGA RRUGA E RE QE SAPO FILLOI

Ne Planin e Pergjithshem Kombetar, krahina e Kolonjes dhe krahinat e tjera fqinje, nuk perfshihen ne zonat prioritare te zhvillimit te vendit. Qeveria ju ka dhene kompetenca ligjore dhe autonomi te gjere autoriteteve vendore, te planifikojne zhvillimin e krahinave te tyre, sipas interesave te komunitetit dhe politikave ne strategjite e zhvillimit. A eshte prioritet I qarte dhe me vizion perspektiv, projektimi I rrjetit te infrastruktures dhe, specifikisht te rrjetit rrugor ne keto plane te pergjitheshme dhe vendore te planifikimit te zhvillimit te territorit? Deri tani pergjigjja eshte negative. Pushteti vendor nuk I ka kryer detyrat ligjore ndaj proçeseve te mesiperme. Qeveria nuk e ka ngarkuar me pergjegjesi per dosjet bosh te ketyre studimeve. Rezultati negativ kuptohet vetem kur reagon kunder komuniteti I gjere ose perfaqesues qytetare te tij. Neqoftese pushteti nuk eshte I interesuar per reagimet e qytetareve, ata jane te detyruar te reagojne ndaj tyre, por me te drejte morale edhe ndaj projektuesve dhe strukturave teknike qe bashkepunojne me to. Bashkia nuk ka bashkepunuar, ne asnje faze te proçesit te studimit, planifikimit dhe projektimit te projektit te pare dhe te dyte te rruges nga Qafa e Qarrit ne Erseke. Arsye e pare mund te jete se, nuk e kane perfillur pjesemarrjen e saj. Duhet te paraqitet protokolli I komunikimit me institucionet qendrore per ta verifikuar kete. Arsye e dyte mund te jete se, nuk ka dashur te bashkepunoje per kete projekt, duke ja deleguar instiktivisht kete kompetence me servilizem intitucioneve ne qender, siç ka ndodhur ne shumicen e projekteve qe financohen nga qeveria. Arsye e trete mund te jete se, nuk deshiron te zbuloje petet e lakrorit, nen te cilin mbulohen shkeljet ligjore te proçedurave te ngritjes se strukturave teknike te cilat do te realizojne me kompetence profesionale kete bashkepunim. Ne kete rast kane pergjegjesi edhe strukturat teknike te institucioneve qeveritare, te cilat marrin pergjegjesira ne menyre vullnetare, por qe u takojne organeve vendore. Shembuj te tille bashkepunimi me institucionet qendrore, ne projektet publike, ne bashkine e Kolonjes kane dhene rezultate te dobeta ne efektivitetin e investimit.

Per tu kthyer ne terrenin konkret, kam besim te plote se kolonjaret, pavaresisht nga reagimet e ndryshme per mungese njohje te projektit ose per prekje interesi personal, duhet te perpiqen te organizojne me mire kontaktet me perfaqesuesit e pushtetit vendor, te cilet I kane zgjedhur vete. Vetem ndermjet tyre, ata kane te drejte dhe mundesi te shprehin mendimet per kete ose ate projekt. Llogaridhenija duhet te jete institucionale dhe pergjegjesia ligjore sipas kompetencave. Studiot dhe individet private jane te lire te hartojne studime dhe projekte te zhvillimit te sotem dhe ne perspective, me ose pa kontrata me organet shterore ose organizata private joqeveritare. Me shume duhet te kerkoni llogari per ata, qe kane kompetencen per ti deformuar keto projekte, duke ju shkaktuar juve humbje ne shperdorimin e fondeve publike dhe mosmarrjen e sherbimit te premtuar ose planifikuar.

Kjo rruge e re, ka qene nje sfide per investitoret dhe projektuesit. Mendoj se ja kane dale me sukses te hartojne nje projekt modern, I cili respekton çdo kilometer te territorit te Kolonjes, administrative dhe asaj natyrale. Ne si kolonjare, nuk duhet vetem te mburremi per veten tone, por e kemi per detyre te mendojme edhe per krahinat historike fqinje me ne, ose pjese e Kolonjes historike. Ketu me fjalen “Kolonja natyrale” kam parasysh edhe mendimin e avancuar dhe qendrimet patriotiuke te kolonjarit, I cili ka dhene kaq shume per kulturen, ekonomine dhe zhvillimin e territoreve jashte Kolonjes. Kur themi me mburrje se kolonjaret kane drejtuar vendin, ne te gjithe sektoret, duhet te mos harrojme se shumica e tyre, te harruar nga ne, kane qene nga territoret e ketyre krahinave e zonave, te cilat sot jane te braktisura edhe per pergjegjesine e atyre qe jetojne sot ne Kolonje. Neqoftese e leme menjane Korçen si qender urbane rajonale, Toskeria sot perfaqesohet nga Erseka, Skrapari dhe Permeti, te cilat lidhen organikisht dhe kane qene te lidhur historikisht me kete rruge. Projekti ne fjale, I rruges nga Qarri ne Erseke, dhe ne vazhdim deri ne luginen e Vjoses, realizon ne menyren me te mire te mundshme, depertimin e shpejte te transportit dhe trafikut ne zemren e krahinave tona, me qender qytetin e Ersekes. Historikisht zhvillimi I ketyre krahinave ka qene I lidhur me zhvillimin ekonomik e tregetar te qendres se Kolonjes.

“Perpara 100 vjetsh gjenerali I nje ushtrie te huaj jo armiqesore ndaj popullit shqiptar, vendosi te ndertoje rrugen ekzistuese Korçe-Leskovik. Para 80 vjetesh gjenerali I nje ushtrie te huaj, tashme jo armiqesore si para 110 vjetesh ka thene: Ne Kolonje duhet te behet nje rruge nga mali I Gramozit deri ne Adriatik”.   

Mesazhi I fundit I ketij shkrimi per patriotet dhe koleget e mi eshte te mendojme per superstraden Kolonje-Berat, permes territoreve te desareteve te Lashtesise dhe muzakajve te Mesjetes.

Ark. Paqesor Kajmaku

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori