KRYETARI I BASHKISE NE TREMUJORIN E PARE TE PUNES

August 12, 2022

  KRYETARI I BASHKISE NE TREMUAJIN E PARE TE PUNES

HYRJE

Qellimi I ketij shkrimi, nuk eshte te jape keshilla prej te mençuri, ne punen fillestare te drejtuesve te bashkive, kur jane fillestare. Ne çdo fillim pune, per te qene gjysma e punes, duhet te njohesh; punet qe do te kryhesh, terrenin e punes dhe njerezit e punes. Ne çdo fillim pune, per te qene pune per se mbari duhet te dish; si ti besh punet, si te planifikosh terrenin dhe si te motivosh njerezit e punes. Meqenese kjo pervoje, pothuajse mungon ne administrimin e pushtetit vendor, per paaftesi ose pamundesi te ngritjes se kapaciteteve njerezore, ne shkrimet e kesaj kategorie, ne “Blogun”; Performance pushteti dhe ndikimi ne zhvillimin e shoqerise –  Per administrate publike efektive, do te trajtojme vullnetin politik dhe rolin adminstrues te kryetarit te bashkise, si vendimtar ne proçesin e ndertimit, shkalle shkalle te strukturave teknike ne bashki.

Metodika transparente e ngritjes se disa strukturave teknike ne bashki

Ne muajin e fushates elektorale, duke prezantuar programin e tij me zgjedhesit, duhet te perdore nje staf teknik te specializuar, nga ana teknike dhe me njohuri juridike, per ndertimin e nje strategjie per pastrimin dhe taktike zbatimi, fillimisht te mjediseve urbane ne qytet e fshat, nga germadhat e vjetra pa zot. Elemente perberes te kesaj strategjie, mund te diskutohen me grupe interesi dhe zgjedhesit, gjate kohes se fushates. Ne kete rast, permiresohet skema e funksionimit te saj, rritet transparenca  dhe shikohet mundesia dhe interesi I bashkepunimit me komunitetin. Me marrjen e fronit te bashkise, tashme eshte e ndertuar dhe konsultuar strategjia e ketij proçesi, te paprovuar me pare, ndaj fillohet me taktikat e zbatimit ne terren, pa pritur ngritjen e keshillit te bashkise, per te marre vendimet perkatese te mbeshtetjes ligjore te ketij proçesi. Gjate hartimit te saj evidentohen, specialistet dhe ekspertet me pervoje, ne hartimin dhe perpunimin e strategjise se pastrimit te territorit. Keta specialist, do te perpunojne kostot dhe perfitimet e ketij proçesi, normimin e kohes se punes se nevojshme per ta perfunduar, llogaritin kapacitet njerezore te afta te bashkise, per ta kryer ne kohen e duhur. Çdo veprimtari teknike e ekonomike e bashkise, me ndikime financiare, duhet te mbeshtetet ne vendime miratuese te keshillit bashkiak te saj.

Ne fillim per emergjence planifikohet nenfaza e pare njemujore

Deri sa te ngrihet e miratohet buxheti, ne keshillin bashkiak, disa veprime te administrates ekzistues te bashkise, te cilat  nuk kane efekte ne buxhetin e saj, mund te fillojne ne pastrimin e mbetjeve ndertimore te germadhave, ne zonat urbane ne qytet, ku pronesia e tyre qartazi, nuk eshte private ose nuk ka dokument pronesie ne zyren e kadastres. Personeli teknik qe drejton kete proçes, duhet te hartoje urgjentisht dokumentacionin teknik te rilevimit te germadhave siç jane:

  1. Genplani I germadhes dhe harta treguese kadastrale.
  2. Dokumenti nga zyra e kadastres qe verteton se nuk eshte e rregjistruar si prone private.
  3. Dokumenti nga kadastra qe verteton se trualli eshte prone private.
  4. Proçesverbali se objekti eshte I shkaterruar dhe perben rrezik per jeten e njerezve, ndot mjedisin ne menyre te parikuperueshme dhe prish peisazhin urban te zones ku ndodhet.
  5. Planimetrine e katit dhe prerjet terthore.
  6. Preventivi I volumeve ndertimorete germadhave te mbetura dhe sasite e materialeve te rikuperueshme, per tu perdorur me vone ne infrastrukturen rrugore te zones urbane.
  7. Llogaritje e sasive te materialeve te parikuperueshme, vendi ku do te transportohen dhe depozitohen, se bashku me koston e tyre.
  8. Preventivi dhe skica e rehabilitimit te territorit, te pastruar nga mbeturinat, per tu paraqitur per miratim ne keshillin bashkiak, mbas ngritjes se tij.

