“100 FSHATRAT” RISHKRIMI I RAPSODISE PA TALLAVANE

August 20, 2022

 

“100 FSHATRAT”

RISHKRIMI I RAPSODISE PA TALLAVANE

HYRJE

Meqenese, rapsodia “100 fshatrat”,u hoq nga programet e çfaqjeve dhe arkivat e institucioneve, duhet te zevendesohet me nje rapsodi te re. Ne fushen e artit, arkitektures, politikes, zevendesimi I diçkaje te gabuar, para se te jete vone, eshte me I pranueshem se ne fushat e tjera. Zhvillimi I vertete, eshte nje fushe e pashkelur, per ata qe e kuptojne si spirale, gjithmone ne rritje. Ecja ne nje zhvillim kaotik, ne rruge pa krye, eshte nje fushe e minuar, per ata qe e kuptojne si nje batak horizontal, gjithmone ne vend numero. Braktisja e kompozicionit absurd “100 fshatrat”, vertetoi thenijen e dyte. Kjo eshte pozitive per momentin, sepse u kuptua shpejt vlera e thenijes,”ideja e gabuar dhe fillimi jo I mbare” eshte me keq se asgjeja. Pavaresisht se ne fillim, nuk u kuptua “ideja e gabuar”, me vone shtremberimi qellimisht I saj, e zbuloi qellimin e saj te vertete. Askush nuk mund te jete kundra nje programi, I cili mund te gjeneroje energji te reja fizike e mendore, per zhvillimin e vendit. Fillimi i zbatimit te ketij programi, nuk dha shprese per zhvillimin e kultures dhe turizmit, ne fshatrat me te mira te vendit. Disa projekte te hartuara dhe vepra te realizuara, nuk dhane rezultatet e pritura ne nxitjen e investimeve private dhe shtimin e turizmit. Gjithçka ndodhi per arsyen se, programi “100 fshatrat” ishte afatshkurter ose driteshkurter, programi nuk ishte I vazhdueshem ose I perkohshem, nuk u shtri ne territor sepse nuk ishte per territorin, nuk u mbeshtet nga komuniteti sepse nuk kishte per komunitetin. Per keto arsye, rishikimi dhe rikthimi I ketij programi te gjere zhvillimi ne territor dhe ne komunitet, sipas nje proçedure te rregullt ligjore, eshte I mirepritur nga te gjithe. Projekti I ri I ketij programi, duhet te hartohet e  drejtohet nga institucione shtetrore te pregatitura dhe profesionale, ne nivel qendror e vendor.

Rapsodia e re duhet te zevendesoje te vjetren, ne programet e çfaqjeve dhe arkivat e institucioneve. Ne prapaskene duhet te mbushen rradhet, me kapacitete krijuese dhe zbatuese te sistemuara bukur, te pelqyeshme nga te gjithe, per formen dhe permbajtjen e tyre.    

A MUND TE RILINDE TEORIA E “100 FSHATRAVE”

Nje grup apo individ artistik I pergatitur, e ka te hapur rrugen per tu ngjitur ne skene. Ti rezistosh skenes dhe publikut, eshte pjesa me e rende e punes, per te zgjatur suksesin. Puna dhe aftesia, te ngjitin ne krye te listes, ne maje te suksesit, ne ngjitje te karieres. Neqoftese nuk krijohen kushte per levizjet progressive e mesiperme, asnje projekt dhe program zhvillimi nuk do te kete jete te gjate. Me e keqja, do te ndodhe me zhvillimin intelektual te shoqerise dhe shperberjen e kapaciteteve njerezore me te kualifikuara. Per pasojat ne zhvillimin e vendit ne teresi, le ti gjykojne qytetaret, sepse ata nuk kane nevoje tu vendosim syzet tona. Institucionet qeverisese, organet pergjegjese tekniko-shkencore, kompanite dhe studiot private, duhet te kene aftesine e rigjenerimit te gjithçkaje, e cila nuk eshte me e afte te sjelle zhvillimin dhe progresin e duhur. Prandaj, rilindja e programit zhvillimor ”100 fshatrat”, ose e emertuar ndryshe, eshte e domosdoshme. Pervoja negative e programit te meparshem, nuk do te thote se deshira ishte ide e gabuar. Respektojme deshiren e mire te qeverisjes, per te zhvilluar disa qeliza te vogla te territorit te vendit, dhe ndihmuar disa numra te paket te personave fizike. Programi I ri zhvillimor, duhet te zgjeroje qelizat dhe indet e territorit te perfshira ne zhvillim, dhe numrin e aktoreve te interesuar per te perfituar nga ky program.

