RRUGE E RE ERSEKE – LESKOVIK – ÇARÇOVE
KORIDOR ZHVILLIMI PER TE GJITHE JUGLINDJEN E VENDIT
Si duhet te konceptohet dhe te projektohet aksi kryesor rrugor I koridorit
Erseke – Leskovik – Permet.
Sido qe te konceptohet dhe projektohet nje aks I ri rrugor, me parametra teknike me te mire, ai do te jete nje vije e re paralele me vijen e rruges ekzistuese. Po te shtosh nje rruge dytesore, me funksion sherbimet lokale te transportit, atehere do te kemi tre vija paralele, ne drejtimin e komunikimit te detyrueshem veri- jug. Problemi me I madh dhe me I veshtire, do te jete projektimi I aksit kryesor te koridorit te zhvillimit te juglindjes, per te thyer te gjitha tabute, deshirat e vjetra dhe te reja, te komunitetit te ketyre krahinave. Aksi I ri rrugor, do te kete patjeter funksion kryesor, levizjen dhe tranzitimin me shpejtesine maksiale, te gjitha formave te transportit midis krahinave dhe rajoneve, kur te perfundoje plotesisht. Funksionet e sherbimit te transportit per krahinat, te cilat I pershkon ky segment I unazes se juglindjes, do te percaktohen me sakte dhe me detaje, ne kuadrin e nje studimi planifikues, per zhvillimin ne pergjithesi dhe infrastrukturen ne veçanti.
Per te realizuar kete masterplan te zhvillimit te infrastruktures ( ne termat ligjore eshte “Plan Sektorial ne Nivel Bashkie ose Qarku”), ne Bashkite e Kolonjes, Permetit, Kelcyres dhe Skraparit, duhet te ngrihet sa me pare grupi I eksperteve me arkitekte dhe inxhiniere me pervoje, per te hartuar dokumentin e planifikimit.
Le te jete ky dokumenti I pare shkencor serioz I administrates se ketyre bashkive, si pikenisje per rishikimin e Planit te Pergjithshem Vendor per te gjitha Bashkite. Plani I Pergjithshem Vendor ekzistues, I sistemuar ne sirtaret e bashkive, te miratuara se fundmi, jane histori e kaluar aspak dinjitoze, per traditat e mira ne studimet dhe projektimet urbanistike ne ish rrethet e Juglindjes.
Edhe neqoftese, do te realizohet dhe miratohet nje projekt i ri i rruges Erseke – Leskovik –Çarçove, sipas rekomandimeve te ketij materiali studimor, problem tjeter I madh do te jete kostoja e larte saj dhe kohezgjatja e zbatimit.
Pershkrimi tekniko – funksional dhe vleresimi I nje varianti te rruges se re
Erseke – Leskovik – Çarçove.
Rruga e re ne itinerarin Erseke – Leskovik – Çarçove, eshte konceptuar si boshti I koridorit te juglindjes. Vija e saj, ne planin gjeografik te zones, eshte vazhdim llogjik I vijes se rruges se re Korçe-Erseke. Ne pamjen e pare, te jep pershtypjen sikur eshte hequr nje vije, me vizore te dhembezuar. Ky dhembezim I detyrueshem, eshte per shkak te relievit te thyer, te kombinuar me lugina e shpate te vogla me pjerresi te ndryshueshme. Kjo rruge, me gjatesi 35 km, eshte ndare ne tre segmente, per arsye te studimit sipas krahinave, te cilat do te lidhen mbas perfundimit te plote te saj.
Segmenti I pare eshte nga Erseka deri ne Barmash, ne pjesen lindore te fushes prane argjinatures se perroit te Barmashit. Ky segment me gjatesi 10.7 km, pershkon zonen jugore ekonomike te krahines se Kolonjes, nga Erseka deri ne afersi te lumit te Lengarices, ne kufi me krahinen e Leskovikut. Ky lume, eshte kufiri gjeografik dhe administrativ midis dy krahinave. Vija e rruges eshte e percaktuar ne harte dhe ne google. Me poshte, po japim disa te dhena per relievin ku kalon rruga, qendrueshmerine e formacionit te terrenit dhe veprat e artit.
Tabela e specifikimeve dhe pershkrimeve te veprave te artit
Emertimi | Gjatesi
km |
Ura b/a
Hd 5-10m |
Tombino Ø1500 | Usek
h.5m |
Usek
h.10m |
Mbushje
Hm.5m |
Mbushje
Hm.10m |
Germim
Hmax. 5 ml |
Mure prit
b/a Hm.2m |
Mure mb
b/a Hm.3m |
Segmenti Erseke-Barmash | 10.0 | 15 ml | 70 ml | 550 ml | 400 ml | 1370 ml | 700 ml | 300 ml | 2400 ml | 3000 ml |
Emertimi | Gjatesi
km |
Ura b/a
Hd 10-29m |
Box 4x4m | Usek
h.15m |
Usek
h.20m |
Mbushje
Hm.15m |
Mbushje
Hm.20m |
Germim
Hmax.sk10 ml |
Mure prit b/a
Hm.5m |
Mure b/a
Hm.6 |
Segmenti Erseke-Barmash | 10.0 | 0 ml | 650 ml | 50 ml | 200 ml | 0 ml | 0 ml | 1400 ml | 0 ml | 800 ml |
Pershkrimi topogjeografik I zones ku kalon segmenti I pare, Erseke – Barmash.
Pika e fillimit per kete segment, eshte ne hyrje te parkut periferik te Ersekes. Vazhdon ne vije te drejte, ne toka bujqesore private dhe publike, deri tek fillimi I diges se rezervuarit te Ersekes. Kalon mbi digen e rezervuarit, mbas zgjerimit dhe ngritjes se nivelit te siperm te saj. Kryqezohet me rrugen e Kodrasit dhe Dookollares, ne te njejtin vend, mbasi kalon ne toke natyrore, ne forme nenkalimi me rrugen rurale. Zbret paralel me rrugen lidhese te Dokollares, ne toke natyrale, ne lumen e Taçit, 120 m ne lindje te pasareles. Ngjitet ne nje parcele te stergjatur, toke e pafryt, deri ne takimin me rrugen e Vishanjit. Nga kjo pike deri ne kryqezimin me rruge nacionale, 120 m ne lindje te varrezave te Boroves, kalon ne vije te drejte ne toka bujqesore dhe natyrore. Zbret poshte ne lumen e Boroves dhe ngjitet ne vije te drejte, ne toka jo bujqesore ose te pakultivuara deri ne rrugen kembesore, 400 m ne lindje te kodres se Memorialit. Vazhdon ne vije te drejte, ne lindje te kodrines se pyllezuar, ne toka natyrore e bujqesore te pakultivuara, 730 m ne juglindje te rruges nacionale dhe gati parallel me te. I afrohet rruges nacionale deri 80 m, mbasi kalon ne nje distance 500 m ne drejtimin juglindje nga ish fura e gelqeres. I drejtohet qafes se Barmashit tek rruga e Viles, paralel me rrugen nacionale, ne terrenin natyror, nga shpatet perballe saj. Zbret ne shpatin shkembor te kodres mbi Vile, deri ne kryqezimin me rrugen e siperme te Mesarese, ku merr nje kthese te gjere deri ne shpatin perendimor te kodres, ku fillon rruga e Leshnjes. Mbas nje kthese me te ngushte, takohet me digen e mbrojtjes nga lumi I Barmashit. Digen e pershkon ne kuota me te larta se ekzistueset, per te fituar lartesi absolute ne ngjitjen e veshtire te kodres se Shalesit. Ne fund te kesaj dige perfundon segmenti I pare, Erseke – Barmash. Gjurma e ketij segmenti kalon kryesisht ne toke natyrore me taban te forte e te qendrueshem. Pjesa me e vogel e segmentit, e cila kalon ne toka bujqesore te pakultivuara dhe jo pjellore, ka te njejten taban te qendrueshem si pjesa tjeter. Gjurma e rruges se re, sipas ketij segmenti, siguron nje lidhje me funksionale me te gjitha zonat e banuara rurale.
