“100 FSHATRAT” RAPSODI E PAMUNDUR NE TALLAVANE TONE

August 20, 2022

 

“100 FSHATRAT”

RAPSODI E  PAMUNDUR NE TALLAVANE TONE

HYRJE

Se ç’fare u tha dhe ç’fare u be, me teorine e pashkruar te zhvillimit turistiko-historik, te “100 fshatrave” me te famshem te Shqiperise, tani nuk ka me rendesi. Nuk e dime as sa ishte fondi I planifikuar dhe periudha e perdorimit te tij!? E themi kete, sepse eshte krijuar nje opinion ne ndergjegjen e sovranit te bindur, nga koha e socializmit, se nuk ka rendesi se si do behet, por mjafton te behet. Nje besim I tille I verber, me vjetersi 100 vjeçare, e ka sjelle vendin dhe shoqerine tone ne kete nivel zhvillimi kaotik. Nje mosvleresimi I pasurise sone dhe parave tona eshte deshperues. Po te lexosh, programet konfidenciale dikasteriale, te teorise utopiste te “100 fshatrave”, gjeja e pare qe urova ishte; me mire te mos zbatohen kurre, se sa te ngaterrojne popullin me keto gjera. Ju futa nje pune disamjuore, per te hartuar disa projekte zhvillimore pa asnje kontrate, sipas frymezimeve te teorise se mesiperme. Nga kjo pune vullnetare, nuk mora asnje falenderim. Perkundrazi, mora vleresimet mediokre, se jane lluksoze, te parakohshme dhe te shtrenjta. Kur e pashe se ç’fare ndodhi me vone, mendova se nuk e kisha gabim. Lluksi dhe teperimet ishin ne sektore te tjere, jashte programit te vizioneve te mija per zhvillimin. Mbas disa vitesh po vertetohet diçka tjeter, harresa ndaj kesaj shpikje utopike per zhvillimin e disa pikave ne oqean.

Rapsodia u hoq nga programet e çfaqjeve dhe arkivat e institucioneve. Ne prapaskene u pergatiten dhe u zhvilluan tallava dhe ahengje te ndryshme, te pelqyera dhe te papelqyera.

PSE U ZHDUK NGA SKENA TEORIA E “100 FSHATRAVE”

Nje grup apo individ artistik, zakonisht nuk e zhdukin nga skena menjehere, ai zhduket vete. Me urdher nga lart, I pari ne liste mund te hyje lehte ne skene. Me zotesi, nuk je as prapa liste. Ata qe jane prapa liste nuk zhduken fizikisht, nuk zhduken as idete dhe puna tyre. Kjo teoria e fundit, u zhduk pa nam e nishan!

Mbas “perfundimit” me sukses te Rilindjes Urbane, ne qendrat e qyteteve, nga euforia e madhe u tha, pse te mos ja futim edhe fshatit. Ne fshat puna e duk me e lehte, sepse kishte pak njerez, te cilet mund te benin zhurme. Lista e fshatrave u kompletua, me nga dy per çdo bashki. Mobilizimi I pare perfundoi shpejt me sukses, mobilizim I dyte I administrates bashkiake  per kete aksion deshtoi, sepse puna nuk ishte motoja e saj. Nga ministrite pergjegjese per programin, nuk u dergua asnje program serioz, I gatshem dhe udhezues per pushtetin vendor. Pushteti vendor jua kthehu reston, me indiferencen tipike dhe mosangazim , por u perpoq te merrte merita, me aq sa mund te merrte. Ky mosrakordim I interesave te pushteteve te dy  niveleve, demtoi dhee sabotoi proçesin zhvillues. Pasojat rane mbi komunitetet e ketyre fshatrave, te cilet u zhgenjyen plotesisht.

Ne kete shkrim, nuk eshte qellimi paresor, te kritikojme veprimtarine e institucioneve shteterore. Shkaqet e “gabimeve” te tyre, jane objektive si pasoje e “sistemit” te ngritur dhe pranuar, nga te gjithe ne. Ne duhet te nxjerrim shkaqet subjektive, si mund te permiresohen dhe zgjidhen ato brenda ketij sistemi, duke bere analiza te thelluara dhe rekomanduar projekte ne interes te komunitetit dhe jo te pushtetit. Mosngritja e strukturave teknike e shkencore, ne programimin dhe projektimin e ketyre projekteve zhvillimore komplekse, e ka deleguar spontanisht ose qellimisht “kompetencen”, per kete zhvillime ne grupe te tjera brenda ose jashte administrates shteterore. Te jete bere kastile, per te fshehur pergjegjesite ligjore. Atehere populli ka te drejte te thote: le  te bejne ç’fare te duan, neve nuk na pyet njeri. Gabimet kryesore te autoreve te programit te zhvillimit kulturor-turistik “100 fshatrat”, ishin qe ne emertimin e tij. Historikisht keto emertime, me fillim shifror, perdoren ne dallimin dhe glorifikimin e disa krahinave, maleve dhe individeve te shquar, te cilet kane ngelur ne histori. Keto glorifikime me lahute dhe gernete, jane nje pasuri e kultures shpirterore te kombit, ose folklorit te tij, te trasheguar brez pas brezi. Megjithe respektin dhe dashamiresine ndaj pasurive te tilla, keto vlera te perjetshme, nuk mund te merren peng, nga ekzagjerues te´”votuar”, per te mbuluar tallavane e vertete me trashegimine dhe parate tona. Mosrespektimi I kultures popullore, trashegimise historike, aspiratave te komunitetit dhe vizioneve te aktoreve te veçante patriotike dhe perendimore, solli shterimin e ideve dhe tharjen e burimeve financiare. Postulati I njerezve te mençur, “me mire te dish se te kesh”, nuk vlejti per asnje opsion te tij. Varferine intelektuale e shoqeroi varferia materiale. Te dyja goditen dhe demaskuan njera tjetren. Ketu mbyllet akti  fundit I kesaj çfaqje.

GABIMET INSTITUCIONALE SHKAKU I DESHTIMIT

Ne kete kapitull, nuk do ta trajtojme kete çeshtje nga ana ligjore. Baza ligjore dhe nenligjore nuk ekziston, ne kuptimin e mbeshtetjes se veçante per kete reforme te gjere, me titullin ”100 fshatrat”. Statusi I veçante, te cilin e moren gojarisht keto 100 fshatra, patjeter nuk mund te shoqerohej me nje mbeshtetje ligjore. Historikisht ne vendin tone, ligjet dhe vendimet I nxjerr, I miraton dhe I zbaton qeveria. Pushteti I mire, ka qene, eshte, dhe do te jete, qeverisje e mire. Ky mentalitet frenues dhe pervoja historike jo pozitive, eshte ngulitur thelle ne ndergjegjen dhe memorjen e popullit tone. Pushteti qendror, qeveria, eshte organi politik me I ndjeshem dhe ndikues, ne mentalitetitin e trasheguar historikisht, per drejtimin dhe menazhimin e te gjithe jetes dhe aktivitetit te popullit dhe te vendit. Te gjitha qeverite e shtetit shqiptar, nga koha e krijimit, nuk kane qene te qarta, ne planifikimet perspektive te zhvillimit dhe nuk I kane realizuar ne pergjithesi, planet e zhvillimit te vendit, ne drejtimin ekonomik e kulturor. Barra e qeverisjes qe merr çdo maxhorance, interpretohet dhe gjykohet ne fazen e formatimit te qeverise se re, pa e lexuar fare programin e saj. Gabimet e qeverise ne shpalljen e platformes kulturore – turistike “100 fshatrat”, paten shkak kryesor eliminimin e Ministrise se Planifikimit Urban dhe Turizmit. Formacionet dikasteriale ekzistuese, ngjajne si reparte ekzekutive ose organe ndeshkuese, se sa institucione studimore – shkencore. Programet per zhvillimin e sektoreve te ekonomise e kultures, nuk kane asgje te perbashket me krijimtarine artistike e shkencore. Ato nuk angazhojne e motivojne, profesionet elitare dhe kapacitetet akademike per hartimin e programeve specifike te planifikimit dhe zhvillimit. Konkretisht, per platformen “100 fshatrat” konstatojme keto mangesi nga qeverisja qendrore:

  • Nuk ju dha rendesi, plotesimit te bazes ligjore e nenligjore, per te siguruar garancine e planifikimit dhe zbatimit te programeve te saj.
  • Baza ekzistuese ligjore e nenligjore e pa ndryshuar, nuk I shkundi nga rutine dhe plogeshtia organet qeverisese qendrore dhe vendore.
  • Ne kete menyre, organet qeverisese nuk u detyruan me ligj, te ngrinin institucione te reja per detajimin e programeve dhe hartimin e projekteve mbeshtetes.
  • Nuk u ndertua nje platforme planifikimi dhe zhvillimi e perbashket, midis ministrive perkatese sipas ligjit dhe rregullores se planifikimit.
  • Kriteret e zgjedhjes se 100 fshatrave, ne kete platforme zhvillimi, e pakonsultuar me pushtetin vendor, ishin te karakterit historik dhe te trashegimise kulturore.
  • Deshtimi me Rilindjen Urbane, e cila u kanalizua ne fasada, shtresa me pllaka guri dhe gjelberime te ulta e te larta, nuk mund te ishte pervoje pozitive per “100 fshatrat”.
  • Perjashtimi I sistemeve te tjera territoriale, ne periferine e 100 fshatrave, nga planifikimi dhe zhvillimi I territorit, ishte nje gabim dhe mungese vizioni.
  • Nuk u parashikuan lehtesira ligjore, ne kostot e projekteve dhe ndertimeve te personave fizike e juridike.
  • Investimet e domosdoshme ne infrustrukture, nuk u planifikuan per te nxitur investimet private ne zonen urbane.
  • Mbeshtetja nga institucionet qeveritare te ndihmes dhe subvencionit, per investitoret private ne kete program, nuk u orientua pozitivisht ne kete drejtim.

Ne lidhje me pushtetin vendor, I cili duhet te jape provime para komunitetit, dhe mund te rrezohet ne ne çdo rast, ne kete program, nuk u ftua fare para komisionit te provimit.

Ne kete material analitik te shkurter, do te trajtojme problematikat e shumta, te cilat duhet ti zgjidhe pushteti vendor, pavaresisht nga kompetencat qe I jep qeveria. Do te trajtojme disa menyra, se si mund te “reabilitoje” vetveten dhe te “meremetoje” me forcat e tij, ndertesen e vjeter tradicionale, e cila ka qene dhe eshte nje barre e rende per taksapaguesit vendore, dhe frenuese per investitoret private.

Barra e pushtetit vendor, ne kete program ishte shume e veshtire, sepse kishte lidhej direkt me sherbimet e saj shumellojshme ne keto fshatra. Megjithese I kane te ngritura zyrat e sherbimeve si sektore te veçante, mungon vizioni per te shtrirjen e hapesires se sherbimeve, ne komunitet dhe territor njekohesisht. Deri tani keto sektore sherbimi ngjajne me si ish sektoret komunale te sistemit te kaluar. Ndryshimi I ketij koncepti, eshte tek filozofia dhe matematika e ndertimit, mbi baza te reja modern, te sistemit te ri te qeverisjes vendore, deri ne majat e piramides shteterore. Per kete arsye, gama e sherbimeve te bashkise, ne programin “100 fshatrat”, nuk perfshi dhe preku te gjithe departamentet e administrates bashkiake dhe organet e zgjedhura ose te emeruara vendore. Profilaksia me e mire e stabilizimit te veprimtarise se tyre, eshte rishikimi dhe permiresimi I bazes ligjore, per te marre pergjegjesite e duhura dhe per te dhene llogari para ligjit ne çdo sektor te veprimtarise se tyre. Ky program, ishte nje shans I mire per administraten e bashkise, per tu permiresuar dhe kualifikuar,, ne te tilla sfida. Kjo gje nuk ndodhi dhe programi qeverises nuk mundi perseri, te shkunde pushtetin vendor. Ky ishte nje tjeter deshtim I kesaj platforme zhvillimi, ne mesimdhenijen ndaj bazes se pushtetit.

Para se te shkruaj disa rrjeshta, per rolin e medias ne analizen dhe propaganden e kesaj platforme, dua te bej nje krahasim te veprimtarise se tyre, ne rendin socialist me ate “demokratik” kapitalist. Ne lidhje me lajmet ose informacionin, te cilat I transmetojne publikut,  bien ne sy shume ngjashmeri dhe pak dallime. Kete konstatim, per rastin e informimit te publikut per programin e “100 fshatrave”, dhe disa ngjashmeri po I rendisim si me poshte:

  • Nuk pati analiza mediatike, mbi arsyet e verteta te inicimit te ketij programi, sepse ai ishte me mediatik se sa media.
  • Media thjesht raportonte çfaqjet e ndryshme ne zonat rurale, te punonjesve qeveritare pa asnje sens kritik, megjithese ishin me nivel te ulet artistik.
  • Arsyeja e ketij qendrimi, eshte indiferenca dhe ceketia e njohjes te sistemeve ekonomike e kulturore te imponuar nga politika ndaj popullit.
  • Presioni negativ I te dyja formave te pushtetit, per te mos I lejuar ato te zhvillohen te pavarura nga interesat politike te tyre.
  • Mungesa e gazetareve e analisteve te specializuar, per te zbuluar keto ide ne individe te veçante, ka sjelle fshehjen dhe shuarjen e problemeve reale te shoqerise e krizes se politikes ne te gjitha mediat.

Keto ishin disa konstatime, mbi rolin e medias ne informimin dhe reklamimin e programit “100 fshatrat”. Se çfare pune te mire kane bere, sepse ato nuk pranojne kritika, le ta vleresojne mbas bbaktisjes se tij.

Ne paragrafet e mesiperme, ku trajtuam problemet e medias ne lidhje me programet e zhvillimit te qeverise, nje rol te veçante ne fasaden e saj, kane perfaqesuesit e shoqerise civile dhe drejtuesit e organizatave joqeveritare. Keta figurante, perfaqesues te panumert, kane zaptuar me lejen e drejtuesve te medias e me lart, te gjitha ekranet dhe tavolinat e sallave te debateve, ne nivelin horizontal, me maska dhe pa maska. Nuk preferohen perfaqesuesit e eksperteve dhe specialisteve te vertete, per ti shpjeguar dhe analizuar ne media, te gjitha programet e zhvillimit te qeverise. Kjo ka sjelle mjegullim te informacionit real, mbi perfitimet e komunitetit dhe grupeve te interesit nga keto programe. Perfaqesuesit e shoqerise civile dhe OJQ-ve, jane grupet e verteta te interesit, te cilat perpiqen te marrin ndonje kocke. Keto programe, te cilat duhet te perdoren per te permiresuar jeten e komuniteteve, ne nivelin ekonomik, kulturore, social dhe demokratik, derdhin shuma te medha parash, ne xhepat e shpuar te grupeve lobiste dhe ideatoreve te programeve. Kjo nuk eshte e keqja me e madhe. Perdorimi I parave pa efektivitet,  ne investime te tilla, eshte e keqja me e vogel. E keqja me e madhe, e cila duhet te korigjohet ne programet dhe projekte e reja, eshte rritja e mosbesimit te komunitetit ndaj investimeve publike, perceptimi I keq se çdo gje vidhet, nenshtrimi dhe servilizmi I specialisteve dhe hartuesve te programeve te tilla, humbja e besimit ne zhvillimin demokratik te vendit. Qellimi I programit “100 fshatrat”, perveç deshtimit te tij, solli deshtimin e shoqerise sone, ne veteadministrimin dhe zhvillimin e saj. Ne kete menyre, eshte dhene nje ndihme e madhe, per te krijuar nje shtrese masive te nivelit te ulet kulturor e shkencor te shoqerise sone, e cila kerkon meremetime e mirembajtje te vazhdueshme te sistemit, me kosto shume te larte.

Komuniteti I biznesit, ne zonat kodrinore e malore, eshte akoma I pazhvilluar ne raport me mundesite dhe pasurite natyrore e nentokesore, te cilat I kane me bollek keto zona. Kjo gjendje tregon mangesite e sistemit tone politik, I cili nuk u jep mundesi nga ana ligjore dhe nepermjet konkurences ekonomike, grupeve te caktuara te interesit, qe te organizojne biznese me te medha dhe me te konsoliduara ne territoret e tyre. Nje nga barrat e medha te biznesit ne keto zona, te cilat jane me te varfera ne vend, eshte ruajtja dhe sigurimi I punes dhe fuqise punetore, si ne kohe normale te zhvillimit edhe ne kohe krizash. Programet e drejta te zhvillimit, te hartuara nga qeveria dhe kontibutete pozitive te bashkive, mund te ndikojne, ne nje fare menyre, per te plotesuar boshllekun e sindikatave, te cilat mungojne ne vendin tone. Ato duhet te kene mundesi, qe me pervojen dhe perkushtimin e tyre, te jene pjesemarres ne programet e zhvillimit. Kjo eshte nje garanci per suksesin e projekteve te mira. Nga e thena ne te  bere, eshte nje det I tere. Politikat klienteliste dhe favorizuese, per grupe e individe te veçante, duhet te luftohen dhe te kundershtohen me te gjitha mjetet e menyrat demokratike. Gjendja e komunitetit vendas te biznesit, ne nivelin e  ketyre te fundit, eshte nje nga faktoret e deshtimit te programeve investuese. Kete fat paten “100 fshatrat” me te mire te Shqiperise, komunitetet e tyre, kultura e tyre dhe tona, frenimi I braktisjes se tyre, zhgenjimet e turisteve vendas dhe te huaj.

Mbasi kemi analizuar e vleresuar shkurtimisht barren e pergjegjesine e strukturave qendrore e vendore te pushtetit, mediave si pushtet I katert dhe shoqerise ne pergjithesi, duket sikur s’ka shume vend per analiza te tjera per momentin e nivelit te zhvilliit qe kemi arritur. Do te isha dakord me kete konstatim, neqoftese do ta shikonim zhvillimin dhe perparimin ne stade ose nivele te caktuara, ku pauzat dhe sheshet e qendrimit ne spiralen e zhvillimit, frenojne vazhdimesine e ngjitjes.

Komuniteti qytetar nuk mund te organizohet ne shoqata, pa pasur qellimin dhe objektivat te qarta, per veten dhe menyren e bashkepunimit me shoqatat e tjera, ne ndertimin e marredhenijeve demokratike pushtet popull. Organizimi, ndjeshmeria, pergjegjesia ndaj zhvillimit dhe te ardhmes se vendit, eshte ne radhe te pare e komunitetit qytetar te te gjitha shtresave e nivele. Pa nje organizim te veçante, ne baze te interesit te strukturave te konturuara mire te shoqerise dhe biznesit, nuk mund te mendojme se jemi te pergatitur plotesisht, per te ndertuar nje shoqeri te vertete qytetare, demokratike, pjesemarrese aktive ne ushtrimin e pushtetit te sovranit. Nuk eshte çeshtja, te fajesojme gjithnje pushtetin, per deshtimin e programeve te ndryshme zhvillimore. Mbasi kemi analizuar e vleresuar shkurtimisht barren e pergjegjesine e strukturave qendrore e vendore te pushtetit, mediave si pushtet I katert dhe shoqerise ne pergjithesi, duket sikur s’ka shume vend per analiza te tjera per momentin e nivelit te zhvillimit qe kemi arritur. Do te isha dakord me kete konstatim, nga pervoja e deritanishme e pa sukses. Por po ta shikonim zhvillimin dhe perparimin, ne stade ose nivele te caktuara te ngjitjes ne spiralen e zhvillimit, keto koncepte frenojne vazhdimesine e ngjitjes, merzisin shoqerine, nxisin strese te shumta dhe dembelosin te gjithe autoret aktive.

PERFUNDIME

Krahina e Kolonjes, megjithese ka nje diaspore, me te vjetren e koheve moderne, te perhapur ne te gjithe vendin dhe boten, deri ne vitin 1944, kishte popullsine me te madhe ne raport me siperfaqen, per zonat malore e kodrinore te vendit.

Para vitit 1990, me artistin kolonjar Xhemalin “ mustaqja”, ne nje salle te Pallatit te Kultures ne Tirane, ne mesin e artiste te tjere, te cilet e simpatizonin, papritur ne kulmin e ligjshem te vetekenaqesise, ai tha -“Po te kishte Kolonja 200 mije banore, do te quhej Shqiperia Kolonje”. Me çuditi fakti I guximit te tij, por edhe mos reagimi I askujt. Bene sikur nuk e degjuan. Ne grumbullimet e artisteve ndodh edhe keshtu, pavaresisht diktatures ideologjike ne kulmin e saj.

Sot kolonjaret mburren per emrin e tyre, por gjendja ne krahinen e tyre nuk eshte aspak e mire. Perveç largimit ne mase te kolonjareve, nga te gjitha zonat e banuara, jemi para faktit te sabotimit te zhvillimit te saj, nga vete kolonjaret dhe drejtuesit politike e shteterore, te cilet s’kane nderrmend ti nderrojne ndonjehere. Mund te themi me siguri, se Kolonjen e kane ndjekur politikat e gabuara te zhvillimit dhe njerezit e gabuar ne drejtimin e saj. Duke perjashtuar raste sporadike, ose persona te veçante, trashegimia qe kemi ne 30 vitet e fundit, I ka kushtuar Kolonjes 30 vite jete dhe dhjetra milione euro te shkuara dem.

Ne keto kushte, jo favorizuese per zhvillimin e metejshem te krahines sone, duhet te jemi te vemendshem ndaj diaspores sone, disa here me te madhe se ne, te cilet jetojme ketu. Diaspora jone ndahet ne dy pjese; kolonjaret qe banojne brenda vendit dhe ata jashte vendit. Me miratimin e votimit te emigranteve jashte vendit, keto dy grupe do te bashkohen, dhe forca e ndikimi I tyre ne zhvillimin e vendlindjes do te shumefishohen. Pikerisht ne kete moment, fillon sfida jone e panjohur. Na takon ne, te vendosim lidhjet e duhura dhe urat e reja te komunikimit dhe bashkepunimit. Interesat e diaspores per zhvillimin e krahines, duhet te harmonizohen me interesat e bashkeqytetareve te tyre ne vendlindje. Perveç nostalgjise per vendin e tyre, ata duhet te ndjejne me shume respekt nga ne, per tu zgjidhur problemet e tyre. Ne kete menyre, ata do te qendrojne me afer nesh dhe me active, ne zgjidhjen e problemeve te pebashketa. Njohja periodike me proçeset reale te zhvillimit ne krahine, ndjeshmeria e ndikimit te tyre ne zonat respective, do ti beje ata te interesuar dhe krenare per vendlindjen dhe historine e saj. Deri tani, per fat te keq, nuk kemi ngjarje e lajme, per tu transmetuar nga vendlindja. U zgjatem pak me diasporen, per arsyen e thjeshte, se ne akoma nuk I marrim parasysh interesat e tyre, ne planifikimin dhe projektimin e programeve te ndryshme te zhvillimit. Ne asnje menyre inteligjenca e diaspores, nuk mund te propozoje ose te paraqese projekte zhvillimi, per krahinat e tyre. Perkundrazi, ajo ka te drejte te kerkoje projekte zhvillimore komplekse te studjuara mire. Ajo ka te drejte te mosmiratoje dhe te kritikoje projekte te tilla, te cilat nuk I sherbejne zhvillimit perspektiv te krahines dhe vendit. Diaspora ka nevoje per sherbime, te cilat nuk jane nisur akoma, per tu plotesuar ne aspektin shoqeror e kulturor. Ajo ka nevoje te informohet, per çdo gje te mire e te bukur, qe behet ne vendin e tyre, ne krahinen dhe fshatin e tyre. Ka nevoje dhe eshte e gateshme, te jete pjesemarrese aktive, pikerisht aty ku ajo e ndjen, se ben diçka qofte edhe simbolike, per tu mburrur para femijeve dhe shoqerise, se jane kolonjare dhe e meritojne kete titull.

Ark. Paqesor Kajmaku

Facebook
Twitter

Me shume nga kjo kategori