Pervoja e fituar, nga sukseset dhe gabimet e perfundimit ose jo, te “Rilindjes Urbane” dhe “100 fshatrat”, eshte fillimi me I mbare, per te hartuar me sukses programin e ri te zhvillimit, te disa zonave rurale, te vleresuara per pasurite kulturore, natyrore dhe te trashegimise historike. Interesi per zhvillimin specifik te zonave te tilla, duhet te jete çeshtje e veshtire dhe afatgjate. Ata qe do te merren me kete pune, duhet te maten mire. Deshtimi do te jete me keq se asgjeja. Humbja e kohes eshte pragu I falimentimit ose fillimi I “tragjedise”. Institucionet qeverisese qendrore dhe vendore, organet pergjegjese tekniko-shkencore, kompanite dhe studio private, duhet te behen “nje”. Kete “bashkesi” te pazevendesueshme, nuk e zevendesojne dot thaset me para. E kunderta eshte me keq, se te mos e besh fare kete pune. Marr inisiativen, te parashtroj disa ide, se si mund te konceptohet fillimisht ky program, para se te nise zbatimin:

  • Ngritja e nje komisioni qeveritar nderdikasterial, me eksperte dhe specialiste te nivelit te larte, nga Ministria e Planifikimit Urban, Mjedisit dhe Kultures. Platforma e punes shkencore te tij, do te jete programimi I vazhdueshem I planifikimit dhe zhvillimit te territoreve te veçanta, me vlera te trashegimise kulturore historike dhe komunitete te interesuara per zhvillim.
  • Pergatitja e bazes ligjore e nenligjore, ne mbeshtetje te hartimit te rregulloreve e manualeve teknike per institucionet qendrore dhe vendore.
  • Ngritja e komisioneve nderbashkiake ne nivel qarku, me eksperte e specialiste me pervoje ne planifikimin urban, arkitekture, infrastrukture, mjedis dhe inxhinieri pyjore. Platforma e punes shkencore se tyre, do te jete pershtatja e programeve qeveritare, per planifikimin dhe zhvillimin te territoreve te veçanta, me vlera te trashegimise kulturore historike dhe komunitete te interesuara per zhvillim.
  • Plotesimi i Departamentit te Planifikimit, me specialiste te fushave perkatese, per te projektuar dhe zbatuar te gjitha projektet e programit te zhvillimit “100 fshatrat”.
  • Ne pamundesi te zbatohen proçedurat ligjore, per tenderimin e sherbimeve te tilla. Rregulloret tekniko-shkencore dhe manualet per tenderimin, do te hartohen nga komisioni qeveritar nderdikasterial.
  • Nga organet pergjegjese te planifikimit, te percaktohen territoret e veçanta, per te cilat do te kryhen studimet dhe projektet e platformes.
  • Te ndertohet baza dixhitale e te dhenave, nga organet pergjegjeses te bashkise, per çdo territor te veçante, ne sistemin GIS-WEB dhe GIS Profesional.
  • Te plotesohen nga administrata e bashkise, formularet e anketimit per komunitetin dhe grupet e interesit.
  • Studimet dhe projektet te publikohen ne faqet e bashkise, per te informuar publikun dhe grupet e tjera te interesuara, brenda dhe jashte bashkise. Mbi bazen e ketij informimi te vazhdueshem, mund te behen seminare te perbashketa per shkembim eksperience, midis bashkive te ndryshme.