Deri sa te perfundoje ky proçes, parashikimet e fondeve ne buxhet duhet te jete mujore, per menazhimin dhe kontrollin periodik te shpenzimit te tij. Pra vazhdimi dhe kontrolli I financimit, nga buxheti I bashkise, duhet te jete mujor, mbas raportimit ne keshill te rezultateve te tij. Sipas analizes tekniko-ekonomike dhe problemeve, te cilat do te dalin, mund te kete rritje ose ulje te fondeve mujore, me qellim rritjen ne maksimum te efektivitetit dhe forcimit te kerkeses se llogarise, ne perdorimin e tyre. Nga analiza e kesaj pervoje te re, ne çdo muaj mund te jepen rekomandime per permiresimin e tij dhe bashkepunim me biznese private, per thellimin e ketij proçesi. Kjo pervoje e re, ne analizen e çdo proçesi sherbimi, do te krijoje e konsolidoje koncepte e metoda te reja, per perpunimin e ideve  dhe programeve ne fushen e sherbimeve. Kjo pervoje sot nuk ekziston, sepse programi I sherbimeve ne komunitet eshte shume spontan. Keto programe deri tani, I kane bere drejtuesit e bashkise, me nje skeme populiste e subjektive te papranueshme. Ne kete rast, strukturat teknike e ekonomike jane te paperfilluara, ne keto proçese sherbimi.

Shpesh here ky menazhim, pa asnje vleresim teknik, ekonomik, social dhe financiar, ka qene I deshtuar, duke deshperuar me shume specialistet e neperkembur, sesa drejtuesit e bashkise, te cilet  kane qejf te mburren, per gjera me vlera minimale ose pa vlere fare. Kontrolli ose auditi I brendshem, ne kete rast nuk vepron, sepse nuk mund te dale mbi vullnetin e autoritetit, I cili e ka emeruar. Nga perfundimi me sukses I fazes se pare, te ketij proçesi, ne favor te komunitetit dhe ndikimit ne mjedis, krijohet nje pervoje e re ne menazhimin e fondeve. Nga ana tjeter, vihen ne gare strukturat teknike-ekonomike, per hartimin e programeve te investimeve sa me rentable dhe te pranueshme nga komuniteti. Ditari I aktivitetit teknik dhe punimeve ne terren, dokumentohet dhe sherben si baze, per hartimin e manualeve te sherbimit dhe analizes se çmimeve te tyre. Dokumentacioni teknik do te sherbeje vitin e ardhshem, si nje nga elementet e kostos, per hartimin e nje buxheti sa me real dhe shkencor. Kjo pervoje mund te shtrihet ne sektore te tjere, te aktivitetit dhe sherbimit te bashkise. Analiza e thelluar e proçeseve te sherbimit, permireson tendencat e reja ne bashki, per menazhimin total me efektivitet te larte te fondeve publike dhe parave te taksapaguesve.

Kryetari I bashkise ben analizen e punes, gjate nenfazes se pare njemujore, vleresimin per çdo specialist dhe fillon riorganizimin e strukturave teknike te sherbimit, sipas ketyre rezultateve.

Ne kete moment fillon nenfaza e dyte njemujore.

