“Kolonja.com” eshte rikthyer per te nxitur dhe orientuar mendimin e pavarur dhe te guximshem, karakteristike per inteligjencen dhe qytetarine tone patriotike ne shekuj. Analiza e fakteve te cilat kane ndodhur, dhe proçeseve te cilat jane zhvilluar, nga e shkuara e papercaktuar, deri ne te sotmen ne levizje, eshte baza kryesore e te dhenave per te kuptuar te verteten e zhvillimit te krahines se Kolonjes dhe vendit tone.
Ne kendveshtrimin e autorit te kesaj faqe, ark. Paqesor Kajmaku, te gjitha kategorite, nenkategorite perberese, te emertuara ne pemen e shperndarjes dhe nivelet e piramides, jane te ndertuara dhe formatuara mbi pervojen e programeve dhe sistemeve dixhitale te Inxhinierise Teknologjike; ne planifikimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, dhe Inxhinierise Sociale; ne planifikimin, zhvillimin dhe kontrollin e shoqerise njerezore. Te dyja disiplinat shkencore te mesiperme, nuk njihen akoma ne vendin tone, ne nivelin e duhur akademik. Teorikisht, jane te pa implementuar ne sistemin tone edukativ arsimor, publik dhe privat. Praktikisht, jane te pa aplikuara ne sistemin tone administrativ shteteror.
Ne te gjithe materialet teknike e sociale, te cilat do te qarkullojne ne faqet e kesaj adrese, sipas emertimit dhe nivelit te percaktuar me pare, duhet te shmangen plotesisht; analizat, komentet, mendimet, gjykimet, vleresimet dhe kritikat, ne te cilat do te vihet re qofte edhe ndikimi me i vogel i interesave politike, grupeve te interesit dhe klaneve te caktuara, te cilat dominojne dhe orientojne sektore te gjere te medias dhe mendimit shqiptar. Ne te kunderten, nuk do te frenohet asnje analize, koment, mendim, gjykim, vleresim dhe kritike, te cilat duken qarte se jane pasoje e mosnjohjes, nostalgjise dhe formimit te veçante te çdo bashkebiseduesi dhe komentuesi.
Frymezimi i vetem i autorit, jane idete dhe programet e Rilindjes Kombetare dhe perfaqesuesve me perparimtare te saj. Per kete rast, do te kete rivleresime te tyre dhe te autoreve, te cilet kane punuar per perhapjen dhe perjetesimin e vepres e tyre.
Nxitje urgjente eshte trishtimi, per nivelin mjeran te mendimit institucional shqipar, ne shumicen e skedareve shteterore. Pjesa e tyre aktive, po tretet dhe zverdhet ne suprinat e interesave personale, te llangosura me politike, ekonomi, finance dhe moral te dyshimte. Do ti shpallet “lufte” nivelit mesatar te zhvillimit intelektual, i cili eshte me i rrezikshem se niveli i ulet. Perkufizimi me i pershtatshem per kete rrezik te madh jane aksiomat:
1. “Nuk dime, nuk duam te dime, nuk dime te dime”.
2. “E keqja e kaperdire eshte me e keqe se ajo qe ka dale”.
3. “I padituri dhe skllavi, behen ndonjehere me te padurueshem se pronaret”.
4. “Piramida e vjeter rrezohet per te ngritur nje piramide te re por, varet se kush e ngre”.
5. “Ne piramiden njerezore, shkallet monumentale jane te veshtira per tu ngjitur ne nivelet me te larta shoqerore. Shkallet e sherbimit dhe te emergjences, jane ato te cilat e rrezikojne deri ne shkaterrim”.
6. “Çatia e binase eshte me e lehta per tu ndertuar por, me e sikletshmja per tu prishur”.
Konfuzioni dhe pafuqia per te piketuar, ne menyre vizuale, te ardhmen tone, eshte pasoje me e rende dhe e keqja me e madhe, e cila po na paralizon çdo gje.
Mbi bazen e analizave te thelluara tekniko-sociale dhe historiko-filozofike, do te perpiqemi maksimalisht te rikthejme, momente te ndryshme te historise se zhvillimit tone, per te rifreskuar gjykimet e momenteve te sotme dhe qartesuar ato te se ardhmes.
Nje ndihme te pazevendesueshme do te na jape kategorizimi I te gjitha çeshtjeve, problemeve, dukurive, proçeseve, ngjarjeve etj, te emertuara ne pemen e shperndarjes dhe nivelet e piramides, te cilat jane te ndertuara dhe formatuara mbi pervojen e programeve dhe sistemeve dixhitale te inxhinierise dhe arkitektures.
Ne perfundim, po perserisim qellimin tone, per te ndihmuar sadopak sot e me shume mot, ne shpjegimin dhe qartesimin e te gjitha kategorive te cilat jane pjese e proçesit te njohjes, analizes, vleresimit dhe kompletimit per vizionet, deshirat dhe endrat e se ardhmes.