Ngritja e strukturave teknike pergjegjese ne bashki, eshte shume e rendesishme. Nga pervoja e punes ne bashkine e Kolonjes, kam konstatuar nje mosperfillje te plote, nga institucionet qendrore dhe dikasteret e ministrive, ndaj administrates e bashkise Kolonje. Ne percaktimin e zonave historike, ne hartimin e projekteve te infrastruktures, te rilindjes urbane, etj. Kjo ka ndodhur, ne kohen kur bashkia Kolonje, kishte specialiste te afte dhe me pervoje, disa here me te madhe se ata te institucioneve qendrore. Po te behet nje kontroll vizual, ne arkiven e kesaj bashkie, konstatohet diferenca e madhe e projekteve te inxhiniereve vendas me ata te studiove te Tiranes. Kjo mosperfillje e inxhiniereve dhe arkitekteve vendas, nga institucionet qendrore dhe vendore, ishte nje nga shkaqet e deshtimit te “Rilindjes Urbane” dhe “100 fshatrat”.

Per te mos u perseritur gabimet e programeve te mesiperme, po japim disa rekomandime per pushtetin vendor, te cilat I mendojme te domosdoshme, per hartuesit dhe projektuesit:

  • Çdo bashki, duhet te organizoje nje sesion shkencor, me inxhinieret dhe arkitektet me te mire vendas, te provuar ne aktivitetin e tyre projektues dhe shkencor.
  • Temat kryesore te sesionit shkencor, duhet te hartohen nga strukturat teknike te bashkise, ne pamundesi te kapaciteteve, te kerkohet asistence dhe ndihme nga kompani e studio private te specializuara ne planifikime te tilla.
  • Bashkia duhet te shqyrtoje dhe miratoje, temat e tjera te propozuara nga shoqatat e biznesit, grupe te interesit te formuara me pare, shoqata patriotike e kulturore ne vend dhe diaspore, individe te shquar te kultures dhe shkences.
  • Komisioni organizator vendor, duhet te jape informacione te detajuara per programin, ne faqen zyrtare te bashkise.
  • Koha e organizimit te sesionit shkencor, nuk duhet te jete me pak se gjashte muaj.
  • Ne sesionin shekencor, diskutohet dhe miratohet platforma perfundimtare e programit, dhe zgjidhet keshilli tekniko-kulturor per miratimn e projekteve ne çdo shkalle te procedures, te miratuar me pare.
  • Mbas perfundimit te sesionit shkencor, organet teknike pergjegjese te bashkise, hartojne grafikun konkret te veprimit, per projektimin dhe zbatimin e programit.
  • Mbasi percaktohen dhe miratohen emertimet e projekteve konkrete, fillon puna per hartimin e tyre ne nivel te detajuar teknik dhe kosto reale. Projektet duhet te miratohen nega keshilli tekniko-kulturor I zgjedhur ne sesionin e meparshem shkencor.

Rekomandimet e mesiperme per pushtetin vendor, nuk kane qellim vetem te garantojne suksesin e nje programi zhvillimi te caktuar. Qellimi kryesor eshte; njohja e administrates me gjendjen reale te territorit dhe shoqerise, evidentimi i problemeve nepermjet komunikimeve dhe analizave te thelluara, organizimi dhe drejtimi I organeve pergjegjese vendore per zgjidhjen e tyre, specializimi dhe aftesimi I tyre gjate proçeseve aktive ne terren dhe komunitet, vendosja e lidhjeve dhe marrja e experiences nga kompani dhe studio private nepermjet proçeseve te sherbimit, te tenderuara me pare. Ne kete menyre mendojme, se fillimi I mbare I punes, do te jete e gjithe puna. Vazhdimesia dhe suksesi I çdo programi zhvillimi, eshte I lidhur me promovimin e ideve dhe vizioneve te qarta ne administraten vendore, perhapjen e tyre ne komunitet dhe grupet e interesit, ngritjen dhe specializimin e organeve teknike pergjegjese, bashkepunimin e sukseshem me teknologjine modern te institucioneve private.

Keto ishin disa rekomandime nga eksperienca jone, se si mund te “rilindin”, ose te rishikohen te gjitha programet e meparshme te zhvillimit, te coilat nuk kane dhene rezultatet e pritshme ose kane deshtuar, per shume e shume arsye.

KORIGJIMET E GABIMEVE GJATE PUNES

GARANCI E SUKSESIT

Duke mos e mohuar punen e bere, nga institucionet qendrore e vendore, ne programin e zhvillimit “10 fshatrat”, analiza behet me realiste dhe premtuese, per vazhdimesine ne te ardhmen. Qellimi final eshte te mesohesh nepermjet punes, dhe te korigjosh e korigjohesh nepermjet suksesit dhe deshtimit. Rruge tjeter nuk ka. Promovimi I sukseseve te vazhdueshme, I ngjan nje ideologjie tjeter, te cilen fatkeqesisht nuk e njohem mire. Ne vrullin e nje zhvillimi politiko-ekonomik, I cili e kishte formuar bazen ekonomike e shoqerore, ne vitin 1960, njohja dhe pervetesimi I asaj pervoje, asnjehere nuk eshte e tepert. Nuk fillon asnje gje nga zero. Dialektika e zhvillimit ekonomiko-shoqeror, ne radhe te pare eshte dialektike e mendimit te inteligjences dhe elitave te tyre. Ne kete paragraf, do te nxjerrim disa konkluzione, nga proçeset e zbatimit te programit “100 fshatrat”.

Nje nga arritjet modeste, te ketij programi ishte  ndryshimi total I qendrave te disa fshatrave, te perfshire ne kete program. Ana pozitive e nderhyrjes me fonde qeveritare, ne keto qendra rurale, ishte nje pervoje e re per bashkite. Ato duhet ti kene dhene nje nxitje administrates se bashkise, per te pershtatur dhe permiresuar planifikimin dhe projektimin e rehabilitimeve urbane ne qendra te tjera rurale. E njejta gje mund te thuhet per investimet, ne infrastrukturen e “100 fshatrave”. Perveç fondeve te programit, jane akorduar fonde te tjera nga projekte rajonale, te cilat nuk kishin lidhje direkte me te. Ne kete rast kemi dy ane te se njejtes medalje. Projektet e infrastruktures ne disa fshatra, ndikuan ne permiresimet e sherbimeve jetesore. Por keto projekte nuk ndikuan fare, ne permiresimin e mjedisit urban dhe infrastruktures rrugore, e cila ka qene e programuar ne “100 fshatrat”. Ndikimi ne administraten e bashkise nuk ka qene pozitiv. Kjo do te kete ndikuar ne nje fare stepje, per te planifikuar investime te tilla ne te ardhmen, me fondet e bashkise. Duhet te kemi parasysh, se treçereku I bashkive te vendit, nuk mund te formoje struktura tekniko-shkencore te specializuara, per projekte te tilla. Keto sherbime jane te veshtira edhe per studio te specializuara. Domosdoshmeria per te pervetesuar pervoja te reja te suksesshme, duke perfituar nga sukseset dhe deshtimet, duhet te jete motivi I vetem per administraten e bashkise, ne permiresimin e vazhdueshem te vetvetes. Kjo vazhdimesi e vetevleresuar, do te rrise besimin ne aftesite e tyre, dhe do te jete nje barriere e forte ndaj depertimit te niveleve te ulta te planifikimit dhe projektimit, nepermjet studiove ordinere dhe konformiste. Mbasi te jene fituar, disa cilesi profesionale dhe aftesi te mjaftueshme menaxheriale nga administrate e bashkise, mund te planifikohen me sukses programe dhe projekte te reja me te mira.

Suksesi I nje programi zhvillimi, garantohet nga impenjimi I te gjithe piramides shteterore deri ne grupet me te vogla te interesit.

Pushteti qendror, qeveria, mbas nje pervoje ne nje program zhvillimi, e cila nuk po jep rezultatin e duhur, planifikon ndryshimet e nevojshme. Mbasi ve ne peshore, ndikimin e çdo aktori ne krijimin e kesaj pervoje, planifikon dhe kerkon ndryshime, ne te gjitha nivelet e strukturave shteterore dhe shoqerore, pjesemarrese ne kete program.

  • Ben korigjimet e nevojshme ne plotesimin e bazes ligjore e nenligjore, per te siguruar garancine e planifikimit dhe zbatimit te programeve te saj.
  • Baza e re ligjore e nenligjore, duhet ti shkundi nga rutine dhe plogeshtia, organet qeverisese qendrore dhe vendore.
  • Detyron me ligj organet shteterore, te ngrehin institucione te reja per detajimin e programeve dhe hartimin e projekteve mbeshtetes.
  • Nderton nje platforme planifikimi dhe zhvillimi te perbashket, midis ministrive perkatese sipas ligjit dhe rregullores se planifikimit.
  • Kriteret e zgjedhjes se territoreve te veçanta dhe komuniteteve pjesemarres, ne kete platforme zhvillimi, te konsultohen me pushtetin vendor, mbi bazen e kritereve historike dhe te trashegimise kulturore.
  • Projekte e reja urbanistike e ndertimore, duhet te bazohen ne respektimin e tradites dhe perhapjen e teknologjive te reja te zbatimit.
  • Territori I studjuar ne veçanti, per planifikim duhet te perfshije te gjitha sistemet e tij..
  • Te parashikohen lehtesira ligjore, ne kostot e projekteve dhe ndertimeve te personave fizike e juridike.
  • Investimet e domosdoshme ne infrustrukture, duhet te harmonizohen me tendencat per investime private ne te gjithe sistemet territoriale.
  • institucionet qeveritare te ndihmes dhe subvencionit, per investitoret private ne kete program, duhet te behen pjese e ndihmes financiara, pr projektet me te mira.

 

Pushteti vendor, ne kete program te ri zhvillimi, ka nje pune shume te veshtire, sepse lidhet direkt me sherbimet e tij te shumellojshme ne keto territore dhe komunitete. Per kete arsye, duhet nje rikonceptim I sferes se sherbimeve te bashkise, ne programin e ri, cili perfshin territore dhe komunitete te lidhura me to. Rikonceptimi duhet te perfshije te gjithe departamentet e administrates bashkiake dhe organet e zgjedhura ose te emeruara vendore. Profilaksia me e mire do te jete, pershtatja me bazen e re ligjore e nenligjore, per te marre pergjegjesite e duhura dhe per te dhene llogari para ligjit, ne çdo sektor te veprimtarise se tyre. Ky program I ri, eshte nje shans I mire per administraten e bashkise, per tu permiresuar dhe kualifikuar, ne te tilla sfida. Ky do te ishte nje sukses I pritshemI kesaj platforme zhvillimi, ne mesimdhenijen ndaj bazes se pushtetit.

Roli i medias ne analizen dhe pasqyrimin e kesaj platforme te re, do te ndryshonte shume, sepse ajo do te ishte e detyruar te pasqyronte nje eksperience te re, nje transparence te panjohur me pare, nje ekip te motiuar ndryshe, nje komunitet me entuziast. Kjo situate e ndryshuar ne terren, do te modernizonte e demokratizonte vete median informative, ne disa drejtime te cilat po I rendisim si me poshte:

  • Do te kete analiza mediatike, mbi arsyet e verteta te inicimit te programit te ri, dhe do te beje redaktimet perkatese ne veprimtarine e saj.
  • Do te raportoje lajme dhe ngjarje pozitive interesante, ne zhvillimin kulturor e social te zonave periferike te vendit.
  • Do ti jepet mundesia te jete me e interesuar, per zhvillimet ekonomike e kulturore, dhe efikasitetin e bashkepunimit qeverisje – komunitet.
  • Do te jete me e lire, nga presioni i te niveleve te pushtetit, per te nderhyre ne punen profesionale dhe te pavarur te tyre.
  • Gazetaret e terrenit do te fitojne pervoja te reja per specializimin e tyre. Do te njihen me perfaqesues me dinjitoze te pushtetit vendor, te komunitetit dhe aktoreve te tjere lokale. Do te njohin me mire problemet reale dhe perpjekjet pr zgjidhjen e tyre.

