RRUGA E RE ERSEKE – FRASHER – ÇOROVODE
KORIGJIM I NJE GABIMI HISTORIK
HYRJE
Pyetja e menjehershme, e cila I vjen ne mend nje qytetari jo nga Toskeria eshte; Ç’eshte kjo rruge e re? Pse duhet shtruar tani? Edhe kjo na qenka si “Rruga e Arberit”? Pyetja normale, e cila I vjen ne mend nje qytetari nga Toskeria do te jete; Ç’fare rruge e re do te behet? Pse nuk eshte shtruar deri tani? Ç’ka me shume “Rruga e Arberit”? Keta pergjigje do ti merrni ne kete shkrim. Kjo rruge e re, nuk eshte çeshtje, e cila do te shtjellohet perfundimisht ne vazhdim te ketij shkrimi. Problemi me shqetesues eshte,perse nuk flitet fare per nevojen ose domosdoshmerine e kesaj rruge. Kjo eshte rrjedhoje e paqartesie historike, dhe e pavendosmerise te mendimit tone politik, se ne cilin rajon te vendit do te perfshihet Qarku I Korçes? Domethene, qarkun e Korçes do ta gllaberoje, ose kazaja e Elbasanit ose kazaja e Beratit. Pra krahinat e qarkut te Korçes, te cilat u shkrumbuan per Shqiperine e sotme, dhe u varferuan nga armiqte e saj, duhet ta harrojne “Republiken Demokratike te Korçes”, te krijuar dhe mbrojtur nga kolonjaret dhe korçaret. Luftetaret kolonjare, jane ndodhur edhe te tradhetuar, ne mes te dy zjarreve, ne vitet me heroike dhe te rrezikeshme, per ekzistencen e krahinave te tyre. Ne rast se, ideja e perfshirjes se qarkut te Korçes, ne rajonin e Elbasanit ose Shqiperine e Mesme, atehere qytetaret e tij duhet te udhetojne ne drejtimin e kunder te Nastradinit. Kjo nuk duhet te ndodhe, sikur Tirana te ishte kryeqyteti I Ballkanit Perendimor!!
Ne rastin e variantit, te bashkimit te qarkut te Korçes me qarkun e Beratit, llogarite jane ndryshe. Paqartesia historike kthjellohet, pavendosmeria politike analizohet. Ne luften per pavaresi dhe rilindjen kombetare, krahinat kufitare te qarkut te Beratit, kane qene mbeshtetese dhe bashkepunetore me te aferta me krahinat e Korçes. Lidhjet historike te tyre, e kane zanafillen nga koha e lashte, mesjeta dhe deri ne kohet e sotme. Neqoftese politikisht, do te imponohej nje “referendum”, me dy alternative, bashkimi me qarkun e Beratit, do te fitonte me perqindje te kohes se monizmit. Qytetaret e qarkut te Korçes do te “ngushelloheshin”, me faktin se bashkimi me Beratin, do tu ngrinte statusin kombetar ne nivel me te larte. Krahasimi mund te çaloje shume, por Katalonja, Padanja, ose me mire Toskana, jane shembuj te qarte, te asaj qe thame me lart. Krahinat me te famshme europiane, te bregdetit te Mesdheut, jane te tilla sepse kane zoteruar ne shekuj, hapesirat detare, fushat pjellore dhe natyren kodrinore malore.
Perfundimish, rreziku I ndarjes se Toskerise ne dy pjese, midis lindjes dhe perendimit, I permendur ne nje artikull te meparshem, nuk do te jete nje akt politik, I zhdukjes perfundimtare te saj, por do te jete e kunderta. I frikesuar nga menyra e qeverisjes politike, ekonomike e kulturore te vendit, kisha te drejte. Nje menyre tjeter qeverisje, europiane dhe moderne, e cila do te trajtohet gjeresisht ne artikujt e mevonshem, duhet te me nxjerre te gabuar.
Shkrimet ne vazhdimesi te kesaj teme, jane te lidhura jo vetem me rrugen Erseke – Frasher – Çorovode, por me zhvillimin dhe shpetimin e te gjithe Toskerise.
MESAZHI HISTORIK I TOSKERISE
NE DITET E SOTME
Para disa vitesh, ne nje seminar kombetar per censusin, me disa miq e shoke te vjeter, u detyrova ti pergjigjesha nje pyeteje te tille; si mund te zgjidhim me mire, disa çeshtje te zhvillimit ekonomik e politik, sepse nuk po na mbush mendjen as pozita as opozita? Meqenese kishte “militante” te majte e te djathte, u detyrove ti bija shkurt. Korigjimi I pare qe duhet te bejme, eshte ndryshimi I kufijve administrative te njesive vendore, ne te dyja nivelet, sipas hartave te vjetra te principatave arberore, para ardhjes se osmaneve. Pyetje e dyte ishte “Pse”? – Sepse, ne ate kohe te larget te mesjetes se vone, ne keto territore, u konsoliduan te gjitha arritjet politike, ekonomike, kulturore te popullsise, e cila jetonte ne kufijte e principatave arberore! Kjo I vuri kapakun dhe çeshtja u mbyll. Asnje pale nuk ishte dakord me pergjigjen time, sepse nuk e prisnin nje deklarim te tille, e cila I çorientoi, bile me pane me sy tjeter gjate komunikimeve te tjera.
Per te percaktuar me qarte, vizionet e mija te zhvillimit per Krahinen e Kolonjes dhe te Leskovikut, (ne vazhdim do ti emertoj me shkurt krahina e Kolonjes), kerkova fillimisht kufijte e vjeter, te kesaj krahine te madhe te Shqiperise, dhe lidhjet historike qe ka pasur ajo me krahinat kufitare, brenda dhe jashte kufijve shteterore. Me ato njohuri historike, te grumbulluara me ndihmen e teknologjise dixhitale hartografike, fillova te vendosja ne harte objektet gjeografike, ngjarjet e monumentet historike te kesaj krahine. Materiali grafik I perfunduar, me ndihmoi te lidhja dhe ta veçoja, gjeografikisht dhe historikisht Kolonjen, nga krahinat kufitare. Perfundimisht, mendova se e gjeta çelesin e arte. Ai ishte pozicioni gjeostrategjik i kesaj krahine te rendesishme te Toskerise, midis mbreterive te shquara te qyteterimit antik: Ilirise, Epirit, Maqedonine.
Kufijte historike te krahines se Kolonjes, plotesojne kushtet ekonomike e tregetare, per nje krahine autonome ose minishtet te pavarur. Numri I madh I banoreve, do te thoshte force ekonomike dhe autoritet te percaktuar, ne raport me krahinat e tjera. Neqoftese nuk do te llogariteshin popullsite qytetare, krahina e Kolonjes deri ne gjysmen e pare te shekullit te kaluar, ka qene nje nga krahinat me te populluara te vendit. Dendesia e popullsise rurale per km2, ka qene mbi mesataren e vendit. Keto tregues te popullimit, per krahinen me mesataren me te larte te lartesise se relievit mbi nivelin e detit, jane koefiçiente shtese per nivelin e popullimit te saj. Ne çdo vend te botes, me histori te lashte, krahinat me popullsi dhe kuotat te larta te relievit, kane pasur nivel ekonomik e kulturor me te larte se krahinat e tjera. Ne konceptin arkitektonik te krahasimit, katet e siperme te nje ndertese jane me luksoze, me te shtrenjta dhe banohen nga shtresa me e larte. Keto konstatime, me binden per te percaktuar e analizuar portat e hyrjeve dhe daljeve, te krahines se Kolonjes me krahinat e tjera, dhe koridoret ekonomike e tregetare ku ishin pozicionuar ato.
Pozicioni gjeostategjik I krahines se Kolonjes; ne kohet e lashta, mesjete dhe ne kohet moderne deri ne mesin e shekullit te XX ka qene I privilegjuar. Per te argumentuar kete, do te emertoj vetem 13 pikat e komunikimit me krahinat fqinje, dhe rendesia e tyre per te konsoliduar kete pozicion strategjik.
- Dogana e Tre Urave, mbi lumin e Vjoses;
- Pika e kalimit ne fshatin Radat, reze malit te Vashes;
- Pika e kalimit ne qafen e Badres ne malin e Gramozit;
- Pika e kalimit ne faqen e Razdollit ne malin e Gramozit
- Pika e kalimit ne qafen e Kazanit;
- Pika e kalimit ne qafen e Qarrit;
- Pika e kalimit ne fshatin Lubonje;
- Pika e kalimit ne fshatin Selenice E Pishes-Stratoberdhe;
- Pika e kalimit ne mullirin e Nukos pergjate lumit Osum;
- Pika e kalimit ne qafen e Dellinjes per ne Frasher e Permet;
- Pika e kalimit ne perroin e Piskalit ne malin e Radomit per ne Ogren;
- Pika e kalimit ne pjerresite veriore te malit te Postenanit ;
- Pika e kalimit ne shkallen e malit te Melesinit per ne Çarçove;
Historikisht keto 13 pika kalimi, ne kufijte e krahines se Kolonjes, e kane lidhur ne distance te shkurter, me krahinat me te zhvilluara nga ana ekonomike dhe kulturore te vendit dhe ne distance me te gjate me qendrat dhe qytetet e Greqise.
Numri I madh I pikave te takimit, me krahinat fqinje, brenda dhe jashte vendit, dhe dogana e Tre Urave, jane piket e para maksimale qe merr pozicioni strategjik I krahines se Kolonjes, ne qender te Shqiperise Juglindore. Piket e tjera shtohen, nga statusi Europian Perendimor I ketij kufiri, pozicionimi ne territorin e saj, I dy stacioneve te rendesishme te rruges se vjeter, mbi 100 vjeçare, qe lidhte Manastirin me Janinen. Piket e fundit, per te dale ne vend te pare, I merr nga shtresezimi morfologjik I relievit, nga 350 m deri ne 2400 m ne te gjithe territorin. Midis ketyre kuotave absolute me diference te madhe, nderthuren sistemet urbane, infrastrukturore, bujqesore, natyrore dhe ujore te krahines e Kolonjes.
Ne kete territor, mund te krijohet lehtesisht, konvejeri I gjelber I prodhimeve bujqesore, natyrore me kosto shume te ulet infrastruktore, ne krahasim me krahinat e tjera kufitare. Perfundimisht, territori I Kolonjes te ushqen me buke, ne çdo cep te saj. Nje konstatim interesant, te cilin e verteton konkluzionin e mesiperm, eshte se pothuajse te gjitha fshatrat qe ndodhen ne zonen me malore te Kolonjes, jane me te zhvilluarit nga ana ekonomike e kulturore. Per te mos e lokalizuar kete konkluzion vetem ne kete krahine, e gjithe Toskeria ( Shqiperia Juglindore) e verteton kete. Me gjere, vertetohet pa asnje pikepyetje, se ne keto territore te kombit tone te lashte, eshte formuar me kohe etniciteti I padiskutueshem shqiptar. Ky eshte shkaku kryesor, pse Toskeria ka qene gjithmone ne mesymje dhe pararoje, per mbrojtjen dhe konsolidimin e etnise shqiptare dhe shtetformimit te saj.
Me I plote, mesazhi I Toskerise do te ishte, neqoftese do te zgjerohej shkrimi, per te gjitha krahinat e saj. Kjo mangesi eshte e pranueshme, por per kete teme, nuk kemi kohe dhe mundesi per ta bere. Krahinat simotra te Kolonjes, pjese te Toskerise, nuk mund te ndahen nga njera tjetra. Vlerat dhe sukseset e njeres krahine, jane edhe te krahines tjeter. Kolonja ka marre nga Dangellia, shume me teper se sa i ka dhene. Leskoviku ka marre me shume nga Shqeria, se sa I ka dhene. Permeti ka marre nga Dangellia gjithçka, pa dhene asgje. Pikerisht dhe çuditerisht, kjo shperndarje e pabarabarte perfitimesh dhe interesash, midis krahinave te Toskerise ne shekuj, eshte shkaku I rikthimit te mesazhit historik te saj, “ Rikthimi I vlerave dhe traditave shekullore, baza e unitetit toskan”. Ne ditet e sotme konstatojme, se nga koha e arte e shkuar, ka ngelur vetem kujtesa e dobet dhe nostalgjia e zbehte. Toskeria multikulturore dhe multifetare, para identitetit te ngushte lokal e krahinor, te manipuluar per interesat e armiqve te kombit, vendosi interesat e identitetit te padiskutueshem shqiptar. Kjo ishte pjesa e popullsise, me vitale e te kulturuar, te Shqiperie. Kjo eshte baza reale, e lindjes dhe suksesit te Rilindjes Kombetare ne kete treve. Kjo krahine e madhe. e shpetoi vendin tone, nga copetimi I metejshem. Kundershtaret e tyre e saj, duhet te leviznin malet legjendare, per te realizuar qellimet e tyre.
PSE FRASHERI DUHET TE JETE STACIONI QENDROR I RRUGES
CILA KRAHINE PERFITON ME SHUME
Skicuar nga sateliti rajonal, ne lartesi 132 km nga toka, sa eshte perimetri I gjashtekendeshit, me qender Frasherin dhe kulmet kendore, te cilat jane ne ; Erseke, Leskovik, Dhembel, Kelcyre, Çorovode, Ostrovicke, me brinje te barabarta 22 km secila, kryefshati I Toskerise eshte njekohesisht, qendra e shenjte historike dhe gjeografike e Toskerise se Eger. Po kaq kilmetra eshte rezja e rrethit jashteshkruar ketij gjashtekendesi. Ne diten e Festes se Madhe ne Frasher, duhet te ngrihen pishtaret gjigande ne malet e gjashtekendeshit; Tomor, Ostrovicke, Gramoz, Postenan, Dhembel dhe Trebeshine. Kjo shenjteri madheshtore, ne nderim te Teqese Bektashiane te Frasherit, duhet te perseritet ne te gjitha festat e shenjta, te çdo kendi te ketij gjashtekendeshi me siperfaqe 1200 km2.
Ne vitin 2005, kryeministri I ri I vendit, ne shpalljen e programit te ri qeverises; ne fillim befasoi me thirrjen, per ndertimin e rruges se Kombit ne kohe rekord. Me pas, u vazhdua me “shpikjen”, e rruges se Arberit. Mbas 17 vitesh, keto dy rruge I kemi te perfunduara, njera me e rendesishme se tjetra, te dyja me kosto te kritikueshme, nga te dy krahet e politikes. Ne fund te fundit, keto dy rruge historike, ne Shqiperine e Mesme dhe te Veriut, kane realizuar aspiraten per bashkimin ekonomik te kombit shqiptar. Urimi I çdo shqiptari eshte; – Ti gezojme keto dy rruge se bashku, gege e toske.
Ne ato vite, kur qeverite shqiptare, mendonin tu jepnin me bujari gegeve, dy rruge te rendesishme, te pakonkurueshme nga rruget e tjera, kishte shume qytetare toske, te cilet nuk ishin dakord me ndertimin e tyre. Por kishte shume te tjera nga Toskeria, te cilet u gezuan shume kur u inaguruan, me festime te rangut kombetar.
Papritur ne ato vite, qeveria shpalli ndertimin e boshtit te Jugut. Rruga e re e ketij boshti, ne planin aksial te saj ishte interesante, sepse lidhte vertikalisht ne drejtimin Jug- Veri, disa zona bujqesore e industriale ne qendren e poshteme me jugun e siperm te vendit. Ky bosht, mund te ndihmonte ne lidhjet ekonomike lindje – perendim, te krahinave kodrinore ne te dy anet e tij. Mbas 15 vitesh, boshti u katandis ne nje rruge rajonale, me standarte tekniko-urbane nen mesataren kombetare. Nga mungesa e studimit te plote, boshti I Jugut ngeli ne imaginaten e “ideatoreve”, pa ide. Rruget nacionale ne drejtimin lindje perendim, te cilat do te lidheshin me kete bosht, ngelen ne nivelin teknik te meparshem.
Ne nje standart teknik, pak me te mire se boshti I Jugut, u projektua rikonstruksioni i rruges drejt Juglindjes, nga Qafe Thana ne Korçe. Me shpejtesi u projektua dhe me javashllek u zbatua, rikonstruksioni I rruges Korçe – Qafa e Qarrit, ne kufirin e Kolonjes. Befasisht per mire, u ndryshua projekti I rikonstruksionit te rruges Qafa e Qarrit – Erseke. Gjurma e re e kesaj rruges, e cila eshte ne zbatim deri ne Erseke, eshte projektuar me standartet me te mira per rruge interurbane, malore e kodrinore. Me ne fund, kolonjaret do te kene nje rruge me standarte te larta per zonen tone, te njejta me ato te rruges se re Ura e Kardhqit – Delvine. Ne anen veriore, krahina e Kolonjes e zgjidhi perfundimisht, lidhjen me rrjetin rrugor kombetar. Duke krahasuar standartin teknik, te rruges se Juglindjes me ate te boshtit te Jugut, mund te themi se ky I fundit, u “integrua” me rrjetin ekzistues. Per kete arsye, i duhet shume kohe, deri sa te ngrihet nga shtrati. Koridori Adriatiko-Jonian, e zevendesoi plotesisht.
Ndryshe qendron çeshtja me unazen e Juglindjes. Nuk dua te bej profecira, por kohe me te mira po vijne per Toskerine dhe krahinat e saj. Historia, kultura, mrekullite natyrore, ekonomia e shumellojshme, njerezit punetore e mikprites; po njihen me mire nga shqiptaret dhe te huajt. Por a mjafton vetem kjo njohje, per tu mbutur ndaj njeri tjetrit, se kush eshte me mire? Krahina e madhe e Toskerise, ka nevoje per ndihme, per tu ringritur dhe rilindur perseri. Studimet komplekse rajonale, per planifikimin dhe zhvillimin e saj, duhet te kene prioritet te pare, infrastrukturen e re rrugore, per te miren e te gjitha krahinave kokeulur ndaj sfidave te kohes.
Nga koha paraantike, me para se Antikiteti I njohur dhe pranuar historikisht, do te “zbulojme’ linjat paraantike, te levizjeve dhe lidhjeve te perhershme, midis rajoneve ne te dy anet e Adriatikut Egnatian. Ne linjat paraantike, te pasqyruara ne Google Earth, bien ne sy koridoret e rruges kryesore Egnatia nga lindja ne perendim dhe degezimet kryesore drejt Dardanise, Maqedonise dhe Desaretise. Keto linja komunikimi historike, ne pergjithesi nuk jane nderprere, per arsye ekonomike e tregetare, deri ne ditet tona. E vetmja linje e nderprere para nje shekulli, eshte linja lindje perendim e Toskerise, e cila pershkon si ne hell, te gjithe territorin e saj. Ne pjesen e saj nga Erseka ne Frasher, format e relievit dhe drejtimi I linjes, çfaq nje figure astromitologjike te papare. Nje figure shigjetari, I cili mban me doren e ngritur lart, nje heshte te gjate sa distanca Erseke – Frasher. “Shigjetari” eshte I shtrire mbi kurrizin e malit te gjere te Radomit, “dora” e ngritur lart kapet ne majen me te larte te malit te Qelqes. Maja e “heshtes” eshte ne Frasher, kurse “bishti” I saj eshte ne Erseke. Gjatesia e “heshtes” eshte 22 km. Vazhdimi I kesaj, eshte fluturimi I “heshtes” ne vijen e drejte, Vlore-Brindizi-Napoli.
Ne skemen e rrjetit te sotem rrugor, te territoreve te ish pashalleqeve shqiptare, te cilen do ta paraqes se bashku me nje relacion shpjegues, do te argumentoj domosdoshmerine e perfundimit sa me shpejt te unazes se Juglindjes, per te rritur disa here fluksin e udhetareve dhe trafikun e mallrave, nga territoret lindore te Ballkanit Perendimor drejt territoreve jugore te tij. Ne kete zhvillim te ri, me permasa ballkanike dhe europiane; rruga e Toskerise me qender Frasherin, koridori I Toskerise me qender Frasherin dhe konvejeri detar, fushor, kodrinor, malor I Toskerise, nga bregdeti deri ne malet, kufi me Greqine, duhet te pershkohet nga kjo linje, por edhe te rrotullohet rreth kesaj linje. Atehere krijohen kushte gjeoekonomike e gjeoturistike per rilindjen e Toskerise. Perfundimi I unazes se Juglindjes dhe permiresimi I rruges nga Kthesa e Vithkuqit deri ne Potom te Skraparit, e vendos te gjithe Toskerine, ne nje rrjet te integruar rrugor. Te dy akset e mesiperme, kalojne ne zona malore me reliev te veshtire. Kostoja e ndertimit te tyre eshte shume e larte. Argumentimi ekonomik e financiar duhet bere real dhe me vision te qarte perspektiv.
Koridori I Toskerise, sipas skemes kozmoantike, perendim lindje, ka qene pjese e koridorit Egnatian. Ky koridor, te cilit nuk I permenden fare lidhjet historike me krahinat lindore, deri ne Thrake, Bullgari e Stamboll, sot eshte pjese e koridorit Tete. Neqoftese ndertohet koridori I Toskerise , ne fakt eshte ndertuar nje pjese e rendesishme e koridori Tete. Gjysma e Shqiperise ndikohet ekonomikisht nga ndertimi I tij. Ne territorin shqiptar, rrjeti rrugor i koridorit Tete, eshte I perbere nga tre rruge paralele, perendim – lindje, te cilat shperndahen ne forme delte, nga portet tona ne Adriatik. Pozicioni strategjik I Frasherit, ne qender te Toskerise se Eger, ka rendesi te madhe, sepse vendos nje balance ne zhvillimin ekonomik, natyror, shpirteror dhe turistik, te gjithe krahinave perberese te saj.
Ne perfundim, mund te rekomandoj fillimin e studimeve te reja rajonale, per zhvillimin e Toskerise. Sfidat e se ardhmes, per zhvillimin e vendit, nuk mund te jene dhe te zgjidhen vetem nga qeveria qendore. Te gjitha qeverite lokale, te cilat kane ne administrim territore te krahinave te Toskerise, duhet te fillojne studimet ne nivel vendor. Bashkimi I ketyre studimeve dhe interesat e perbashketa lokale dhe rajonale, do te jene paketat e para zhvillimore per te gjithe territorin. Ky territor, neser mund te jete pjese e rajonit te dyte, ku perfshihen qarku I Fierit, Beratit dhe Korçes. Sa me te pergatitur te jemi per kete sfide zhvillimi, aq me bindes do te jemi per bashkimin e krahinave tona ne Toskerine e Madhe. “Le te beje seicili punen e tij”. “Le te ndihmojme njeri tjetrin”. Le ti bejme bashke te gjitha punet”. Keto jane thirrjet e fundit te measazhit te Toskerise.
Ne artikujt e tjere, do te jepen skicat teknike ne harte dhe pershkrimi I rruges ne te gjithe territorin ku kalon.
Ark. Paqesor Kajmaku