Segmenti I dyte eshte nga Barmashi deri ne Leskovik. Pika e takimit me rrugen ekzistuese per Leskovikun eshte ne afersi te kishes se shen Sotires ne hyrje te grykes se Pagomenit. Nga kjo pike deri ne Leskovik distanca eshte 4 km. Ky segment me gjatesi 18 km, pershkon zonen veriore ekonomike te krahines se Leskovikut, nga perroi I Barmashit deri ne hyrje te grykes se Pagomenit. Gjeografikisht vija e gjurmes se rruges eshte e spostuar ne anen perendimore te krahines se Leskovikut, ne kufijte e afert me zonen e Shqerise. Historikisht keto zona, dikur te zhvilluara nga ana ekonomike e kulturore, kane qene gjithmone te izoluara, per mungese te infrastruktures rrugore. Ky eshte shkaku kryesor, I cili ka boshatisur keto zone, megjithese kane burime bujqesore e natyrore te mjaftueshme per zhvillim. Krejt ndryshe eshte situate ekonomike ne pjesen lindore, e cila pershkrohet nga rruga nacionale, megjithese fshatrat kane qene shume me te vegjel. Me poshte po japim disa te dhena per relievin ku kalon rruga, qendrueshmerine e formacionit te terrenit dhe veprat e artit.
Tabela e specifikimeve dhe pershkrimeve te veprave te artit
Emertimi | Gjatesi
km |
Ura b/a
Hd 5-10m |
Tombino Ø1500 | Usek
h.5m |
Usek
h.10m |
Mbushje
Hm.5m |
Mbushje
Hm.10m |
Germim
Hmax.sk5 ml |
Mure prit
b/a Hm.2m |
Mure mb
b/a Hm.3m |
Segmenti Barmash-
Leskovik |
18.0 | 10 ml | 50 ml | 350 ml | 0 ml | 5700 ml | 3200 ml | 7000 ml | 8800 ml | 8200 ml |
Emertimi | Gjatesi
km |
Ura b/a
Hd 10-29m |
Box 4x4m | Usek
h.15m |
Usek
h.20m |
Mbushje
Hm.15m |
Mbushje
Hm.20m |
Germim
Hmax.sk10 ml |
Mure prit b/a
Hm.5m |
Mure b/a
Hm.6 |
Segmenti Barmash-Leskovik | 18.0 | 60 ml | 80 ml | 0 ml | 400 ml | 100 ml | 500 ml | 3100 ml | 0 ml | 100 ml |
Pershkrimi topogjeografik I zones ku kalon segmenti I dyte, Barmash – Leskovik.
Pika e fillimit per segmentit e dyte, fillon ne anen jugore te diges mbi lumen e Barmashit, mbas kater kthesa te forta kalon ne usekun natyror, ne kodren e Shalesit, ku kalon rruga kembesore Barmash – Shales. Mbeshtillet drejt jugut ne kurrizin e sheshte te kodres se Shalesit, 1.1 km larg lagjes e pare te tij, ne drejtimin perendimor. Mbasi perfundon kete vije malore, shume panoramike, ne lartesine absolute mbi 1100 m, kuota me e larte e te gjithe rruges, zbret ne vije te drejte me kthese, ne drejtimin te perendimit, per tu kryqezuar me rrugen nacionale ne piken, e cila ndodhet 300 m ne veri te kishes. Duke e kthyer drejtimin ne jugperendim dhe ne juglindje, ulet ne shtratin e lumit te Lengarices, te cilin e kalon nepermjet nje ure te larte 20 m. Kjo pjese e segmentit rrugor, kalon 60 m ne lindje te Gozhdarazhdes. Duke vazhduar drejtimin ejuglindjes, kalon 400 m ne verilindje te Podes, per te dale perballe malit panoramik te Omit, I pyllezuar dendur. Ne jug te perroit te Sotires dhe mbi rrugen kembesore, merr nje kthese 90 grade ne veri te zones pyjore, midis Podes dhe Radanjit, per te dale ne rrugen e Radanjit, ne kryezimin 200 m larg nga fshati dhe 700 larg nga qafa e Asit te Radanjit. Vazhdon ne te njejtin drejtim veri- juge, deri ne usekun natyror te Vrepckes. Nga useku merr nje kthese 90 grade, ne veri te Vrepckes, deri tek varreza e fshatit. Mbasi kalon ne lindje te kalase se Gradecit, 70 m larg pika me e afert, ne anen lindore te kalase, perfundon pjesen me te veshtire, me kthesa ne formen e dy Z-ve, deri ne lumin e Lashoves. Ne kete pike, kemi degezimin e rendesishem te rruges se Qafes se Murrizit, drejt krahines se Shqerise e fshatit te Postenanit. Duke mbajtur drejtimin jug dhe juglindje, kalon paralel me lumen e Lashoves dhe lumen e Çarçoves deri ne HEC-in e pare, ne rrugen e cila zbret nga Çaushko. Ne kete pike kemi degezimin e rendesishem per ne qytetin e Leskovikut, I cili kalon ne rreze te malit te Kollovozit, per te perfunduar ne hyrje te Leskovikut, ne kryezimin me rrugen e Sarandaporit. Gjatesia e ketij degezimi eshte 3 km. Gjurma e ketij segmenti kalon kryesisht ne toke natyrore me taban te forte e te qendrueshem. Pjesa me e vogel e segmentit, e cila kalon ne toka bujqesore te pakultivuara dhe jo pjellore, ka te njejten taban te qendrueshem si pjesa tjeter. Gjurma e rruges se re, sipas ketij segmenti, siguron nje lidhje me funksionale me te gjitha zonat e banuara rurale dhe zonat natyrore me te pasura me vlera turistike te territorit te bashkise Kolonje. Keto zona kane pasur nje izolim shekullor, nga pjesa tjeter e vendit, per shkak te mungeses se rrjetit rrugor.
Segmenti I trete eshte nga Leskoviku deri ne Çarçove. Pika e fillimit eshte ne kryqezimin e degezimit te ri per ne Leskovik, vazhdon paralel me shtratin e lumit te Çarçoves, ne anen jugore te tij, deri ne kryqezimin me rrugen ekzistuese nacionale per Leskovik, ne afersi te kishes se shen Sotires ne hyrje te grykes se Pagomenit. Pika e perfundimit eshte ne verilindje te fshatit Çarçove. Nga kjo pike deri ne rrugen ekzistuese, e cila e lidh me doganen e Tre Urave, distanca eshte 350 m. Ky segment eshte me gjatesi 7.7 km, pershkon zonen me relieving me te aksidentuar, ne anen lindore te lumit te Çarçoves. Pershkon nje zone kryesisht natyrore, midis Bashkise se Kolonjes dhe te Permetit, me vlera te medha per zhvillimin e bujqesise e pemtarise ne pjese te veçanta te saj. Gjeografikisht, vija e gjurmes se rruges eshte planifikuar pa asnje kthese, per te respektuar pejsazhin interesant, te krijuar nga shpatet shkembore dhe pyjore te malit te Melesinit e Postenanit, te cilat bien thike ne nje lartesi natyrore deri 1000 m mbi gropen e pyllezuar nga Radova deri ne Çarçove. Koridori I ri rrugor, ruan linjen drejt jugperendimit, per te lidhur me mire krahinat e vjetra te Leskovikut, Shqerise dhe zonen e Çarçoves. Keto territore te braktisura, para disa dhjetevjeçareve, nuk kane asnje rruge komunikimi midis tyre, perveç rrugeve nacionale te pakompletura plotesisht. Historikisht keto zona, dikur te zhvilluara nga ana ekonomike e kulturore, kane qene gjithmone te izoluara, per mungese te infrastruktures rrugore. Ky eshte shkaku kryesor, I cili ka boshatisur keto zone, megjithese kane burime bujqesore e natyrore te mjaftueshme per zhvillim. Krejt ndryshe eshte situata, ne zonat ekonomike ne afersi te rrugeve nacionale, megjithese fshatrat e tyre kane qene me pak te zhvilluara nga ana ekonomike dhe kulturore. Me poshte po japim disa te dhena per relievin ku kalon rruga, qendrueshmerine e formacionit te terrenit dhe veprat e artit.
Tabela e specifikimeve dhe pershkrimeve te veprave te artit
Emertimi | Gjatesi
km |
Ura b/a
Hd 5-10m |
Tombino Ø1500 | Usek
h.5m |
Usek
h.10m |
Mbushje
Hm.5m |
Mbushje
Hm.10m |
Germim
Hmax.sk5 ml |
Mure prit
b/a Hm.2m |
Mure mb
b/a Hm.3m |
Segmenti
Leskovik- Çarçove |
7.7 | 10 ml | 50 ml | 550 ml | 50 ml | 1400 ml | 900 ml | 1300 ml | 2800 ml | 1800 ml |
Emertimi | Gjatesi
km |
Ura b/a
Hd 10-29m |
Box 4x4m | Usek
h.15m |
Usek
h.20m |
Galeri MbuluarH.8m | Tunel
H.8m |
Germim
Hmax.sk10 ml |
Mure prit b/a
Hm.5m |
Mure b/a
Hm.6 |
Segmenti Leskovik- Çarçove | 7.7 | 300 ml | 100 ml | 0 ml | 0 ml | 150 ML | 400 ml | 2000 ml | 500 ml | 100 ml |
Pershkrimi topogjeografik I zones ku kalon segmenti I trete, Leskovik – Çarçove.
Pika e fillimit eshte ne kryqezimin e degezimit te ri per ne Leskovik, vazhdon paralel me shtratin e lumit te Çarçoves, ne anen jugore te tij, deri ne kryqezimin me rrugen ekzistuese nacionale per Leskovik, ne afersi te kishes se shen Sotires, ne hyrje te grykes se Pagomenit. Nga kjo pike, gjurma e rruges kalon neper gryken e Pagomenit, midis faqeve shkembore te malit te Melesinit dhe Postenanit. Kjo eshte pjesa me e veshtire dhe me e kushtueshme e rruges. Ne gjatesine e saj 1.6 km, kemi germime te medha deri ne 10 m, mure mbajtese deri 6m, tunele dhe galeri panoramike ne gjatesi 550 m. Kjo zgjidhje teknike e rruges eshte e domosdoshme, per arsye te relievit shume te pjerret deri ne 80 grade, rreziqeve nga fenomene natyrore siperfaqesor te paparashikueshme dhe qellimit per te dale nga kjo gryke, ne kuotat me te ulta te mundshme. Ne dalje te grykes se Pagomenit, gjurma e rruges kalon ne nje terren me pak te pjerret, te pyllezuar dendur, ne shpatet lindore te lugines se ngushte te lumit te Çarçoves. Gjurma vazhdon sipas drejtimin qe kishte ne gryken e Pagomenit, ne vije te drejte drejtim juperendim, deri ne perendim te fshatit Çarçove. Ketu takohet me rrugen, e cila shkon ne doganen e Tre Urave dhe ne Permet. Kjo pjese eshte shume panoramike, sepse ka vepra arti te larta ne shtreterit e perrenjve dhe mure mbajtese te fuqishme, ne shpate malore te pyllezuara dendur. Gjatesia e rruges se re Erseke – Leskovik – Çarçove eshte 35. 7 km. Gjatesia e rruges se re Erseke – Leskovik eshte 31 km.
Ark. Paqesor Kajmaku