 

Keto do te ishin rezultatet e punes se tyre, por edhe roli I ri I tyre ne informimin dhe reklamimin e programeve te reja te zhvillimit, te vleresuara per punen dhe rezultatin e tyre.

Perfaqesuesit e shoqerise civile dhe drejtuesit e organizatave joqeveritare, ne kete program te ri, duhet te riformatojne programet dhe qellimet e yre. Do te jene te detyruar te bashkepunojne me me eksperte dhe specialiste te vertete. Ne te kunderten do te jene te detyruar, te ndryshojne prforrmancen e tyre ne media, per te gjitha programet e zhvillimit te qeverise. Neqoftese do te jepnin ndihmen me te vogel, per te rritur efektivitetin e programeve dhe investimeve te tilla, do te fitonin respektin me te madh nga komuniteti dhe grupet e tjera te interesit. Do te rritej besimi i komunitetit ndaj investimeve publike dhe shpres per zhvillimin demokratik te vendit. Ne kete menyre, eshte dhene nje ndihme e madhe, per te krijuar nje shtrese masive te nivelit te mesem kulturor e shkencor, e cila kerkon meremetime e mirembajtje te vazhdueshme te sistemit, me kosto sa me te ulet.

Komuniteti I biznesit, ne keto programe te reja ne zonat kodrinore e malore, do te kete mundesi te zhvillohet, ne raport aftesite dhe pasurite natyrore e nentokesore, te cilat I kane me bollek keto zona. Kjo situate e re do te pastroje gradualisht difektet e sistemit tone politik. Do te krijohen mundesi te tjera, te cilat do te garantojne  nga ana ligjore, konkurencen e ndershme ekonomike. Nje nga barrat e medha te biznesit ne keto zona, te cilat jane me te varfera ne vend, eshte ruajtja dhe sigurimi I punes dhe fuqise punetore, si ne kohe normale te zhvillimit edhe ne kohe krizash. Keto programe te drejta te zhvillimit, te hartuara nga qeveria me kontibutete pozitive te bashkive, mund te ndikojne, ne nje fare menyre, per te plotesuar boshllekun e sindikatave, te cilat mungojne ne vendin tone.

Komuniteti qytetar dhe diaspora, ne programe te reja me qellime te qarta ne organizimin, ndjeshmerine, pergjegjesine ndaj zhvillimit dhe te ardhmes se vendit, do te jene ne rradhet e para te pjesemarrjes dhe bashkepunimit, ne interes te komunitetit qytetar te te gjitha shtresave e niveleve te shoqerise. Organizimet e reja, te motivuara ne baze te interesit te strukturave te konturuara mire te shoqerise dhe biznesit, do te tregojnen se jemi te pergatitur plotesisht, per te ndertuar nje shoqeri te vertete qytetare, demokratike, pjesemarrese aktive ne ushtrimin e pushtetit te sovranit. Programet e reja te zhvillimit ekonomik e kulturor, duhen pare ne nje tjeter aspect. Ato duhet ta shikojne dhe ndjekin zhvillimin dhe perparimin, ne stade ose nivele te caktuara te ngjitjes ne spiralen e zhvillimit. Konceptet dhe vizionet e reja, stimulojne vazhdimesine e ngjitjes, frymezojne shoqerine, nxisin pasione e deshira te shumta per vitalizimin dhe aktivizimin e te gjithe autoreve dhe aktoreve. Kemi detyre patriotike te mendojme per te ardhmen dhe interesat e dispores. Rritja e shpejtesise se komunikimit dhe informacionit me vendin dhe njerezit e tyre, do te sjelle se shpejti nje situate te re. Duhet te pergatitemi per te perballuar sfidat e Kolonjes se Madhe. Le te rikujtojme deklaraten, ne Pallatin e Madh te Kultures ne Tirane te artistit kolonjar Xhemal “ mustaqja”.  -“Po te kishte Kolonja 200 mije banore, do te quhej Shqiperia Kolonje”.

Ark. Paqesor Kajmaku

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori