RRUGA ERSEKE – GOSTIVISHT – LUARAS – ÇLIRIM PERSHKRIM
RRUGA E RE ERSEKE – GOSTIVISHT – LUARAS – ÇLIRIM PERSHKRIM I GJURMES SIPAS TERRENIT HYRJE Ne diskutimin e rrugeve te reja lokale, te
RRUGA E RE ERSEKE – GOSTIVISHT – LUARAS – ÇLIRIM
PERSHKRIM I GJURMES SIPAS TERRENIT
HYRJE
Ne diskutimin e rrugeve te reja lokale, te standarteve teknike me te mira; ne planimetri, profilat gjatesore dhe terthore, mbrojtje mjedisi dhe zbulime pamjesh panoramike, nuk kemi asnje kasete dhe proçesverbal. Nga pervoja dhe nuhatja profesionale, ne diskutimin e infrastruktures se rrugeve te reja lokale, ne zona kryesisht kodrinore-malore, nga institucionet vendore dhe qendrore, nuk kam konstatuar asnje qendrim zyrtar, I cili te vertetoje se ekziston “ideja dhe qershia”, ne mendimet dhe filozofine e koncepteve te ndertimit kesaj infrastrukture. Nuk eshte qellimi per te kritikuar shumicen e rrugeve lokale, te cilat nuk te shpien “asgjekundi”, ose jane te parakohshme dhe “lluksoze”. Keto terma le ti perdore çdo opozite, sa here nderrohet froni. Asnje rruge nuk eshte e tepert ne territorin e varfer shqiptar. Ne fund te fundit, do kemi rruge te cilat nuk te shpien ne zona urbane te “zhvilluara”, por ne zona bujqesore e natyrore te forta dhe te egra, te cilat nuk plaken kurre. Keto rruge te konceptuara per qejf, jane projektet me te bukura qe mund te beje nje arkitekt ose inxhinier me shpirt artisti, per vendin e tij. Veshtiresia e vetme, e cila duhet permbysur me guxim, eshte nihilizmi dhe mosbesimi I njerezve. Eshte shume e veshtire sepse buron nga pervoja e kaluar negative dhe “maskaralleku” I fukarallekut te perhershem, me sa mbajme mend. Rruget lokale auto, nuk mund te vleresohen nga numri I mjeteve dhe udhetareve, ne njesine e kohes. Ky do te ishte kategorizim I nje llafollogjie te bezdishme dhe mjerane. Tensionet nervore duhet ti ruajme, per te racionalizuar streset, per te zgjidhur kete ngerç, larg nivelit mesatar te mendimit, I cili eshte me regresiv se injoranca. Pershkrimi I gjurmes se rruges se mesiperme, I lidhur ngushte me peisazhin e mrekullueshem natyror, ne terren fushor e kodrinor te virgjer, do te jete nje arsye per ta dashuruar kete rruge. Nepermjet saj,vendasit, kolonjaret dhe vizitoret e vendit dhe te huaj, do te mahniteshin me bukurite e Kolonjes Veriperendimore, te cilat nga larg nuk te sjellin te njejtin ndjesi. Siç eshte I thelle dhe “mistrec” botekuptimi dhe natyra kolonjare, ashtu te çfaqet edhe befasia e formimit te natyres ne vendin e tyre. Percaktimi i gjurmes e re te kesaj rruge, ishte nje detyre e lehte, sepse isha I ndergjegjshem per kenaqesine qe do te provoja, duke pasur perpara ne tavoline menyne e mesiperme.
Megjithese kam mbajtur qendrim te prere, se asnje rruge e re nuk eshte e tepert, ne territorin e ngushte shqiptar, por te “panjohur”, nga mungesa e inrastruktures rrugore, kam vene re se askush nuk eshte merakosur, per terrenin konkret ku kalon aksi I rruges, pasojat negative ne mjedis, ndikimin ne planifikim dhe zhvillim territori, ne te gjitha sistemet e tij. Kostoja e rrugeve nuk me ka interesuar, sepse I kemi shume borxh, ketij vendi dhe populli per transportin primitiv te trasheguar. Rasti I rruges lokale Erseke-Gostivisht-Luaras-Çlirim, eshte dhe do te jete I tille sepse, ne radhe te pare, do te plotesoje kerkesat lokale e krahinore, pastaj ato kombetare. “Suksesi” ne te paren, do te mbuloje “gabimet”, ne te dyten. Perfundimi I unazes Juglindore te Shqiperise, do mbuloje nje pjese te madhe te “nxitimeve’, ne infrastrukturen lokale.
KU KALON GJURMA E RRUGES DHE PSE?
Ideja e skicimit te aksit te ri rrugor lokal; I cili fillon ne Erseke, vazhdon ne drejtim te perendimit, ne distance ajrore 4.5 km deri ne Gostivisht; pershkon ne drejtimin veriperendimor luginen e lumit Osum, ne distance ajrore 3.8 km deri ne pasarelen e Blushit, gjarperon ne te njejtin drejtim midis lartesive te lumit te Luarasit, ne distance ajrore 2.8 km ne qender te fshatit Luaras, vazhdon mbi planin e pjerret natyror te Luarasit me disa harkezime natyrore, ne distance ajrore 3 km ne ish qytezen e Çlirimit. Gjatesia ajrore e rruges sipas ketyre segmenteve eshte 14 km. Gjatesia aksiale e gjurmes te rruges se re eshte 20 km.Raporti I distances ajrore me te aksiale eshte 70%. Rruga do te pershkohet pa ndalesa per 35 min. Neqoftese miratohet kjo gjurme e re rruge, sipas itinerarit te mesiperm, problemi me I veshtire teknik ne terren do te jete, piketimi I aksit topografik perfundimtar te saj. Rruga kalon ne terrene te ndryshueshme, kilometer mbas kilometre.
Fillon ne qendren e fushegropes se Kolonjes, qyteti I Ersekes, ne kuoten absolute 1000 m; zbret ne periferine jugore te parkut periferik dhe kodres se Gorices se Ersekes, ne peisazhin e nje natyre te perzjere me lendina, shkurre e pyje. Kjo pjese rruge, kryesisht ne gjurme ekzistuese, perfundon mbas kryqezimit te rruges se Lengezit. Gjatesia e saj eshte 2.1 km dhe kuote absolute fundore 990 m.
Shkeputet nga rruga ekzistuese e Gostivishtit, zbret drejt lugines se lumit te Gostivishtit, neper shpatin e pyllezuar dendur, deri sa takon shtratin e lumit ne jug te Lengezit. Zbritja eshte shume e bukur, sepse te çfaqet si ne pikiate zbritje, lugina magjepsese e lumit nga Virka deri ne Osum. Pikerisht per kete lugine 5 km te gjate, eshte pranuar fillimisht, konceptimi i ketij aksi te ri. Kjo pjese rruge, zbulon nje pyll shume te bukur dhe te dendur. Gjatesia e saj eshte 1.2 km dhe kuote absolute fundore 866 m.
Mbasi del ne anen tjeter te lumit te Gostivishtit, ecen paralet me te ne fushen e vogel te Lengezit, deri ne fillimin e pjerresive te kodres se Kotrushes. Pejsazhi natyror I paperseritshem, me baze token pjellore te Lengezit dhe deri ne vijat e horizontit te afert, te pyllezuar dhe pikturuar me ngjyrat me te bukura te natyres, eshte nje perspektive e pafund e dinamikes natyrore, e cila nuk te ngop kurre. Kjo pjese rruge, me e varfera ne kosto, por me e bukura ne elegancen e saj, e ka gjatesine 800 ml dhe kuote absolute fundore 860 m.
Dalja e menjehershme ne “shetitoren” panoramike te Kotrushes, ne lartesi te mjaftueshme mbi shtratin e lumit te Gostivishtit, eshte momenti me emocional, kur te çfaqen te dyja lagjet e Gostivishtit, te ndara nga lugina lumore e tij. Hapesira e vogel natyrore, ne menyre magjike rrotullohet rreth teje. Kjo perseritet gjithmone, per vendasit dhe vizitoret. Nuk e ndjen fare se ke hyre ne lagjen e Diellit dhe qendren e saj. Rruga kryesore e kesaj lagje, do te jete e gjate sa rruga, e cila pershkon Kotrushen. Monumentaliteti I kesaj pjese te rruges, do te jete ne dore te projektuesit dhe zbatuesit. Shtresat dhe detajet e tyre duhet te jene te njejta, si per zonen urbane e fshatit dhe kodren e gurte historike ne hyrje te tij. Gjatesia e pjeses se rruges, nga hyrja ne Kotrushe deri tek xhamia e fshatit eshte 1.6 km dhe kuote absolute fundore 825 m.
Mbas daljes nga zona urbane e fshatit, tek xhamia ne perendim te tij, rruga vazhdon ne te njejtin drejtim, sipas vijes se krijuar nga plani i fushes dhe fillimi i kodrave ne verilindje te saj. Merr formen e nje kamzhiu, I cili fshikullon ne ajer shtratin e Osumit, deri sa del ne veranden natyrore mbi piken e takimit me lumen e Gostivishtit. Nga kjo tarace çlodhese e panoramike, duhet te vendosesh se ku do te shkosh, ne Frasher apo Luaras. Panorama e shtratit te lumit eshte teper joshese, sepse ndodhesh ne gropen me te thelle te pllajes se Kolonjes, rrethuar me male progresivisht gjithnje e me te larta. Bukurite e veçanta te saj do te ishin te pakrahasueshme, kur te perfundonte se ndertuari kaskada e liqeneve te Osumit. Diga natyrore e Pradelles e mbuluar nga pyjet e ulta dhe shkurret e dendura, I ka vene gjoksin, rritjes se nivelit te liqenit deri ne pamundesi. Ky projekt I babait te hidroteknikes shqiptare, kolonjarit Petrit Radovicka, ka qene eshte dhe do te jete, mrekullia me e madhe e njeriut mbi kete toke. Gjatesia e pjeses se rruges, nga xhamia ne dalje te fshatit deri ne veranden e Osumit eshte 2.7 km dhe kuote absolute fundore 810 m.
Per ne Luaras, rruga do te kthehet djathtas. Ne kete pjese te shtratit te lumit, uji duket sikur buron disa kilometra me lart, nga Çmersi I Blushit. Rruga eshte panoramike ne terrenin ekzistues. Ajo do te jete fantastike dhe çlodhese, mbas ndertimit te liqenit, me digen tek shkembi I Lenckes. Sipas nivelit maksimal te pasqyres ujore, do te percaktohet kuota e rruges dhe pika e kthimit te ngjitjes se saj, drejt Blushit dhe Luarasit. Sipas planifikimit paraprak me ekonomik, pika fundore e kesaj pjese rruge, do te jete tek pasarela e Blushit. Gjatesia e kesaj pjese rruge, eshte 2.7 km dhe kuote absolute fundore 805 m.
Nga kjo pike, rruga do te detyrohet te ngjitet ne faqet jugore te kodres se Blushit, me dy kthesa te medha, e para ne drejtim te perendimit e dyta ne drejtim te veriut. Shume prane Blushit, ne anen perendimore te tij, do te kthehet perfundimisht drejt perendimit, duke u detyruar te perdridhet embel ne shpatet e lumenjve te Luarasit, lumi I Madh dhe I Mullirit. Pas pak I pret qendra e Luarasit, ku ndodhej shtepia e dinastise Luarasi dhe Mulliri I Madh I mikpritjes. Gjatesia e kesaj pjese rruge, eshte 4.8 km dhe kuote absolute fundore 850 m.
Mbasi çlodhet mire ne qender te Luarasit, dhe shijon panoramen epiko-lirike te rrafshit malor te tij, duke veshtruar majtas djathtas, ku jane lagjet e tjera te njohura, gjarperon embel ne pjeresite e buta, duke ju afruar here njeres e here tjetres. Stacioni fundor eshte menduar te jete qyteza e Çlirimit, e cila sot eshte gati e braktisur. Lidhja e saj me qendren e krahines, me kete rruge te shkurter dhe cilesore, do ti kthente buzeqeshjen dhe mikpritjen imagjinare. Kullotat e pafund te ketij rrafshi malor, do te terheqin shume investitore sidomos ne blegtori dhe mbareshtrime pyjore. Gjatesia e kesaj pjese rruge, eshte 4.2 km dhe kuote absolute fundore 1110 m.
Mbas ketij stacioni te quajtur fundor, ne te vertete nga ish qyteza e Çlirimit, te gjitha pikat fundore te rrjetit rrugor ne pjesen veriperendimore te Kolonjes dhe “Kartelin” trezonal, do te kene mundesi te lidhen me qendren e Kolonjes dhe unazen e Juglindjes, ne kohen dhe shpenzimin me minimal te mundshem.
Ky aks I ri rrugor lokal, me parametra teknike te permiresuar, do te kete permiresime funksionale dhe korsi te reja rrugore, sipas nevojave te vazhdimesise se zhvillimit ekonomik e tregetar te zonave natyrore e bujqesore per te cilat ndertohet. Aksi I ri rrugor, do te kete patjeter funksion kryesor, levizjen dhe tranzitimin me shpejtesine maksimale, te gjitha formave te transportit midis zonave dhe rajoneve, ne pikat me fundore . Funksionet e tjera te sherbimit te transportit per interes turistik, per mbrojtje mjedisi, mbrojtje nga zjarri, do te percaktohen me sakte dhe me detaje, ne kuadrin e nje studimi planifikues, per zhvillimin ne pergjithesi dhe infrastrukturen ne veçanti.
Para se te miratohet projekt ideja e kesaj rruge te rendesishme locale, normalisht shtrohet pyetja. Cili eshte interesi I zonave te veçanta zhvillimore dhe fshatrave, te cilat pershkruan kjo rruge e re, duke kaluar ne aksin e propozuar?
Per krahinen e Kolonjes, jane keto interesa zhvillimore:
Per “Kartelin” trezonal, jane keto interesa zhvillimore:
Per te vazhduar studimet planifikuese dhe zhvilluese, ne kete zone te gjere, midis disa bashkive te Juglindjes ose rajonit te Toskerise, duhet te rishikohet Plani I Pergjithshem Vendor per keto bashki.
PERSHKRIMI TEKNIKO – FUNKSIONAL
VLERESIMI I VARIANTIT TE RRUGES SE RE
Rruga e re lokale, ne itinerarin Erseke – Gostivisht – Luaras – Çlirim, eshte konceptuar si depertim ne zonen skajore te jugperendimit te Kolonjes. Qellimi kryesor eshte lidhja e kesaj zone me qendren e krahines dhe unazen e Juglindjes. Historikisht, kjo zone ka qene disa here me e madhe, se sa pjesa e ngelur ne kufijte e Kolonjes administrative. Per kete arsye, kolonjaret asnjehere nuk duhet ti harrojne keto zona, Vakefet dhe Vithkuqin, ne planifikimet per zhvillimin e krahines se tyre. Kur kam vendosur te merrem me kete studim infrastrukturor, I cili eshte permendur shume pak me perpara, kurse tani eshte harruar fare, si shume gjera te tjera. Rruga e re lokale, krijon mundesi depertimi te lidhjeve te reja ekonomike,tregetare e turistike, ne thellesite e virgjera dhe te egra te krahines se Toskerise nga ana lindore. Nepermjet kesaj rruge te re, I shtrihet dora e Gramozit dhe bujaria e pllajes se Kolonjes per bashkepunim te gjithe zones malore te Toskerise. Keto lidhje kane qene historike ne kohe te veshtira, dhe kane funksionuar me sukses ne kushte te veshtira.
Ne pamjen e pare, te jep pershtypjen e nje gjarperimi gjigand, ne nje reliev te rrumbullakosur dhe te larmishem, te kombinuar me; lugina lumore, kurrize kodrinore, shpate te vogla me pjerresi te ndryshme, rrafshe te gjera me pjerresi me te vogel, mini forma relievi te mrekullueshme, pejsazhe pyjore te virgjera dhe panorama magjike ne hapesira te aferta. Kjo rruge, me gjatesi 20 km, eshte ndare ne tre segmente, per arsye te studimit sipas karakteristikave te relievit dhe pikave urbane kryesore.
Segmenti I pare eshte nga Erseka deri ne Gostivisht.
Ky segment I rruges me gjatesi 5.7 km, pershkon nje koridor natyror interesant, midis Ersekes dhe lumit te Osumit. Ky koridor simbolik, me formen gjeografike te dopjo T-se, stampon nga pak te gjitha sistemet e territorit. Sistemi urban ne qender te pllajes se Kolonjes, historikisht ka qene shume I lidhur me kete koridor. Sistemi shteteror nuk e ka perfillur fare kete ndjeshmeri dhe dashamiresi. Elementet natyrore te virgjer, I kane falur qytetit te Ersekes, periferine me te eger ne vend.
Rruga e re fillon, ne piken e kryqezimit te unazes se re te qytetit, me rrugen kryesore urbane “Ropi & Stillo Gostivishti”, ne aksin lindje-perendim. Vazhdon ne vije pak te lakuar, ne gjurmen e rruges ekzistuese, sipas perimetrit te parkut periferik, deri ne ullukun midis parkut dhe Gorices se Ersekes. Mbas rakordimit me reze me te madhe te rruges ne kete ulluk, per te krijuar nje siperfaqe ujore natyrore, vazhdon me nje harkim te lehte, mbi rrugen ekzistues ne reze te kodres se Gorices se Ersekes. Ne piken e kryqezimit ekzistues te rruges per ne Lengez, do te kemi nje rakordim me reze me te madhe. Gjurme e re perfundon profilin e saj pothuajse horizontal deri ne kryqezimin e ri te Lengezit. Vazhdimi I rruges ekzistuese, do te sherbeje vetem per akses bujqesor. Rakordimi I disa kthesave, ne kete terren gati horizontal, behet me qellimin e komoditetit te larte, ne pershkrimin e kesaj hapesire natyrore, ne hyrje dhe dalje te Ersekes. Mberritja ne piken e devijimit dhe zbritjes, ne luginen e Lengezit, eshte pothuajse e pandjeshme, ne krahasim me “mundimin” aktual.
“Frika” e zbritjes ne forme pikiate, neper tunelin e gjelber, deri ne afersi te Lengezit, pasi kalon lumin e Gostivishtit, zhduket per disa sekonda. Ajo kthehet ne argetuese, mbas çfaqjes se menjehershme, te mrekullive natyrore te lugines lumore, nga Virka deri ne Osum. Ne kete pike kemi kontaktin me fshatin e pare. Lengezi I zhytur ne gjelberim me kopshtet e lulezuara, te cilet prodhojne çdo gje para kohe. Mbasi kalon fshatin e pare, pamja qetesohet dhe hyn ne skene pejsazhi I gjate I tunelit madheshtor te lugines, deri ne perplasjen me digen gjigande te Pradelles, ne fund te kesaj lugine. Perseri mbas disa sekondash qetesi, rruga kerkon te perplaset me muskujt shkembore te kodren e Kotrushes. Per te qene sa me etike, me nje goditje te lehte anesore, fillon perkedhelja e brezit fundor te saj, mbi shtratin e lumit te Gostivishtit. Ledhatimi i strukturave te buta shkembore te Kotrushes, duket sikur kalon mbi nje rruge te shtruar per miq te nderuar. Parade panoramike natyrore kthehet ne parade urbane, mespermes lagjes se Diellit, deri me xhamine ne dalje te saj. Rruga eshte teresisht e drejte, me gjeresi optimale, per te kryer finksione tranziti dhe njekohesisht urbane. Ideja e kalimit te rruges ne periferi dhe brendesi te lagjes se Diellit, ka per qellim te ndikoje fuqishem, ne integrimin,dhe urbanizimin,e nje nga fshatrave me te medhenj te Kolonjes. Pjea e rruges nga hyrja ne Kotrushe, hyrja ne fshat dhe deri ne dalje te tij, tek xhamia do te kete te njejta shtresa. Ato do te jene me kalldrem, pllaka guri, mure mbajtese e avlli me gure te punuar. Nga qendra e lagjes se Diellit, ne drejtimin jugperendimor do te behet lidhja me rruge auto, me Lagjen e Hijes. Ndertimi I nje ure te re, me ngarkese me te madhe nuk rekomandohet. Funksionin e rralle te transportit me nngarkes te medha do ta kryeje rruga ekzistuese, nga lagjja e Hijes.
Distanca e kesaj pjese te segmentit eshte 5.7 km, kuota fundore absolute e ketij segmenti eshte 825 m. Rruga kalon pothuajse e gjitha ne toka natyrore; kullota, pyje te dendur, shkurre te rralla, toka te pafrytshme, shpate perrenjsh dhe zallishte. Gjurma e ketij segmenti kalon kryesisht ne toke natyrore me taban te forte e te qendrueshem. Pjesa me e vogel e segmentit, e cila kalon ne toka bujqesore te pakultivuara dhe jo pjellore, ka te njejten taban te qendrueshem si pjesa tjeter. Gjurma e rruges se re, sipas ketij segmenti, siguron nje lidhje me funksionale midis zonave te banuara rurale dhe sistemeve te tjera territoriale. Gjithçka ne mbeshtetje te prodhimit natyror tradicional dhe turizmit.
Segmenti I dyte eshte nga Gostivishti deri ne Luaras.
Ky segment I rruges me gjatesi 6.6 km, pershkon luginen e lumit te Gostivishtit dhe lumit te Osumit, nmgjitet ne kodren e Blushit, iulet dhe ngjitet ne shpatet e lumenjve te Luarasit, deri ne qender te tij, tek ish shkolla 8 vjeçare. Segmenti I dyte I kesaj rruge, kalon ne nje zone kryesisht natyrore, ne nivelin e shtreterve te dy lumenjve te mesiperm dhe shpateve te pjerreta te zone kodrinore midis Blushit dhe Luarasit. Terreni eshte I veshur me shkurre, pyje, kullota dhe shume pak toka pjellore. Vija e rruges eshte e percaktuar ne harte dhe ne google.
Ne dalje te Gostivishtit, rruga ne pergjithesi devijon, per arsye te standartit teknik, nga rruget ekzistuese. Kalon ne toka bujqesore, jo pjellore dhe te pakultvuara. Profili gjatesor eshte gati horizontal sipas pjerresise se shtratit te lumit te Gostivishtit, me diference kuote 20 m. deri ne afersi te lumit Osum rruga vazhdon me ritmin e mesiperm. Sapo çfaqet lumi I Osumit, rruga eshte e detyruar te devijohet djathtas ne drejtim te veriut. Ne kete pjese ndryshon vetem panorama, sepse rruga ruan te njejtin koncept, ajo vazhdon parallel me lumen e Osumit ne lartesi te ndryshueshme 20 m. Terreni ne kete pjese eshte natyror, I mbuluar me shkurre te dendura e pyje te ralle. Mbas nderetimit te liqenit te HEC –it, rruga do te jete paralel me buzen e ujit. Afer pasareles se Blushit, kalon ne anen tjeter te shtratit te tij per te vazhduar deri ne Blush e Luaras. Gjatesia e te gjithe segmentit, nga Gostivishti deri ne Luaras eshte 6.6 km. Degezimi kryesor do te jete ne fshatin Blush. Degezime te tjera me pak te rendesishme do te jene; ne ngjitje te shtratit te Osumit, per askes bujqesor dhe shfrytezimi pyjor, ne zbritje te ketij shtrati per tu lidhur me faqen e Pradelles dhe zonen natyrore deri ne Lencke. Nje rruge dytesore ne anen veriore te liqenit eshte e domosdoshme per zhvillimin e blegtorise dhe turizmit, pergjate lugines se Osumit deri ne uren e Orgoskes.
Segmenti I trete eshte nga Luarasi deri ne Çlirim.
Ky segment I rruges me gjatesi 4.2 km, pershkon ne drejtimin juglindje-veriperendim rrafshin e pjerret nga Luarasi deri ne Çlirim. Pershkrimin per kete segment te rruges, e kemi trajtuar me lart me detaje te mjaftueshme, ne hyrje te shkrimit ne nentitullin e pare. Gjurma e ketij segmenti pershkon ne afersi disa lagje te Luarasit, ne zonen me te larte te tij. Kjo eshte bere me qellim qe te mbulohet me mire zona natyrore, duke shfrytezuar njekohesisht rruget ekzistuese per akses bujqesor e blegtoral. Ky projekt rruge perfundon ne kete faze, ne ish qytezen e Çlirimit.
Ark. Paqesor Kajmaku
RRUGA E RE ERSEKE – GOSTIVISHT – LUARAS – ÇLIRIM PERSHKRIM I GJURMES SIPAS TERRENIT HYRJE Ne diskutimin e rrugeve te reja lokale, te
RRUGA E RE ERSEKE – GOSTIVISHT – LUARAS – ÇLIRIM PERSHKRIM I PERGJITHSHEM I ZONES PSE ESHTE I NEVOJSHEM KY AKS I RI RRUGOR HYRJE
RRUGA E RE ERSEKE – FRASHER – ÇOROVODE KORIGJIM I NJE GABIMI HISTORIK HYRJE Pyetja e menjehershme, e cila I vjen ne mend nje qytetari
RRUGA E RE ERSEKE – FRASHER – ÇOROVODE KORIGJIM I NJE GABIMI HISTORIK HYRJE Pyetja e menjehershme, e cila I vjen ne mend
RRUGE E RE ERSEKE – LESKOVIK – ÇARÇOVE KORIDOR ZHVILLIMI PER TE GJITHE JUGLINDJEN E VENDIT Si duhet te konceptohet dhe te projektohet aksi
RRUGA ERSEKE – LESKOVIK ANALIZE DHE VLERESIM SIPAS MENDESISE AKTUALE HYRJE Ne vitin 1972, ne gjimnazin e Ersekes u shtua frengjishtja, gjuhe e huaj e
ZHVILLIMI URBAN I ERSEKES 1945-1990 VEPER KOLONJARE NE KUSHTET E SISTEMIT SOCIALIST HYRJE Mbas viteve 50 te shekullit te kaluar, u krijuan kushte specifike
“100 FSHATRAT” RISHKRIMI I RAPSODISE PA TALLAVANE HYRJE Meqenese, rapsodia “100 fshatrat”,u hoq nga programet e çfaqjeve dhe arkivat e institucioneve, duhet te zevendesohet
“100 FSHATRAT” RAPSODI E PAMUNDUR NE TALLAVANE TONE HYRJE Se ç’fare u tha dhe ç’fare u be, me teorine e pashkruar te zhvillimit turistiko-historik,
RRUGA QE ZBULON KOLONJEN NATYRALE KOLONJA NATYRALE DHE RRUGET KRYESORE TE SAJ Krahina me malore ne Shqiperi Kolonja, perpara 100 vjetesh, pershkrohej nga rruga
RRUGA E RE QAFA E QARRIT-ERSEKE NDIKIMI I SAJ NE PROJEKTIMIN E RRJETIT TE RI RRUGOR LOKAL SI JANE PROJEKTUAR DERI TANI RRUGET E
RRUGA E RE QAFA E QARRIT-ERSEKE “PO TROKET NE PORTAT E KOLONJES” HYRJE Mbas kaq vitesh, pritjesh te gjata dhe dilemash te ndryshme,
RRUGA E RE ERSEKE – FRASHER – ÇOROVODE PERSHKRIM I GJURMES SIPAS TERRENIT PSE ESHTE ZGJEDHUR KY AKS I RI RRUGOR HYRJE Nga
KORIFEJTE E KULTURES DHE SHKENCES KOMBETARE MERITOJNE ME SHUME HYRJE Gjate viteve te sistemit monist, u ngriten shume muzeume historike, ne te gjitha qytetet dhe
Cookie | Duration | Description |
---|---|---|
cookielawinfo-checkbox-analytics | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics". |
cookielawinfo-checkbox-functional | 11 months | The cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional". |
cookielawinfo-checkbox-necessary | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary". |
cookielawinfo-checkbox-others | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other. |
cookielawinfo-checkbox-performance | 11 months | This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance". |
viewed_cookie_policy | 11 months | The cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data. |