Ne muajin e dyte, mbas miratimit te keshillit bashkiak, fillon planifikimi I investimeve ne zona te caktuara urbane, ku ka pasur me shume germadha. Impakti pozitiv duhet te jete, ne ato zona ku keto germadha se bashku me mbetje te tjera, kane shkaktuar me shume ndotje, dhe e kane merzitur me shume komunitetin. Keto jane borxhe te vjetra te bashkise ndaj komunitetit. Efekti I ketij proçesi racional dhe transparent, do te rrise besimin e tyre, ndaj kryetarit te ri te bashkise dhe stafit te tij. Ky imazh I permiresuar, ne syte e publikut, do ta ndihmoje kryetarin ne punet e mevoneshme, ne te mire te tyre, dhe bashkepunimi I domosdosdoshem midis tyre, do te siguroje sukses maksimal, ne projekte te tjera me komplekse, ne te ardhmen. Ne kete nenfaze njemujore, kryetari duhet tu jape detyra konkrete strukturave teknike, tashme te riorganizuara, per te hartuar dokumentacionin teknik, per projektet teknike te reabilitimit te hapesirave urbane, ne prone publike e pastruar nga germadhat e mbeturinat, dhe krijimin e koridoreve te gjelberimit midis tyre. Ky projekt, duke u shtrire ne te gjithe zonen urbane, do te kete impakt me pozitiv dhe do te justifikoje ne syte e komunitetit, shpenzimet e bera. Personeli teknik, drejtues i ketij proçesi, duhet te hartoje dokumentacionin teknik te meposhtem, per ta miratuar ne keshillin e bashkise.

  1. Planimetria e zones urbane dhe siperfaqet urbane, prone publike, te cilat do te reabilitohen. Duhet te ndahen qarte, siperfaqet urbane te liruara nga germadhat dhe mbeturinat, me ato qe do te rehabilitohen dhe gjelberohen, per te plotesuar skemen e shtrirjes se reabilitimit urban, ne te gjithe zonen urbane ne studim.
  2. Projekti teknik I reabilitimit urban, I vizatuar ne AutoCAD 2D dhe ne Studio Max 3D.
  3. Specifikimet teknike per zbatimin e projektit, sipas kushteve teknike dhe kushteve te vendosura nga projektuesit.
  4. Preventivi i punimeve me çmime, sipas analizave te bashkise. Ne preventiv duhet te ndahen shpenzimet per materialet nga fuqia punetore. Kjo ndarje eshte e domosdoshme, per te ulur koston e projektit, llogaritur me mire fuqine punetore te bashkise, kontributi I banoreve te fshatit dhe donatoret e mundshem, per financimin e bazes materiale.
  5. Grafiku I punimeve sipas analizes se kapaciteteve materiale dhe njerezore, te cilat do te vihen ne dispozicion, qe projekti te zbatohet ne kohen e planifikuar dhe te shmangen zvarritjet e zakonshme, te cilat vihen re ne keto projekte.
  6. Ne grafikun e punimeve duhet te planifikohen aksionet, te cilat mund te kryhen nga komuniteti, ne kontrate me bashkine, per ti dhene preçedence fillimit te projektit ne zona te caktuara. Ne keto aksione mund te marre pjese edhe administrate e bashkise, me kohe te reduktuar.

Zonat urbane, te cilat do te rehabilitohen, duhet te jene me infrastrukture nentokesore te stabilizuar, sepse ky projekt nuk parashikon nderhyrje ne te. Keto nderhyrje behen me projekte komplekse me te studjuara, te cilat mund te dalin jashte kompetences dhe aftesise se strukturave teknike te bashkise. Ne keto zona te rehabilituara, mund te kete vetem permiresim te sistemimit te territorit dhe ndriçim publik me te mire. Keto nderhyrje behen me specialistet e bashkise,te cilet mbulojne ndriçimin e qytetit.

Kryetari I bashkise mbasi ben analizen e punes, gjate nenfazes se dyte njemujore dhe vleresimin  per çdo specialist, fillon riorganizimin e strukturave teknike te projektimit ne sektorin e sherbimeve, sipas ketyre rezultateve. Keto struktura teknike projektuese, mund te jene pjese e departamentit te sherbimit (per bashki te mesme e te medha) ose departamentit te planifikimit dhe kontrollit te  territorit (per bashki te vogla).

Ne kete moment fillon nenfaza e trete njemujore.

Ne muajin e trete, mbas konsolidimit te strukturave teknike te projektimit te sherbimeve, fillon planifikimi I investimeve ne zona te caktuara urbane ne qendrat e fshatrave kryesore, kryesisht te atyre afer rruges nacionale. Shtrirja e investimeve ne zonat urbane ne fshat, ka nje specifike, sepse mungon pervoja dhe komuniteti eshte mosbesues ndaj pushtetit vendor. Ky mosbesim eshte real, nga niveli I larte i shperdorimit te fondeve dhe javashlleku I zbatimit te punimeve. Per te shmangur pervojen negative, ekipi projektues perveç projekteve teknike, te cilat nuk jane te veshtira, duhet te beje planin menazherial te zbatimit te projektit. Ne kete rast, ky ekip duhet te ndjeke proçeduren e meposhteme per realizimin e projektit:

  1. Berja e hartes se investimeve ne qendrat e fshatrave, ne te gjithe territorin e bashkise, per te sqaruar ne komunitet, qellimin e ketij projekti dhe shkallen e angazhimit te drejtuesve te bashkise ne realizimin e tij.
  2. Hartimi I projekteve teknike, per çdo fshat te planifikuar ne projekt, por edhe fshatra te tjere me te vegjel ose kryesisht te braktisur, te cilet nuk jane ne projekt, por mund te jene kontigjent, per investime te mevoneshme ose nga vete banoret e larguar.
  3. Specifikimet teknike per zbatimin e projektit sipas kushteve teknike dhe kushteve te vendosura nga projektuesit.
  4. Preventivi i punimeve me çmime sipas analizave te bashkise. Ne preventiv duhet te ndahen shpenzimet per materialet nga fuqia punetore. Kjo ndarje eshte e domosdoshme, per te ulur koston e projektit, llogaritur me mire fuqine punetore te bashkise, kontributi I banoreve te fshatit dhe donatoret e mundshem, per financimin e bazes materiale.
  5. Grafiku I punimeve sipas analizes se kapaciteteve materiale dhe njerezore, te cilat do te vihen ne dispozicion, qe projekti te zbatohet ne kohen e planifikuar dhe te zhmangen zvarritjet e zakonshme, te cilat vihen re ne keto projekte.
  6. Hartimi I kontrates model me komunitetin e fshatit, per bashkepunim dhe bashkefinancim ne zbatimin e projektit. Ecuria dhe garancia e kesaj kontrate do te jete priorit ne radhen e financimeve te bashkise. Kjo do te rrite interesimin e komunitetit per bashkepunim ne gare, me komunitetet e fshatrave te tjere, te cilet mund te jene me te interesuar per te bashkepunuar.
  7. Paraqitja e projektit pasardhes, ne rast te perfundimit me sukses te projektit aktual.
  8. Gjate paraqitjes se ketyre projekteve, duhet te prezantohen studimet urbanistike per zhvillimin e zones urbane ne fshat dhe ndertimet e reja te banesave dhe objekteve ndihmese e prodhuese.

Kryetari I bashkise, mbasi ben analizen e punes gjate nenfazes se trete njemujore dhe vleresimin  per çdo specialist, perfundon organizimin e strukturave teknike te projektimit, ne sektorin e sherbimeve sipas ketyre rezultateve. Mbas analizes tremujore te aktivitetit te bashkise, fillon riorganizimi I strukturave te planifikimit dhe kontrollit te territorit. Nga pervoja e krijuar ne investimet dhe konsultimet me komunitetin e bazes, ndertohet strategjia e rishikimit te Planit te Pergjithsheme Vendor. Neqoftese nuk ka mundesi te plotesohet organika e kesaj structure, sipas ligjit te Planifikimit te Territorit nga mungesa e kapaciteteve, vendoset te behet kontrate me studio te specializuara sipas procedurave ligjore. Ne kete rast emerohet nje arkitekt me pervoje per ngritjen e njesise se prokurimit dhe mbikqyrjen e ketij proçesi.

Ark. Paqesor Kajmaku

 

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori